Edicioni i 47-të i Mbrëmjeve Poetike të Strugës (SPE), një nga takimet poetike më të spikatura në botë, do të presë 82 poetë nga 52 vende, më 21-24 gusht.
Organizatorët të cilët janë duke punuar intensivisht për përgatitjet që në prill kur formuan Bordin e ri Administrativ, thanë se ata kanë planifikuar që ta ndryshojnë joshjen e manifestimit më të madh poetik në vend.
Të ftuarit që kanë konfirmuar pjesëmarrjen do të vijnë nga të gjithë kontinentet dhe nga vendet fqinje. Ndër të ftuarit kryesorë janë ata që vijnë nga Shqipëria sepse laureati për këtë vit i Kurorës së Artë të Strugës është poeti shqiptar Fatos Arapi.
“Intelektualët maqedonas po marrin pjesë në organizimin e kësaj ngjarjeje prandaj festivali këtë vit do të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Danilo Kocevski, drejtor i Mbrëmjeve Poetike të Strugës.
Kocevski dhe Branko Cvetkovski, anëtarë të Bordit Administrativ të Mbrëmjeve, tha se po kryhen përgatitjet e fundit dhe se Ministria e Kulturës ka lëvruar tashmë 90% të financave që janë dashur.
Shumica e poezisë që paraqitet në MPS, botohet. Dy vëllimet e këtij viti do të botohen nën titullin “Vjersha ndërmjet dy verërave”.
12 poetë të huaj dhe 15 poetë vendas do të marrin pjesë në simpoziumin “Gjuhë, poezi, identitet”. Një program special është menduar që të mbahet për nder të veprës së Koco Racin, me rastin e 100 vjetorit të lindjes.
Organizatorët thanë gjithashtu se nuk mund ta zbulojnë fituesin e çmimit “Vëllezërit Miladinovci” që do të akordohet javës që vjen, dhe që i jepet përmbledhjes më të mirë të poezive të botuara ndërmjet dy festivaleve.