Diel, 14 Mars 2010 20:18:05

Lexoni versionin Print

Prindërit kundër përrallave tradicionale: Janë diskriminuese

Sipas një sondazhi të bërë në 3 mijë prindër, shumica e tyre i konsiderojnë ato të padrejta. “Janë shumë të trishtueshme dhe ne nuk i lexojmë më për fëmijët”-kanë thënë ata.

La Stampa
Merkure, 07 Janar 2009 08:38:00

LONDËR- “Hirushja është e detyruar të lajë e të pastrojë gjithë ditën, kurse Borëbardha ofendon miqtë e saj, duke i quajtur xhuxhë”. Në këtë mënyrë prindërit censurojnë përrallat. Sipas një sondazhi të bërë në 3 mijë prindër, shumica e tyre i konsiderojnë ato të padrejta. “Janë shumë të trishtueshme dhe ne nuk i lexojmë më për fëmijët”-kanë thënë ata.

Në këtë mënyrë klasiket e vëllezërve Grimm ose Perrault, deri tani shumë të dashura për fëmijët rrezikojnë të zhduken nga dhomat e të vegjëlve.

“Borëbardha dhe 7 xhuxhët” është një nga historitë më të kontestuara. Një prind në 10 të pyetur mendon se titulli i përrallës, që tregon një princeshë që urrehet për shkak të bukurisë së saj nga shtriga, nuk është e ndërtuar në mënyrë korrekte. “Ka nevojë të modifikohet”- thonë prindërit.

Por Borëbardha dhe Hirushja janë gjithsesi në shoqëri të mirë. Sipas një sondazhi të bërë nga sajti TheBabyWebsite.com, 66 për qind e mamave dhe baballarëve mendojnë ende se Bukuroshja e fjetur, Hansel e Gretel si dhe Pinoku i japin fëmijëve të tyre mesazhe të mira morali. Por, për fat të keq, shumë të tjerë i konsiderojnë ato të papranueshme për t’ua lexuar fëmijëve para se ti vënë në gjumë. Të shohësh një vajzë të vogël që kapet nga një ujk i keq që i ha të gjyshen, nuk ndihmon sigurisht në ëndrrat e mira të fëmijëve. Për 17% të të intervistuarve duhen evituar letërsi të këtij tipi për të mos krijuar inkube të frikshme tek të vegjlit.

“Përrallat të shpien në një botë që stimulon fantazinë”- thotë një nga zëdhënësit e sajtit TheBabyWebsite.com . “Fëmijët i duan përralla të tilla dhe është e padrejtë që prindërit e sotëm i shmangen historive që për shekuj i janë treguar të vegjëlve në

gjithë botën”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML