Shtune, 22 Nentor 2008 11:22:55

Lexoni versionin Print

Kush e bën më mirë rolin e bosit, gratë apo burrat?

Një studim i fundit ka dalë në konkluzion se gratë ja kalojnë burrave kur bëhet fjalë për drejtim kompanie.

Shekulli Online
Enjte, 04 Shtator 2008 15:01:00

Një studim i fundit ka dalë në konkluzion se gratë ja kalojnë burrave kur bëhet fjalë për drejtim kompanie.

Javën e kaluar, Qendra e kërkimit Pew publikoi të dhënat e studimit të bërë me 2 250 amerikane. Ata u morën në studim për 8 çështje të lidershipit, përfshirë, ndershmërinë, inteligjencën, mëshirën dhe pëlqimin në punonjës.

Gratë tejkalonin burrat sa i përket 5 kategorive. Ndërkohë në dy kategori të tjera për “dëshirën për punë” dhe “ambicien” burrat dhe gratë ishin në të njëjtin nivel. Burrat dilnin në krye vetëm sa i përket vendimmarrjes.

Gratë kanë edhe emocionet në mes. Shumica e menaxhereve që shprehnin emocion u gjykuan më mirë se ato që nuk shprehnin sensibilitet.

Megjithatë menaxheret femra kanë probleme: - tha Kristin Byron, profesor në Syracuse University. “Njerëzit mendojnë se karakteristikat e lidershipit janë maskiliste. Por menaxheret femra  janë kryelarta dhe  nuk pyesin shumë për këtë.

Akuza më e madhe për burrat është se ata kërkojnë të vënë tutelë dhe janë arrogant.

“Burrat në pozicionin e drejtuesit mbajnë shumë distancë me punonjësit dhe kërkojnë të jenë gjithmonë në krye, ndërkohë që gratë tregojnë më shumë mëshirë dhe kuptojnë më mirë problemet e punonjësve” – tha Craig Huffstetler, profesor marketingu.

Sociologët kanë zbuluar se kur në krye të një kompanie ka menaxhere femër, rrogat e punonjësve janë pothuaj të njëjta si për meshkujt dhe për femrat.

Sipas tij gratë luajnë rol kryesor në reduktimi e këtij hendeku.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML