Ledger i kthyer në mit, dy javë para vdekjes
Në Amerikë ka shpërthyer “Heath Ledger mania”. Shitje rekord të statujëzave të aktorit nën petkat e Jokerit, një prej personazheve të filmit mitik “Batman”, që pritet të shfaqet në korrik. Prodhim i “Matteli-t”, me një çmim prej 8 dollarësh
Fri, 09 May 2008 08:13:00
Në Amerikë ka shpërthyer “Heath Ledger mania”. Shitje rekord të statujëzave të aktorit nën petkat e Jokerit, një prej personazheve të filmit mitik “Batman”, që pritet të shfaqet në korrik. Prodhim i “Matteli-t”, me një çmim prej 8 dollarësh, statuetat u “zhdukën” nga vitrinat e dyqaneve në fare pak ditë. Bindja e blerësve është që me kalimin e kohës ato mund të bëhen objekte kulti, të lidhura me mitin e Ledgerit, aktorit të bukur dhe të dënuar për të vdekur para kohe. Veç të tjerash tregu i këtij lloji bazohet tek pasioni i koleksionistëve që blejnë statueta në “E-bay” (përmes internetit), duke arritur të shpenzojnë shifra shumë të larta. Ajo e Jokerit gjendet tashmë në shitje, me një çmim 5 herë më të lartë se ai fillestar. Dhe jo vetëm kaq. Së fundmi, aktori ka fituar një çmim në konkursin më të rëndësishëm Australian të portretit artistik, “Archibald Prize”. Bëhet fjalë për një fotografi të aktorit, e realizuar nga një miku i tij, Vincent Fantauzzo. I realizuar vetëm 2 javë përpara vdekjes së Ledger, portreti ka marrë tashmë oferta të mrekullueshme, por artisti, mik fëmijërie i aktorit, ka vendosur t’ia dhurojë familjes. Prindërit nga ana e tyre kanë vendosur t’ia huajnë me kohë të pacaktuar galerisë së arteve ku është ekspozuar.
|