Shtune, 22 Nentor 2008 14:09:42

Lexoni versionin Print

Dervishët fluturues: Ju japim energji pozitive

Mbrëmjen e së shtunës, ansambli i dervishëve fluturues “Hasan Dede dhe Ashikët Bashkëkohorë të Rumiut” dhanë një koncert në Kalanë e Gjirokastrës. Sot priten në Tiranë

Entela Bani
Hene, 30 Qershor 2008 08:56:00

 

Mbrëmjen e së shtunës, ansambli i dervishëve fluturues “Hasan Dede dhe Ashikët Bashkëkohorë të Rumiut” dhanë një koncert në Kalanë e Gjirokastrës. Sot priten në Tiranë

 

Gjirokastër – Nga Stambolli në Gjirokastër ku për herë të parë interpretojnë në një skenë shqiptare. Janë “dervishët fluturues” që e ndalojnë turneun e tyre treditor në Shqipëri dhe Kosovë, fillimisht në kalanë e qytetit të jugut. Spektakli i këtij lloji përmban mistiken me modernen, muzikën dhe botën shpirtërore, adhurimin për Zotin dhe energjinë pozitive.

Janë 15 anëtarë, që përbëjnë “Dervishët fluturues” dhe ndryshe nga grupet e tjera të kësaj rryme në Turqi, ata shquhen për ndjekjen e një rryme të Islamit tolerant, pasi janë i vetmi grup që kanë një përbërje mikse, djem dhe vajza. Gjithçka që ata bëjnë lidhet me adhurimin ndaj Zotit nëpërmjet muzikës dhe kërcimit. Nëntë dervishë që rrotullohen në kërcim rreth guru-së (udhëheqësi i tyre shpirtëror), që përfaqësojnë diellin dhe rrotullimin e planeteve rreth tij dhe 5 muzikantë, të cilët sikundër në çdo vend tjetër të Europës apo edhe më tej shpresojnë që edhe për publikun shqiptar të përçojnë energjitë pozitive.

“Gjirokastra është një muzeum i hapur, ashtu si Stambolli ynë”. Kështu e ka përkufizuar qytetin në vizitën e tij të parë, regjisori i grupit “Dervishët fluturues”, Mesut Tufan.

Për rreth 70 minuta, mbrëmjen e djeshme ”Dervishët fluturues” interpretuan në skenën e teatrit veror të qytetit të Gjirokastrës. I konceptuar në dy pjesë, spektakli i rrallë në llojin e vet ka sjellë në qytetin e gurtë një dimension ndryshe.

Në 35 minutat e para, pesë muzikantët kanë kënduar këngë kështuar Zotit dhe ndjenjave të brendshme shpirtërore të shoqëruar me 5 vegla të ndryshe muzikore, fyell, harpë, llahutë, def e pjata. Ndërsa në pjesën e dytë, 15 artistët të shoqëruar në ritmet muzikore, pasi i janë falur Allahut, kanë kërcyer me një ritëm të pazakontë, gjithsesi duke dhuruar një shfaqje të pazakontë, të mbushur me qetësi e paqe, duke përçuar atë që është edhe thelbi i misionit të tyre mistiko-artistik, energjinë positive.

Megjithatë, ndryshe nga sa pritej, spektakli mistik i “Dervishëve fluturues” nuk ka patur impaktin e pritur në këtë shfaqje të parë për publikun shqiptar. Sot, ky ansambël pritet të vijë në Tiranë me një spektakël në skenën e Akademisë së Arteve.

Në një intervistë për “Shekullin” regjisori sqaron diçkanë që lidhet me misticizmin dhe traditën që grupi i tyre ndjek.

Grupi juaj quhet “Dervishët fluturues”. Përse ky emër kur ndërmjet jush ka edhe vajza?

Ajo që ne bëjmë lidhet me traditën, është dimensioni mistik dhe filozofik i Islamit. Në traditën islame, dervishët prioritet i japin dashurisë dhe ne bëjmë të njëjtën gjë. Japim mesazh monoteist. Grupi “Dervishët fluturues” është i pari grup miks që shpreh edhe barazinë ndërmjet burrave dhe grave. Kjo është një pjesë e islamizmit ballkanik, e myslimanizmit laik. Gjithashtu ne jemi për tolerancën ndërmjet feve.

Përse zgjodhët Gjirokastrën si qytetin e parë të hapësirës shqiptare për të dhënë spektaklin tuaj?

Qysh në momentin që Gjirokastra na u propozua nga shoqata “Argjiro” si destinacioni i parë i shfaqjes në këtë turne, e pranuam me kënaqësi, pasi ky qytet ka një traditë të lashtë bektashiane, sufizmin që është një kulturë e përbashkët. Ashtu sikurse edhe në Gjirokastër, edhe në Stamboll kultura jonë nuk është vetëm otomane, por me ndërthurje bizantine etj. Gjirokastra është një muzeum i hapur, ashtu si Stambolli ynë dhe natyrisht është edhe pjesë e trashëgimisë botërore kulturore. Të gjitha këto arsye janë të mjaftueshme për të dhënë në këtë qytet spektaklin tonë.

Nga këtej shkoni në Tiranë dhe Prishtinë.

Guru-ja (udhëheqësi ynë shpirtëror) është shqiptar me origjinë nga Shkupi. Gjithsesi janë përzgjedhur kryeqytetet e dy shteteve shqiptarë në Ballkan dhe natyrisht një qytet i spikatur si Gjirokastra. Gjithsesi për mua nuk ekzistojnë kufij, ato janë vetëm në mendjet e personave të caktuar.

Shfaqja juaj po pritet me kuriozitet. Ku qëndron e veçanta e saj?

Spektakli ynë është një kërkim shpirtëror, një ndarje e këtij dimensioni me njerëzit. Është një rigjetje, një ripërshtatje e kulturës së vjetër me atë moderne, duke krijuar një urë lidhëse ndërmjet artit dhe traditës. Thelbi i tij është ndarja e energjive pozitive me të tjerët. Tradita i përket periudhës së hershme para shekullit të dymbëdhjetë, kur mendohej se ekzistonin vetëm 9 planetë. Kështu që në qendër të shfaqjes është guru-ja (që simbolizon diellin), ndërsa 9 dervishët, që simbolizojnë planetet rrotullohen rreth tij. Kombinimi ndërmjet muzikës që luajmë dhe kërcimit që quhet sema ndihmon në arritjen e transit. Nuk është e nevojshme të kërcejmë sipas ritmit, pasi në këtë mënyrë ndihmohet përqendrimi i mendjes dhe përçimi i energjisë pozitive te të tjerë.

Mendoni se si shfaqje e parë e këtij lloji në Shqipëri, tradita juaj e veçantë do të pëlqehet edhe këtu?

Natyrisht që po, ne përcjellim një mesazh universal. Nuk ka arsye për të mos e ndjekur.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Përmbledhje, qëndrimet e ndërkombëtarëve për EULEX

22/11/08 13:34:00 | EULEX-i do të mund të fillojë punën në muajin dhjetor, siç..

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML