Shtune, 22 Nentor 2008 11:32:52

Lexoni versionin Print

Studimi amerikan, kokaina “shkatërron” trurin

Nuk duket se është ndonjë gjë shumë e re, apo e padiskutuar më herët, por së fundi shkencëtarët kanë zbuluar në mënyrë shkencore se kush kush konsumon kokainë ka pjesën ballore të trurit thuajse të shkatërruar.

Shekulli Online
Premte, 10 Tetor 2008 08:37:00

Kokaina shkakton dëmtim shumë të madh të trurit. Nuk duket se është ndonjë gjë shumë e re, apo e padiskutuar më herët, por së fundi shkencëtarët kanë zbuluar në mënyrë shkencore se kush kush konsumon kokainë ka pjesën ballore të trurit thuajse të shkatërruar.

Pikërisht atë pjesë, që është e rëndësishme për të marrë vendime, planifikuar dhe që është e gatshme për reagime. Zbulimi mban emrin e kërkuesve të “Massachusetts General Hospital” në Boston, të drejtuar nga Hans Breiter, studimi i të cilëve u publikua në revistën “Neuron”.

Studiuesit kanë matur me rezonancë manjetike volumin e shtresës mbrojtëse të trurit në 20 persona, që ihsin përdorues të drogës dhe në 20 të tjerë që nuk kishin qenë kurrë përdorues.

Në grupin e parë u zbulua një volum gati i shkatërruar i shtresës cerebrale, në pjesën ballore, gjë që nuk u vu re në pjesën e dytë të vullnetarëve që u bënë pjesë e studimit. Sipas shkencëtarëve një gjë e tillë nuk duhet të ndodhte, pasi shtresa cerebrale ëhstë pothuajse i ngjashëm mes individëve të së njëjtës moshë dhe të njëjtit seks.

Më pas, ata u vunë në një tjetër provë. Iu nënshtruan testeve të ndryshme për të provuar aftësitë e secilit në përqëndrim, apo aftësinë për të marrë vendime.

Kundrejt të shëndetshmëve, përdoruesit e drogës manifestonin simpomta të ndryshme, shumë herë mungesë përqëndrimi.

Shumë prej këtyre ndryshimeve në koren e trurit, ata i shpjeguan të lidhura me kohëzgjatjen e varësisë nga droga. Sigurisht, që sipas Breiter, nuk janë pa ndikim edhe faktorët anatomikë, që e bëjnë një perosn më të presidpozuar e të varuar nga droga.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML