Shtune, 22 Nentor 2008 13:36:54

Lexoni versionin Print

Liqeni në telajo

Marrëdhëniet e bregut me varkat, pemët, reflekset e tyre mbi ujërat e kthjellëta, re të hirta të bronxta të zjarrta që enden mbi liqen... Në Galerinë e Arteve në pallatin e kulturës “Lasgush Poradeci” u hap dje një ekspozitë pikture me rreth 150 punime me piktorë vendas dhe nga rrethet e tjera të vendit. Ekspozita u hap me rastin e 21 qershorit,

Bardhyl Berberi
Hene, 23 Qershor 2008 08:04:00

 

Në Ditën e Liqenit 30 piktorë nga i gjithë vendi ekspozojnë punët e tyre. Marrëdhënia e artistit me natyrën e mbi të gjitha, liqenin

 

Marrëdhëniet e bregut me varkat, pemët, reflekset e tyre mbi ujërat e kthjellëta, re të hirta të bronxta të zjarrta që enden mbi liqen... Në Galerinë e Arteve në pallatin e kulturës “Lasgush Poradeci” u hap dje një ekspozitë pikture me rreth 150 punime me piktorë vendas dhe nga rrethet e tjera të vendit. Ekspozita u hap me rastin e 21 qershorit, “Ditës së Liqenit” që festohet me pjesëmarrjen e tre qyteteve të liqenit Pogradecit, Ohrit dhe Strugës. Kjo ditë festohet me rotacion, çdo vit në një nga këto tri qytete. Ishte “Piktori i Merituar” Anastas Kostandini, moderatori i kësaj ekspozite, e cilashënon kuotën më të lartë në krijimtarinë e piktorëve të njohur Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Todi Mato, Anastas Kostandini, Sofokli Koci,Gjergji Lako, Vangjo Vasili, Vaskë Basho, Petraq Cici, Vait Kullolli, deri tek më të rinjtë e talentuar Ardi Mullaj, Lori Lako etj. Tablotë e këtij segmenti paraqesin më së shumti përsiatje poetike mbi Pogradecin, liqenin, pyllin e gështenjave, Drilonin... Veprat janë sinteza përjetimesh të thella, janë thelbi i gjendjeve të ngarkuara shpirtërore dhe emocionale.

Peneli i mjeshtrit Kujtim Buza na jep peizazhe emocionuese, liqeni në të gjitha stinët e vitit, mishëruar sipas një mendimi të qartë filozofik. Buza në pikturat e tij di të sugjerojë, të na drejtojë në botën e tij përmes shenjash, gjestesh figurative, gamash, duke na kapluar me gjetje artistike goditëse. Telajoja e tijfiton një ndjeshmëri të pazakontë, plot me vibrime të dritës, në regjistra intensivë, me thekse e shkrirje të alternuara. Disa punë të Anastas Kostandinit ecin në të njëjtën rrugë edhe pse zhvillohen në një kohë tjetër dhe tjetër hapësirë, në terrene të tjera. Vepra e tij është ndërtim i një kronotopi me mjete vizuale, me një gjuhë të guximshme, me zgjidhje artistike të papritura. Piktori provokon kufijtë e njohur të reales, të së tashmes dhe të së ardhmes, të së shkuarës dhe të përjetimeve të qytetit të tij të lindjes në segmente kohore tëtë gjitha stinëve.

Në veprat e piktorit lezhjan Nikolin Ivanaj fshihet shpirti i ndjeshëm i një poeti. Përfytyrimi artistik preokupimet artistike, vizioni i përgjithshëm janë të afërta me cilësitë që mbart poezia moderne. Temat që dominojnë në këtë cikël janë tashmë reflekse të një bote më pak të shqetësuar, ku peshën specifike e ka peisazhi dhe liqeni. Në pikturat e Gjergji Lakos drita shumëfishohet në plan të stërmadh mbi pasqyrën e liqenit, të kaltrën e alternuar me nuanca, konturet e Malit të Thatë, që ngjan si një monument madhështor i natyrës dhe shpesh në pikturën e tij është shumë e vështirë të dallosh burimin e dritës. Pamjet e qelqta, pamjet e metalta, pamjet e mbuluara nga qilimi i dëborës, pamje që marrin flakë nga zemra e liqenit janë punuar mjeshtërisht nga Vait Kulloli. Marrëdhëniet e bregut me varkat, pemët, reflekset e tyre mbi ujërat e kthjellëta, re të hirta të bronxta të zjarrta që enden mbi liqen, perëndimet e vagëlluara, mbrëmjet si pëlhurë, zalli i shkretuar, shkrumbi i natës pritjet metafizike të varkave në breg vizatohen mjeshtërisht nga piktori Petraq Cici ndonëse me profesion është mjek. Piktori Sofokli Koci ka një optikë të tij vetanake, ai nuk lihet i ndikuar nga asgjë e nga askush, sepse piktura e tij është më shumë një nevojë personale vetëshprehjeje: një vështrim personal dhe i pangatërrueshëm i botës së tij së brendshme dhe i realitetit ku jeton. Pogradeci shfaqet edhe përmes penelit të mjeshtrit Todi Mato, ndonëse nuk jeton më. Pikturat e tij janë pjesëmarrëse në këtë ekspozitë përmes ngjyrash, përmes gjestesh piktorike që të kujtojnë peisazhin e liqenit me Malin e Thate, përmes gjendjesh emocionale që të provokon malli dhe mungesa e tyre, përmes atmosferës, bimësisë, ajrit, frymës. Vendlindja merr trajtat e parajsës tokësore për piktorin pogradecar, që gjithë krijimtarinë e tij ia kushtoi qytetit të tij deri në fund të jetës. Piktori Vaskë Basho sjell në këtë ekspozitë esenca kromatike të forta dhe të stërholla duke dhënë viset e vendlindjes me një kolor të fortë të mbushur me ndjenjë dhe temperament. Edhe të rinjtë e talentuar si Ardi Mullaj, Lori Lako, etj. sollën një fllad të ri në këtë ekspozitë. Pavarësisht përvojës së paktë shfaqen origjinalë dhe tepër të sinqertë në punët e tyre. Në ditën përmbyllëse të festës, pritet që një juri të ndajë edhe tre çmime për punët më të mira.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML