Enjte, 18 Mars 2010 14:04:18

Lexoni versionin Print

Kapet peshkaqeni “Pëllumb” në ishullin e Sazanit

Peshkaqeni ishte 4 metra i gjatë dhe me një peshë prej 370 kg, i përkiste llojit "Pëllumb"

Anila Peci
Merkure, 07 Janar 2009 21:43:00

Vlorë-Një peshkaqen ka rënë sot pasdite në rrjetat e peshkatarëve pranë ishullit të Sazanit. Ata kishin hedhur rrjetat për peshkim në zonën në veri të ishullit të Sazanit dhe kur kanë mbledhur rrjetat kanë hasur në një peshk të rëndë. “Kur doli rrjeta në sipërfaqe pas 30 minutash pame se kishte kapur një peshkaqen”, thanë peshkatarët ndërsa vijojnë se “me vështirësi të madhe e hodhëm në peshkarexhë e më pas me mjete rrethanore e vramë sepse peshkaqenët janë shumë të rrezikshëm”.

 

Sipas tyre, peshkaqeni ishte 4 metra i gjatë dhe me një peshë prej 370 kg. Peshkaqeni i përkiste llojit "Pëllumb" dhe u kap në thellësinë 120 metra nën ujë.

 

Gjatë viti 2008 peshkatarët kanë kapur 3 peshkaqen në det, më i madhi ka qenë rreth 500 kg. Për vitin 2009, ky është peshkaqeni i parë që u zu në gjirin e Vlorës, në afërsi të ishullit të Sazanit, në të njëjtën zonë ku janë kapur dhe  peshkaqenët e tjerë.

 

Mishi i peshkaqenit do të shitet te lokalet më luksoze dhe më një çmim të kënaqshëm sepse mishi i këtij peshkaqeni është shumë i shijshëm dhe mjaft i kërkuar nga pronarët e lokaleve dhe hoteleve.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML