Athinë – Një vjedhje e njëjtë me ato që bënte Roobin Hoodi ka ndodhur ditën e djeshme në një supermarket në Athinë. Një grup prej 20 vetësh të paarmatosur dhe me kapuça të zinj në kokë janë futur në një supermarket për të vjedhur ushqime, ndërkohë që të varfrit e qytetit i kishin mbledhur për t'ua shpërndarë.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në veri të Thesaloniqit.
Media lokale i ka cilësuar ata me emrin “Robin Hood” pasi vjedhja ka qenë me qëllim shpërndarjen e mallit te të varfrit.
Ata kanë marrë nga supermarketi pasta, oriz, qumësht dhe i kanë nxjerrë jashtë për njerëzit e rrugës – tha policia në një deklaratë.
“Asnjë prej anëtarëve të bandës nuk është denoncuar ndonjëherë në polici për vjedhje ose për grabitje. Ata u kishin kërkuar njerëzve të rrinin të qetë dhe kishin përdorur taktikë për të vjedhur mallin”.
“Policia është çuditur kur ka parë se shumica e bandës ishin femra”.
Kosto e lartë e jetesës dhe papunësia janë nga shqetësimet kryesore në Greqi. Inflacioni është 4.9% në nivelin më të lartë të 10 viteve të fundit, ndërkohë që të gjitha çmimet e ushqimeve janë dyfishuar.