Hene, 08 Shtator 2008 12:39:58

Lexoni versionin Print

Shakira: Më tremb martesa, por dua një fëmijë

Ylli amerikanojugor i popit ka treguar gjatë një interviste për lidhjen e saj sentimentale me shokun e saj historik, argjentinasin Antonio de la Rua, duke rrëfyer se i trembet shumë altarit.

Bruna Prifti
Enjte, 24 Korrik 2008 15:08:00

Ylli amerikanojugor i popit ka treguar gjatë një interviste për lidhjen e saj sentimentale me shokun e saj historik, argjentinasin Antonio de la Rua, duke rrëfyer se i trembet shumë altarit.

Shakira ka pranuar me sinqeritet të plotë se ka një dëshirë të pamatë për të mbetur një “e fejuar e përjetshme”. Por, nuk ka pasur asnjë dyshim të pranojë se çmendet nga ideja për të pasur një fëmijë të vetin, duke e quajtur këtë si një nga dëshirat më të forta që ka për momentin.
 
“Dua me gjithë shpirt të bëhem mama, më shumë se çdo gjë tjetër”- ka deklaruar këngëtarja kolumbiane, duke kujtuar se jo rastësisht në kopertinën e diskut të saj të ri, 'Fijacion Oral' I e II ajo gjendet e tërhequr nga fëmijët.

Por për martesën me të vërtetë që nuk do t’ia dijë. ''Më tremb ideja që të martohem, mendoj se është më romantike të mbetesh përjetësisht e fejuar”- thotë ajo, duke e justifikuar këtë mendim të sajin, përzier me frikë, si një mënyrë për të mbajtur gjithmonë pas vetes të dashurin.

Lidhja mes artistes dhe të riut de la Rua (djali i ish presidentit argjentinas Fernando de la Rua) vazhdon prej 8 vjetësh.

Ajo tregon se së bashku marrin gjithë vendimet e rëndësishme.  “Antonio është mbështetja ime më e madhe dhe është ai që merret me kontratat e mia”- përfundon Shakira.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML