Shtune, 22 Nentor 2008 08:54:51

Lexoni versionin Print

Ujë dhe sapun, një ditë për pastërtinë e duarve

Ujë dhe sapun: ja një nga mënyrat më të mira e më ekonomike për të mbajtur larg shumë sëmundje. Që nga ato më banalet, por shumë të bezdisshme, si një ftohje e lehtë e deri tek problemet e rënda të tipit të kolerës.

Shekulli Online
Merkure, 15 Tetor 2008 14:02:00

Ujë dhe sapun: ja një nga mënyrat më të mira e më ekonomike për të mbajtur larg shumë sëmundje. Që nga ato më banalet, por shumë të bezdisshme, si një ftohje e lehtë e deri tek problemet e rënda të tipit të kolerës.

Për këtë, 15 tetori nën mbikqyrjen e UNICEF-it, feston ditën e parë botërore të pastërtisë së duarve në 70 vende të ndryshme. Qëllimi është të mobilizohen dhe motivohen miliona njërëz për rëndësinë e të larit të duarve me sapun.

Bëhet fjalë në fakt për një nga masat më efikase dhe ekonomike për parandalimin e sëmundjeve diarreike dhe infeksioneve akute të frymëmarrjes, që çdo vit janë përgjegjëse për rreth 3.5 milionë të vdekjeve foshnjore, shumë prej të cilave vetëm në Afrikën perëndimore dhe qendrore. Çdo ditë, më shumë se 5 mijë fëmijë rreth 5 vjeç vdesin për shkak të nivelit tejet të ulët të higjienës në vendet ku banojnë.

Vetëm, duke larë duart, në mënyrë të vecantë para dhe pas kryerjes së nevojave personale, komuniteti mund të pakësojë me 50% vdekjet që vijnë si pasojë e papastërisë, që transmetohet së jashtmi në organet e brendshme.

“Nëse komuniteti ndërgjegjësohet me një kulturë të tillë të pastërtisë, atëherë pakësohen risqet, jo vetëm të diarresë, por edhe të sëmundjeve të rrezikshme, si kolera dhe dizanteria, në masën 48-59%”-sqarojnë specialistët e Unicef-it.

Është provuar që larja e duarve me sapun, mund të pakësojë rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes, të tipit të polmonitit.

E para ditë botërore për këtë qëllim ka në qendër fëmijët; ata janë gjykuar si më të përshtatshmit për të sjellë ndryshimin në komunitet dhe familje për këtë formë mbrojtëse të shëndetit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML