ROMË – Merret me punët e njërit prej vendeve më të fuqishem të botës dhe kohën e kalon mes politikanëve me me influencë, për të diskutuar çështje me rëndësi ndërkombëtare.
Por në fund, Condoleezza Rice është një grua si gjithë të tjerat. Dhe gjatë takimit me një grup studentesh në një shkollë australiane, sekretarja e shtetit amerikan e ka lënë veten të lirë në një rrëfim që nxjerr në pah anët e saj ‘femërore’.
“Më pëlqen të bëj shopping, është një mënyrë fantastike për të kaluar kohën, edhe vetëm kur shikon vetëm vitrinat dhe nuk ke ndërmend të blesh asgjë”-ka thënë ajo.
Që ajo është një grua me një luk të kuruar këtë gjë mediat e kanë vënë në dukje me kohë. Por që ta dëgjosh nga vetë ajo, është një tjetër gjë. Që ta realizojë këtë argwtim tw saj me qetësi, do të duhet të presë deri sa të mbarojë mandatin.
“Tani nuk kam kohë dhe nuk e merrni me mend sa me padurim pres të dal për të blerë”- ka shtuar më pas ajo.
Përballë një salle me 400 të reja ka kujtuar kohët e “mësymjeve” nëpër dyqane së bashku me të ëmën “të dielave pas meshës”.
Nuk është hera e parë që krahu i djathtë i presidentit amerikan Bush deklaron pasionin e saj për veshjet. Në vitin 2005 plasi polemika, kur u zbulua se ajo kishte shpenzuar miliona dollarë për të blerë këpucë me taka në dyqanet e Ferragamo në New York, pikërisht kur New Orleans duhet të përballej me dramën e uraganit Katrina.
Por thelbi për të është tjetër gjë, politika dhe studioja. "E dua botën e ideve, duatë shkruaj dhe më pëlqen të mësoj”- ka shtuar ajo, që përpara se të merrej me ‘gjëra politike’ ishte mësuese në Stanford University. Ajo i ka këshilluar studentet të bëjnë atë që duan dhe të mos lënë që për to të zgjedhin ose të vendosin të tjerët.
(La Repubblica)