Shtune, 22 Nentor 2008 10:45:53

Lexoni versionin Print

Një jetë mes qiellit dhe tokës

Kanë një jetë të tyren, normale, si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Por vetëm kur janë nëtokë! Sepse ata kanë dhe një jetë paralele, disi jo të zakontë, të ndryshme nga jona.

Elona Demollari / Eglantina Bardhi
Diel, 12 Tetor 2008 10:18:00

ME ERJOLËN DHE ARBRIN /Stjuardesa dhe stjuarti shqiptar na rrëfejnë pjesën e panjohur të një profesioni joshës. Kush janë njerëzit që na buzëqeshin brenda bordeve të avionëve

Kanë një jetë të tyren, normale, si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Por vetëm kur janë nëtokë! Sepse ata kanë dhe një jetë paralele, disi jo të zakontë, të ndryshme nga jona. Në... qiell!. Janë stjuartët dhe stjuardesat shqiptare. Udhëtuam drejt Rinasit për të takuar dy prej tyre, Erjolën dhe Arbërin. Janë dy nga stjuartët shqiptarë më simpatikë dhe më me eksperiencë. E bëjnë këtë punë prej 5 vitesh tashmë.

Gjëja e parë që na bie në sy është uniforma.

Nëse ju kanë tërhequr profesionet, në të cilat u duhet me patjetër të vishni uniformë, sigurisht, stjuartët kanë një nga uniformat më elegante dhe më tërheqëse.

Në fakt, përsa i përket punës të një stjuardese, përveç faktit që është pjesë e stafit të një avioni, ne “njerëzit e tokës” nuk dimë shumë gjëra.

Në fakt bëhet fjalë për një nga profesionet me rregullat më interesante. Disa prej tyre na i tregojnë Erjola dhe Arbëri...

Stjuartëve dhe stjuardesave nuk u lejohet të dalin me uniformë në rrugë. Për këtë arsye ata transportohen në të gjitha rastet me makinën e kompanisë nga shtëpia deri në aeroport.

Një stjuardesë kurrsesi nuk mund t’i ketë flokët të pa kapura gjatë shërbimit dhe një stjuart e ka të detyrueshme të rruhet gjithmonë para udhëtimit, mjekra është e palejueshme.

Ora gjithashtu është një mjet pune dhe një aksesor që nuk duhet t’i mungojë kurrë një stjuarti apo një stjuardese. Ndërsa këpucët duhet të jenë gjithmonë të zeza dhe serioze.

Këpucët e stjuardesave, në fakt nuk janë ashtu si mund ta kishte menduar çdo kush prej nesh, të larta, as me takë shumë të lartë. Ndodh e kundërta në fakt, këto lloj këpucësh stjuardesat mund t’i veshin vetëm në momentin që janë në aeroport, por sapo bëhen gati për fluturim ato duhet të veshin këpucë pa taka, ose me takë shumë të ulët.

Kostumi, apo uniforma e tyre varion sipas stinës. Për vetë stjuardesat kanë fund dhe këmishë me mëngë të shkurtra, ndërsa për stinën e ftohtë kanë fundin, ose pantallona me këmishë dhe xhaketë. E njëjta uniformë është dhe për meshkujt, kuptohet me përjashtim të fundit.

Pothuajse të gjithë stjuartët të dypunësuar. Jo vetëm Arbri dhe Erjola, por pothuajse të gjithë stjuartët janë të dypunësuar. Puna që kanë, ndërkohë që shumicën e udhëtimeve e bëjnë vajtje-ardhje brenda ditës, ua mundëson një gjë të tillë.

Vetëm gjatë muajve të verës ata kanë më shumë lodhje sepse dhe fluksi i pasagjerëve dhe udhëtimeve është më i madh, ndërsa muajt e tjerë maksimalisht mund të kenë 2 fluturime brenda javës, pra kanë mjaft kohë të lirë, të cilët e harxhojnë duke bërë një punë tjetër. Në shumicën e rasteve si punë të dytë zgjedhin të punojnë në profesioni e tyre, pra në atë degë për të cilën kanë studiuar.

Gjuha vete ku dhemb dhëmbi. Megjithëse nuk është shumë etike, i pyesim Arbrin dhe Erjolën për pagat e tyre. Shifrën e saktë është e vështirë t’ua shkëpusësh, por Arbri na thotë: “Paga, krahasuar me punët e tjera, është e kënaqshme. Çdo stjuart apo stjuardesë paguhet me një pagë bazë dhe më pas merr dieta për çdo fluturim që bën. Gjithashtu dhe vjetërsia është një gjë mjaft pozitive. Kush është më i vjetër, është më i kualifikuar dhe kuptohet paguhet më mirë”.

Kur jemi në avion, shpesh na krijohet përshtypja se ka një staf të mëdha rrotull nesh. Por në fakt nuk janë kaq shumë. Cili është stafi i një avioni? Stafi i një avioni ndryshon në varësi të madhësisë së avionit. Duke nisur nga avioni më i vogël, stafi është 2 me 2, pra 2 pilotë dhe 2 stjuartë.

Si rregull për çdo 50 pasagjerë duhet një stjuardesë. Në avionët me përmasa më të mëdha stafi mund të arrijë deri në 2 pilotë dhe 4 avionë.

Interesant është fakti që të gjithë avionët e kompanive shqiptare pilotohen nga pilotë të huaj. Nuk ka ende një pilot shqiptar, mashkull (për pilote femra shqiptare nuk flitet hë për hë).

Menduam se dikujt, pasi të lexojë shkrimin, mund t’i lindë dëshira për t’u bërë stjuart :). Fillimisht duhet të plotësojë disa kushte. Elga Çekaj, planifikuese e fluturimeve na shpjegon diçka më shumë rreth kritereve që duhet të përmbushësh për të qenë stjuardesë: duhet të zotërosh 2 gjuhë të huaja; duhet të kesh një paraqitje të mirë;

duhet të kesh arsim të lartë; të kesh aftësi komunikuese; mosha, duhet të jetë mbi 18 vjeç dhe jo më shumë se 28; një tjetër profil specifik përbën avantazh p.sh ( të kesh mbaruar shkollën e gjuhëve të huaja, apo infermieri)

I pyesim stjuartët tanë nëse shohin ndonjë ndryshim mes pasagjerëve të huaj dhe atyre shqiptarë.

Fillojnë dhe të qeshin. Kërkojmë të mësojnë arsyen se pse ata qeshin. Na tregojnë se në shqiptarët, si kudo, edhe në avionë kemi sjellje “krejt origjinale”.

Gjithsesi nga viti në vit ka ndryshime të dukshme. Nuk është për të na vënë faj, sepse kultura e udhëtimit me avionë, tek ne ka munguar.

 

INTERVISTË ERJOLA

“Përpara se të bëhesha stjuardesë, e imagjinoja krejt ndryshe”

Emër mbiemër?

Erjola Xheka

Sa kohë keni që punoni?

Kam mbi 4 vjet që punoj si stjuardesë.

Si e nisët?

Unë nuk e kisha fare idenë se për çfarë bëhej fjalë. Thjesht më tha një shoqe nëse dëshiroja të aplikoja për stjuardesë, aplikova dhe fitova. E imagjinoja krejt ndryshe.

Si e imagjinoje?

Imagjinoja të udhëtoja, të shikoja gjithë botën, pasi po të punoja si stjuardesë shikon shumë vende të botës, dhe në fakt kam parë shumë vende në krahasim me moshatarët e mi.

Për çfarë i keni mbaruar studimet e larta?

Për infermieri

Ju shërben fakulteti që keni mbaruar për punën që bëni?

Pak a shumë. Në avion ndodhin raste kur nevojitet ndihma e parë, që ne mund ta japim.

Përveç faktit që keni pasur dëshirë të udhëtoni, ka ndodhur që të keni frikë se mos ndodh ndonjë incident?

Jo, sepse kur fillon punë për herë të parë nuk e ke atë frikë, pastaj sa më shumë fillon dhe mëson për aviacionin ke njëfarë frike ose kujdesi më tepër sesa frikë.

Sa vjeç është Erjola?

Jam 25 vjeçe dhe kam filluar si stjuardesë rreth 20 vjeçe.

Gjendja civile?

Jam beqare.

E sheh si pengesë këtë punë nëse do martoheni dhe krijoni familje?

Këtë nuk e di, se nuk jam martuar. (qesh)

Prindërit bëhen merak për punën që bëni?

Meraku është sigurisht.

Si e organizoni kohën e lirë?

Njësoj si gjithë të rinjtë e tjerë. Ne nuk kemi asnjë të veçantë nga të tjerët. Palestër, kafe, shoqëri.

Sa gjuhë të huaja flisni?

anglisht, spanjisht dhe italisht

 

INTERVISTË ARBRI

“Profesion që të bën kurioz, ama nuk të ndihmon për t’u martuar”

Emër, mbiemër?

Arbër Guma

Sa vjeç jeni?

24 vjeç

Kur keni filluar punën si stjuart?

Fillimisht në 2004, kam punuar rreth 1 vit e gjysmë, pastaj jam shkëputur. Dhe në këtë kompani kam filluar në 2006.

Je i kënaqur nga puna që bën?

Përderisa jam akoma këtu, po

Po nga bashkëmoshatarët e tu shihesh ndryshe? Nëse mund të themi me zili?

Fillimisht jam parë me sy tjetër, duan të dinë si hyre në punë etj. Të gjithë ishin kuriozë të dinin se ku isha, si ishte puna, por tani u bë një farë kohe që punoj dhe janë mësuar. Tani as unë nuk jam shumë shpjegime (qesh).

Për çfarë jeni diplomuar?

Nuk jam diplomuar ende, vazhdoj studimet

Të pengon puna që ke për të ndjekur studimet?

Nuk është problem sepse ne punojmë kryesisht gjatë verës dhe gjatë pushimeve të dimrit. Kështu që nuk cenoj kohën e studimeve. Gjatë pushimeve që kam nga shkolla punoj këtu.

A keni konkurrencë mes njëri-tjetrit?

Jo nuk kemi, sepse profesionalizmi arrihet me vjetërsi pune. Kush është më i vjetër, është më lart. Konkurrenca është e vendosur që në fillim. Është vetë eksperienca, ajo që krijon dallimin se kush është më i miri. Sa më shumë eksperiencë të kesh, aq më profesionist je.

Po për jetën tuaj private, si ndikon puna juaj?

Për meshkujt kjo punë krijon lehtësira. Sepse gocat në ambiente jashtë, nuk po flas për ambientet e brendshme të punës - të shohin si diçka të veçantë. E njëjta gjë ndodh besoj edhe për femrat stjuardesa, shihen me një sy tjetër. Ama nuk të ndihmon për t’u martuar... (qesh)

Sa gjuhë të huaja flisni?

anglisht, italisht dhe turqisht

Cila është një nga vështirësitë më të mëdha të punës tuaj?

E kam të vështirë të gjej më të vështirën, por po them të parën që më vjen në mendje:gjumi. Gjumi është problem i madh, pasi dhe ndryshimi i presionit të sjell shumë gjumë dhe pastaj oraret e fluturimeve janë të tilla që shpeshherë na bie të udhëtojmë natën.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML