Enjte, 20 Nentor 2008 00:52:10

Lexoni versionin Print

Ju pëlqejnë fotot e bebeve?Disa sekrete...

Fëmijët gjithnjë janë interesantë për t’u fotografuar. Por iu duhet gjetur koha e duhur si dhe ... pak kujdes me blicin.

Shekulli Online
Marte, 14 Tetor 2008 08:48:00

Fëmijët gjithnjë janë interesantë për t’u fotografuar. Por iu duhet gjetur koha e duhur si dhe ... pak kujdes me blicin. Më poshtë ju sjellim disa rregulla të thjeshta të cilat rekomandohen për fotografitë e parë të bebes.

 

Si fillim duhet të shfrytëzoni kohën e mirë për të fotografuar fëmijët, pasi shumica e njerëzve nuk e dinë se fëmijët e porsalindur nuk guxojnë t’i fotografojnë me blic.

 

Pse? Nëse iu kujtohet që shkrepja e blicit të aparatit ua lë një dritë ndriçuese në sy, atëherë mund ta merrni me mend se çfarë shoku është ky për fëmijën dhe pamjen e tyre, e cila ende nuk është zhvilluar sa duhet.

 

Rekomandohet që blicin ta përdorni vetëm pas gjashtë muajsh të jetës. Mirëpo, që deri atëherë të mos mbeteni pa asnjë fotografi, gjithmonë mund të përdorni dritën e diellit.

Sipas fotografëve, drita e difuzeve është më e mira për incizim. Vetëm se duhet të rrisni ndjeshmërinë dhe të zgjatni ekspozimin për të bërë një fotografi të ndriçuar si duhet.

 

Mos e zgjoni fëmijën për ta fotografuar, sepse në të shumtën e rasteve do ta bëni të qajë nga frika. Kur të kalojë koha e caktuar dhe kur fëmija të adoptohet në dritë, atëherë mund të përdorni blicin. Edhe pse jo në masë të madhe dhe jo në afërsi. Nëse keni blic shtesë në fotoaparat i cili ka edhe kokë lëvizëse, përdorni ndriçimin indirekt, do të thotë drejtoni blicin anash apo në murin prapa jush. Mirëpo, nëse nuk keni mundësi të tilla, gjithmonë përdorni dritën diellore.

 

Përsa i përket paisjeve fotografike, mos e komplikoni, secilin objektiv mund ta përdorni, është me rëndësi që në fund të keni fotografi me të cilat do të jeni të kënaqur.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML