Sarandë
Krijohet e para qendër e restaurimit të arkeologjisë
Në një prej ndërtesave tipike qytetare të Sarandës, e vënë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore nga MTKRS, u promovua Qendra Kombëtare e Restaurimit të ArkeologjisëShqiptare. Para se të pritej shiriti i këtij objekti të rëndësishëm për shërbimin ndaj trashëgimisë arkeologjike, i priu një konferencë shkencore e organizuar ku evidentuan arritjet dhe nevojat në arkeologjinë shqiptare. Referuan në këtë konferencë Prof.LuixhiDe Maria, drejtor i Qendrës së restaurimit Arkeologjik në universitetin e Bolonjës, njeriu që ka meritë të veçantë për ngritjen e kësaj qendre, mbështetës dhe realizues i saj. merrte pjesë këshilltari i Ministrit Italian të Kulturës, Fraçesko de Luixhi, Këshilltari i ambasadës italiane Adriano Ciani, drejtorja e Institutit Shqiptar të Arkeologjisë, Shpresa Gjongecaj, etj. Ra në sy mungesa e ministrit Ylli Pango i ftuar në ceremoni.
Në Qendrën Shqiptare të Restaurimit të Arkeologjisë janë regjistruar 25 studentë që kanë mbaruar Fakultetin e Historisë, dega Arkeologji, të cilët përmes profesoratit të ardhur nga Universiteti i Bolonjës, specialistë restauratorë të UNESCO-s, specialistë të Fondacionit “Butrinti” do të japin leksione teorike dhe do të udhëheqin praktikat mësimore për të përgatitur brezin e ri të restauratorëve shqiptare. Prej ditës së djeshme, zyrtarisht Shqipëria ka hedhur hapat e parë për përgatitjen e një brezi të ri, me koncepte dhe metoda të reja të restaurimit ne fushën e arkeologjisë.
l. sejdini