Shtune, 22 Nentor 2008 13:15:31

Lexoni versionin Print

Pagjumësia, femrat vuajnë më shumë se meshkujt

Në tre të rritur, një vuan nga pagjumësia. Por shenjat mund të jenë të ndryshme, aq sa ata që e vuajnë provojnë mënyra të ndryshme për të përballuar problemin

Shekulli Online
Premte, 03 Tetor 2008 10:00:00

Në tre të rritur, një vuan nga pagjumësia. Por shenjat mund të jenë të ndryshme, aq sa ata që e vuajnë provojnë mënyra të ndryshme për të përballuar problemin.

Në Glasgow janë prezantuar rezultatet e një studimi ndërkombëtar, referuar vitit të shkuar, sipas të cilit 56% e amerikanëve kanë deklaruar se vuajnë nga mungesa e gjumit. Në Evropë nga ky problem vuajnë 31% e njerëzve dhe në Japoni, 23% e të anketuarve.

Sipas të njëjtit studim, më të goditurat nga pagjumësia janë femrat sesa meshkujt, ndërkohë që incidenca rritet me avancimin e moshës dhe arrin pikun pas të 65-ave.

Sipas profesor Maurice M. Ohayon nga universiteti i Stanfordit (Usa), drejtor në një qendër kërkimesh epidemiologjike për gjumin ka një mënyrë për të lexuar të dhënat e studimit.

“Ekspertët i referohen një nate normale gjumi, që kap një cikël prej 90-110 minutash. Pagjumësia manifestohet në mënyra të ndryshme. Ka nga ata që ankohen se vuajnë shumë para se t’i marrë gjumi dhe të tjerë që e kalojnë këtë fazë, por që nuk arrijnë të flenë gjatë. Ndërkohë që një person në katër zgjohet shumë herë gjatë natës, pra bën gjumë me ndërprerje”- thotë ai.

Zgjimet e shpeshta shkaktohen për arsye nga më të ndryshmet: nevoja për të shkuar në banjë, ndonjë dhimbje fizike, ndjenja e ankthit, por edhe shqetësimi i shkaktuar nga prania në shtrat e partnerit.

“Për fat të keq, ka edhe shumë prej tyre që manifestojnë të gjithë shenjat e sipërpërmendura njëherësh”- thotë më tej profesori.

Më shumë se sasia, sipas profesorit e rëndësishme është cilësia. Ai thekson se shumë i drejtohen medikamenteve të ndryshme, por këshillon prerë se kjo nuk mund të bëhet pa rekomandimin e mjekut specialist, pasi pasojat mund të jenë të pakthyeshme, për shkak të varësisë që mund të krijojnë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML