Nëse e lë mëngjesin pa ngrënë, në shkollë nuk do të marrësh atë që dëshiron. Thënia tashmë më e pëlqyer e të gjitha mamave është mbështetur edhe nga një studim i fundit gjerman, publikuar në revistën mjekësore amerikane “Pediatrics”.
Studimi konformon që të lësh pa ngrënë vaktin e parë të ditës bën shumë keq, si për stomakun, ashtu edhe për rendimentin në shkollë.
Por, këtë radhë studimi ka evidentuar një fakt të padëgjuar më parë: “barku bosh” në mëngjes ka efektre negative më shumë të meshkujt sesa te femrat.
Gjatë eksperimentit, që mori në analizë 104 nxënës të moshës 13- 20-vjeç u pa se meshkujt me stomakun bosh në mëngjes ishin me humor të keq dhe kujtesa e tyre vizive nuk funksiononte si duhet.
Menjëherë pasi konsumuan vaktin, apo qoftë edhe sapo futën diçka në gojë, vëmendja e tyre rikthehej thuajse në nivele standarde dhe humori dukej i mjaftueshëm.
Ndërkohë që tek vajzat që nuk kishin ngrënë mëngjes nuk u panë shenja të veçanta të të ndjerit keq, apo mungesë përqëndrimi edhe në shkollë.
Përgjatë kërkimit 104 nxënësit, objekt i studimit u ndanë në dy grupe; gjysma u la të hante mëngjesin normalisht, ndërsa i dyti ndoqi leksionet e shkollës me stomakun bosh.
Doktoresha Katharina Ëidenhorn-Mueller e Ulm University (në Gjermani) dhe kolegët e saj matën efektin për secilin student më vete, duke përdorur teste të posaçme, që masnin edhe humorin.
Kërkuesit thanë në përfundim që duhet të kryhen edhe eksperimete të tjerë për të kuptuar me saktësi motivin për të cilin efektet e mëngjesit nuk janë të njëjta tek femrat dhe tek meshkujt.
(Marrë nga La Stampa)