Hene, 06 Shtator 2010 09:45:53

Lexoni versionin Print

Dua hundë tjetër….

Një operacion plastik nuk është më tabu. Madje kur mendon që operacione të tilla janë bërë edhe përpara viteve ’90, pikërisht në spitalet shqiptare, “tabuja” bëhet edhe më e zbehtë.

Eglantina Bardhi, Elona Demollari
Diel, 31 Gusht 2008 09:46:00

Vajzat e showt dhe kirurgjia plastike. Një bisedë me kirurgun që ka ndërhyrë në fytyrat e Çiljeta Xhilagës, Orinda Hutës, Anjeza Brankës etj. Fotot para dhe pas operacionit dhe pse kirurgjia plastike nuk është më tabu

Një operacion plastik nuk është më tabu. Madje kur mendon që operacione të tilla janë bërë edhe përpara viteve ’90, pikërisht në spitalet shqiptare, “tabuja” bëhet edhe më e zbehtë.

Sigurisht që para viteve ’90 bëheshin të tilla ndërhyrje vetëm në raste aksidentesh. Rregullimet e fytyrës kanë qenë pjesë e detyrës së mjekëve okulistë. Ata ndërhynin në rastet kur kishte shëmtime nga goditje të ndryshme, incidente me kafshët, aksidente të ndryshme etj.

Kurse sot, për disa, veçanërisht për vajzat që shohim shpesh nëpër ekrane e që dashur padashur, me meritë apo pa meritë, bëhen modele të sjelljes, arsyet e ndërhyrjeve në fytyrë janë krejt të ndryshme.

Disa prej këtyre vajzave, i njohim të gjithë. Kultura e masmedias në përgjithësi dhe mënyra si bëhet televizion në veçanti, na ka imponuar në një farë mënyre prezencën e tyre të shpeshtë. Kjo prezencë intensive e tyre në media, për shumë nga ne “konsumatorët” është shpesh bezdisëse, kurse për vetë vajzat, me sa duket selit zakonin që të jenë “të përkryera” në çdo moment. Njerëz të përkryer sigurisht nuk ka. Por shyqyr, ka bisturi.

Folëm rreth fenomenit me një nga kirurgët plastikë në Tiranë, doktor Edmond Llacin, i cili ka ndërhyrë në fytyrat e disa prej personazheve të njohur të shout shqiptar, Çiljeta Xhilagës, Orinda Hutës, Anjeza Brankës etj.

Doktor Llaci na tregon gjatë bisedës disa nga eksperiencat e tij me vajzat e shout:“Çiljeta më erdhi me dy foto të modeleve shumë të njohura botërore dhe më kërkoi që edhe hunda e saj të ishte si e këtyre modeleve. Sigurisht që kirurgu i plastikës i merr në konsideratë kërkesat e klientit, por atyre u shpjegohet edhe forma që iu shkon me fytyrën”,- pohon mjeku, duke shtuar se nëse nuk binden për sugjerimet, atëherë punohet për të realizuar vetëm kërkesat e tyre. Hunda e Çiljetës, p.sh., kish qëlluar disi e mbushur me tule duke dhënë imazhin e një hunde bufe; pas operacionit u përftua një hundë më elegante dhe e rregullt.

Ndërsa Anjeza Branka iu nënshtrua një ndërhyrjeje të dytë në Tiranë, pas një operacioni plastik që kishte realizuar në Turqi. Kësaj here duket që ka mbetur e kënaqur.

Vajza tjetër e njohur e shout, Orinda, ka kërkuar hundë me hark dhe kërkesa e saj sipas doktor Mondit ka qenë me vend pasi forma e re e hundës i ka dhënë akoma më shumë ëmbëlsi fytyrës së saj.

Ndër hundët më të vështira që Dr.Llaci ka kaluar duket që ka qenë ai i një personazhi televiziv nga ato të emisioneve të mëngjesit, vajzës që gjindja që konsumon televizion që në pikë të sabahut, e njeh me emrin Paloma. Kësaj i është dashur të rikonstruktoi totalisht hundën e saj. Një tjetër personazh televiziv që ka pasur dëshirë për bisturi është këngëtarja e emisionit Top-Shou, Xhoi. Edhe hunda e saj ka pësuar një transformim të thellë. “I është hequr kurrizi dhe muret anësore të hundës janë hulluar”, thotë Dr.Llaci.

Ndërsa Anjeza Branka duket se ka pasur më shumë punë se koleget e saj pasi bisturia e plastikës i ka prekur jo vetëm hundën, por edhe veshët. “Sapo i është bërë ndërhyrje tek veshët Anjeza ka realizuar klipin “Garipe jam” dhe nëse e vini re tek ky klip në shumicën e rasteve i ka flokët e kapura duke nxjerrë në pah veshët, të cilët duket që nuk janë më me defekt”,- pohon doktor Edmondi.

Pas veshëve Anjeza ka realizuar operacion edhe mbi hundën duke ia kthyer ata nga një hundë bufe në një hundë elegante. Pas këtyre vajza mendon se është shfaqur më e plotësuar me imazhin e saj.


Sa kushton një operacion plastik në fytyrë?

Zakonisht ata që u nënshtrohen ndërhyrjeve të kirurgjisë plastike, nuk janë nga ata që kursehen për të paguar për shërbimin. Sigurisht që nuk kanë pasur një faturë fikse për operacionet që u janë bërë, pasi shkalla e vështirësisë së operacionit nuk ka qenë e njëjtë për të gjitha.

Pas shumë përpjekjesh për të mësuar çmimet e operacioneve plastike mësuam se në një klinikë private një operacion për hundën kushton rreth 500 euro, ndërsa për veshët rreth 300 euro.

Sa i takon selikonit në gjoks apo heqjes së rrudhave, ndërhyrjet janë akoma më të shtrenjta, pasi paguhet më shumë se 1000 euro për një ndërhyrje.


Operacionet më të kërkuara, sipas llojeve

Njerëz të zakonshëm apo personazhe të botës së spektaklit, janë në një shtim të vazhdueshëm të aplikimit të kirurgjisë plastike dhe estetike: tek gratë më të kërkuara janë operacionet e gjoksit, ndërsa tek burrat flokët.

Nga viti 2003 deri në vitin 2006 kryerjet e këtyre lloj operacioneve, sipas një sondazhi janë rritur me 16 %. Në krye të klasifikimeve për ndërhyrjet tek femrat janë operacionet për heqjen e celuliteve, në vend të dytë rimodelimi i gjoksit, në vend të tretë janë operacionet e hundës, heqja e rrudhave dhe ato të veshëve.

Ndërsa për seksin e fortë, meshkujt, vendin e parë e zënë operacionet për mbjelljen e flokëve, më pas hunda veshët dhe në fund heqja e celuliteve.


Vip- at e(pa) penduar!!!

Më parë konsiderohej shkelje etike, por tani tabutë janë thyer. Edhe vetë aktoret flasin për operacionet e tyre plastike. Anna Falchi tregon: “Isha vetëm 18 vjeçe, isha e gjatë, e dobët dhe nuk kisha pothuajse fare gjoks. Mora avionin për në Milano dhe i kërkova kirurgut të ma bënte gjoksin të dukej uniformë me trupin, por nëse koha do të kthehej mbrapa është një veprim që nuk do ta ribëja”.

Demi Moore para disa vjetësh, për shkak të dashurisë së saj për Ashton Kutcher (aktori i ri me të cilin është martuar) u detyrua të bënte gjoksin e saj, për t’u dukur më e re.

Ndërsa Victoria Beckam, e adhurueshme për trupin e saj, pohon pa ndrojtje se ka qenë dy herë tek kirurgu.

Të njëjtën gjë kanë pranuar dhe Sharon Stone e Nicole Kidman. Cher ka folur më në fund, pas shumë vitesh, gjatë të cilëve ka mohuar të ketë bërë ndërhyrje plastike. Iman, supermodele e famshme, vetëm në moshën 50 vjeçare pranoi: “Po,e kam bërë gjoksin operacion, por, nëse do të mundja të ktheja kohën nuk do bëja të njëjtën gjë.”

Jamie Lee Curtis aktore e famshme më në fund ra në grackën e “po- së” , para 3 vjetësh, ajo lejoi ta fotografonin në detaje duke thënë: “Për 20 vjet kam bërë gjithçka për të ndaluar kohën, por është e pamundur”.

Në Itali Simona Ventura ( e kënaqur me gjendjen e saj) dhe Falchi ( e penduar). Të gjithakëto gra të famshme dhe të pushtetshme kanë pasur pak a shumë të njëjtin motiv: «Kisha gjoks të vogël, ndodhesha shumë në siklet”.


Silikoni i parë në histori

Në mars të vitit 1962 zonja Lindsey shkoi në spitalin e Huston për të hequr dy tatuazhe mbi gjoks dhe doli nga spitali me një gjoks me silikon, gjoksi i parë në botë i bërë me silikon nga mjekët- shpikës Thomas Cronin dhe Frank Gerow.

Gjoksi i ribërë me silikon i shpëton jetën

Katie Jordan Price kohë më parë vendos të ribënte gjoksin dhe falë silikonit gjoksi i saj u bë i admiruar nga të gjithë. Katie Jordan është një lepurushe tipike e Playboy, bionde dhe me një trup me shumë forma. Siliokni që kirurgu i vendosi, përveç se e bëri atë të dilte nëpër kopertinat e revistave erotike më të famshme të botës, i shpëtoi dhe jetën. Pak kohë pasi vuri silikonin ajo pësoi një aksident të rëndë me makinë dhe falë gjoksit të saj “të bollshëm“, i cili luajti funksionin e air- bagut ajo nuk pësoi asnjë dëmtim serioz.

Adoleshentët dhe kirurgjia estetike

Një nga argumentet që përflitet shumë në botën mediatike është dhe tendenca në rritje e adoleshentëve të cilët iu drejtohen klinikave kirurgjikale, për të përmirësuar aspektin e tyre fizik. Shumë mjekë tregojnë se shumë të rinj operacionet plastike kanë filluar tashmë t’i kërkojnë si dhurata ditëlindjesh ose si “shpërblime” kur marrin nota të mira në shkollë.

Miss Brazili: "Për të 19- ën herë tek kirurgu estetik"

Juliana Borges, 22-vjeçare, Miss Brazili me mirësjellje ka rrëfyer se ka shkuar tek mjeku i kirurgjisë plastike për të 19 herë dhe ka shpenzuar atje 7500 dollarë për të bërë mollëzat, barkun, buzët, hundën. Ajo ka deklaruar se ndihej mirë dhe se pas shpalljes të saj si mis, e cila ka pranuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, shumë gra do të ndihen të inkurajuara dhe do të rendin tek mjeku kirurg pa pasur turp.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML