Të bëjnë të dukesh më e gjatë, më e dobët, me një fjalë më e bukur. Por të gjithë e dinë se takat e larta mund të provokojnë dëme, edhe shumë të rënda për këmbët e femrave, të cilat më pas duhet të heqin shumë për t’i riparuar.
Sipas një studimi të bërë së fundi, duke marrë në analizë një mijë vajza të moshës 15-vjeç e sipër, vetëm për një markë këpucësh rezultonte se çdo vit shpenzohen 29 milionë sterlina, ose rreth 36 milionë euro për të bërë ndërhyrjet riparuese në ‘drejtimin’ e gishtave të këmbës, heqjen e kallove dhe riparimin e thonjve dhe zhbllokimin e nervave të dëmtuar, të gjitha këto, shkaktuar nga ecja e sforcuar dhe jo natyrale që provokon mbajtja e takave me lartësi deri në 12 centimetër.
Sipas tabloidit britanik “Daily Mail” shifra është shumë më e lartë edhe se kaq, pasi shpesh femrat janë të detyruara të drejtohen në klinika private, duke qenë se në strukturat publike lisat e pritjes për këto lloj procedurash është shumë e gjatë.
Nëse ke parasysh se një ndërhyrje në spital kushton mesatarisht 1500 euro, zgjedhin një klinikë private, ku çmimi arrin deri në 5 mijë euro. Ekspertët këshillojnë të lihen mënjanë ekzagjerimet në përdorimin e takave të larta, që shumë herë arrijnë edhe në 20 cm. “Mbani taka të larta se ndihemi bukur, por mos harroni, bëni alternime të tyre me këpucë gjimnastike, të buta dhe prej gome elastike. Në këtë mënyrë do të bëni çlodhjen e këmbëve dhe do të kompensoni sforcimet që i shkaktoni jo vetëm këmbëve, por shpinës dhe gjithë trupit”- thonë ata.