Shtune, 22 Nentor 2008 12:36:50

Lexoni versionin Print

Një vajzë-robot, ndihmë për të moshuarit

Duket si një vajzë 5-vjeçare shumë e dashur. Quhet Repliee R-1, ka lëkurë të pastër dhe të lëmuar.

Shekulli Online
Enjte, 09 Tetor 2008 12:07:00

Duket si një vajzë 5-vjeçare shumë e dashur. Quhet Repliee R-1, ka lëkurë të pastër dhe të lëmuar. Por është krejtësisht e veshur me silikon dhe mban në trup mijëra mikrocipe, që e ndihmojnë që reagojë njësoj si qeniet njerëzore, edhe pse është vetëm një robot.

Ajo u ndërtua nga një grup kërkuesish të departamentit që merren me robotët në Universitetin e Osaka-s, që më pas bënë edhe prezantimin: bëhet fjalë për një ‘krijesë’ nga më realistët në llojin e vet.

Ajo është ndërtuar e tillë, që të mund të hyjë në kontakt me të moshuarit dhe të ndihmojë handikapët në jetën e tyre të përditshme, madje edhe të mësojnë leksionet e shkollës. Kjo, sepse ndër cilësitë e tjera, asaj i kanë dhënë edhe dhuratën e fjalës. Nuk është ndonjë bashkëbiseduese shumë e mirë, pasi thotë pak fraza, por që sipas shkencëtarëve e gatshme të të vijë në ndihmë.

“Vumë re se duke hyrë në kontakt me të, njerëzit e trajtojnë si të ishte një vajzë prej vërteti”- thanë shkencëtarët. Sipas tyre, Repliee R-1 është versioni i fundit i robotëve mbi të cilin një grup inxhinierësh japoneze po punonin që nga viti 2003

Pas sukseseve me prodhimet e para, shoqëria “Cyberdyne Inc” ka njoftuar së do të nisë prodhim në seri të vajzës robot.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML