Shtune, 22 Nentor 2008 09:29:40

Lexoni versionin Print

Banorët, letër presidentit për kishën e Mesopotamit

Një ndërtim i paligjshëm në një zonë të mbrojtur ku ngrihet një monument i rrallë kulture i kategorisë së parë, as më pak e as më shumë, po Manastiri i Mesopotamit, ndryshe kisha e Shën Nikollës, shek.XII, një objekt me vlerë e bukuri të rrallë.

Luan Sejdini
Merkure, 18 Qershor 2008 08:12:00

 

Një ndërtim i paligjshëm në një zonë të mbrojtur ku ngrihet një monument i rrallë kulture i kategorisë së parë, as më pak e as më shumë, po Manastiri i Mesopotamit, ndryshe kisha e Shën Nikollës, shek.XII, një objekt me vlerë e bukuri të rrallë. Dy ditë pas denoncimit të këtij akti në media, banorët e zonës, më saktë, besimtarët ortodoksë, kanë bërë publike letrat dërguar në dy gjuhë shqip e greqisht, presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha. Banorët shprehin “indinjatën e thellë” dhe kërkojnë ndërhyrjen e presidentit dhe kryeministrit “për të rivendosur të drejtat e komunitetit tonë, të refuzuara në rastin e Manastirit të Shën Nikollës”.

Ata kërkojnë që manasatiri t’iu kthehet besimtarëve dhe të jetë i hapur për të kryer detyrimet e besimit ortodoks.

A u mohohet e drejta e besimit banorëve të Mesopotamit, siç shkruajnë në letër?

Vitet e fundit, në qendër të fshatit, përballë Manastirit, në një kodër kundruall, me investim të Mitropolisë së Gjirokastrës, është ngritur kisha e fshatit Mesopotam.

Kisha e tretë që është ngritur deri tani në themele sipas sekretarit të Këshillit Kishtar, Sotir Thanasi, është dhuratë e Metropolisë. Pyetjes “Pse aty?” ai iu përgjigj: “Ajo do të jetë një kishë e vogël, pastaj ajo është prona jonë, pronë e dhënë nga shteti shqiptar për banorët e fshatit për tokë buke. Ne ia dhamë kishës. Kjo është një e drejtëe jona.”

Drejtori i degës rajonale të Monumenteve të Kulturës, Feruz Shabani, na tha se situata është vlerësuar maksimalisht, është kundërshtuar zyrtarisht në organet përkatëse, si në inspektoratin shtetëror të ndërtimit dhe tani po bëhen përpjekje për të rehabilituar sheshin ku është ndërhyrë.

Shabani bën të ditur se kisha po ndërtohej nga Mitropolia e Gjirokastrës në kundërshtim me legjislacionin shqiptar. “Ndërhyrja është bërë në një zonë të mbrojtur dhe të rrethuar me tel gabion nga persona të paautorizuar nga pushteti vendor apo ndonjë organ tjetër i njohur nga ligji. Janë ndërprerë punimet për verifikimet ligjore të pretendimeve të palës që kryen punimet e paligjshme dhe jemi në pritje të vendimit të prishjes, të cilin do ta marrë në mbështetje të ligjit Inspektorati i Ndërtimit. Situata do të rehabilitohet”,- tha Shabani. Sa për pretendimet e kyçjes apo mohimit të besimit nga ana e banorëve, ai shton se “këto nuk i besojnë as vetë ata që i kanë shkruar. Administrimin e kishës e kemi koordinuar me komunitetin besimtar përfaqësuar nga Këshilli i Kishës dhe prifti.”

Manastiri i Shën Nikollës është ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin Monomako (1042-1054). Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethuese në një territor me gjatësi 100m e gjerësi 80m, ruhet një kullë në anën perëndimore. Kjo kishë përbën një tip unikal, ajo është më e madhja ndër kishat bizantine të ruajtura në Shqipëri shek.XI-XIV dhe ndër monumentet arkitekturale më të vjetra. Kisha shquhet për arkitekturë unikale, për dekoracionin e saj me tulla, për relievet skulpturale në muret e jashtme, për kapitelet, për vlerat artistike, për nivelin e ndërtimit të stilit bizantin pa përjashtuar ndonjë ndikim romakqë i përket shekullit XIII. Kjo duket nga stema e Azhuinëve të cilët në vitet 70 të këtij shekulli zotëronin me emrin “Mbretëri e Arbëreshëve” tokat nga Butrinti në Durrës. Janë shprehur edhe mendime se kisha i përket një ndërtimi të hershëm në shek.IX. Manastiri i Mesopotamit përbën ende objekt me interes për studimin e arkitekturës bizantine në provincat. Ndërtimi më i hershëm i përket kambanares në shek XIII dhe në vazhdim disa rindërtime të kishës shek. XVI.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML