Windows Vista lancon versionin e ri te quajtur Windows 7. Shkarkimi i versionit të provës pritet të bëhet nëpërmjet faqes zyrtare të kompanisë Microsoft. Administratori i deleguar i kompanisë, Steve Ballmer e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një deklarate të lexuar nga “Convention Center” në Las Vegas ku u hap panairi më i madh elektronik në botë (CES).
Ndryshe nga ajo që ndodhi me Windoës Vista, program i komercializuar që në fillim të 2007-ës pas një serie të gjatë shtyrjesh, Windoës 7 është brenda të gjitha afateve kohore të paracaktuara. Shkarkimi i beta-s së sistemit të sapolindur është hapur dje nga programuesit, të cilët kanë dhënë një ide të shpikjes më të fundit të kompanisë amerikane.
“Do të jetë versioni më i mirë Windows i të gjitha kohërave”, ka theksuar Ballmer, duke siguruar se versioni 7 është më i thjeshte në përdorim për çdo kompjuter, madje edhe për teknologjinë “touchscreen” dhe nuk do ketë problemet e shfaqura nga Vista. Me pak fjale, Windows 7 premton te lehtësojë shumë punën e përdoruesve të Microsoft.