Sun, 06 Jul 2008 05:50:14
    

Lexoni versionin Print

"Sotiri" i jepet belges Casas

Korça është ndalur mbrëmjen e djeshme për të shijuar magjinë e fotografisë, që ka për motiv një emër të madh të këtij qyteti, mjeshtër Sotirin. Në Qëndrën e Kulturore të Korçës "Vangjush Mio", u hap edicioni i parë i konkursit të fotografisë "Sotiri" me pjesëmarrjen e 19 artistëve të rinj fotografë nga vende të ndryshme të botës.

Xh.b
Fri, 16 May 2008 08:18:00

 

Korça është ndalur mbrëmjen e djeshme për të shijuar magjinë e fotografisë, që ka për motiv një emër të madh të këtij qyteti, mjeshtër Sotirin. Në Qëndrën e Kulturore të Korçës "Vangjush Mio", u hap edicioni i parë i konkursit të fotografisë "Sotiri" me pjesëmarrjen e 19 artistëve të rinj fotografë nga vende të ndryshme të botës.

Ceremonia është hapur nga artistja Eleni Laperi e cila është iniciatorja e këtij aktiviteti. Në fjalën e saj Laperi vlerësoi ekspozitën për vlerat që sjell por edhe për faktin seçmimi i parë i këtij konkursi mban emrin e fotografit të njohur korçar Kristaq Sotiri.

Kuratorja e këtij aktiviteti ndërkombëtar, Alketa Kurrizo, ka shtuar para të pranishmëve se "Sotiri" synon që të reflektojë mbi historinë, faktet që e vërtetojnë atë dhe mbi mënyrën se si ndikojnë ato tek artistët dhe realitetet bashkëkohore. Sipas saj, fotografia e paraqitur në këtë konkurs do të vijë si një justifikim ideal që kërkon të kthejë vëmendjen tek historia, koha dhe hapësira për të bashkuar shenja të së vërtetës. Koncepti "Ruaje këtë" përpiqet të kthejë vëmendjen te praktikat artistike, që lidhen me dokumentimin e relitetit nëpërmjet fotografisë. Ekspozita e cila u hap me fjalën e kryebashkiakut Niko Peleshi, është pritur me shumë interes nga publiku.

Me çmin të parë u vlerësua fotografja Itsasne Casas (Belgjikë) me punimin me titull "Vetmi". Çmimi i dytë iu dha Ornela Mukës, me foton e saj "Pa titull". Çmimi nga shoqata e artistëve korçare iu dha Sonila Bardhoshit me punët me titull "Krenar të jesh një hije". E pyetur për këtë "krenari" të çuditshme, Bardhoshi u shpreh se në fotot e saj ka patur si ide historinë e flamurit shqiptar të parë në prizmin e historisë dhe të shfaqur nëpërmjet një interrpetimi të sajin artistik.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML