Shtune, 22 Nentor 2008 14:01:13

Lexoni versionin Print

Prodi sportiv në Sarandë, i mahnitur në Butrint

Romano Prodi, tashmë larg detyrave të rëndësishme të politikës italiane, së fundi dhe si ish-kryeministër, ka filluar një tur vizitash private në Shqipëri, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe të afërm. Një vizitë e thjeshtë dhe pa protokolle e ceremoni

Luan Sejdini
Marte, 01 Korrik 2008 08:22:00

Romano Prodi, tashmë larg detyrave të rëndësishme të politikës italiane, së fundi dhe si ish-kryeministër, ka filluar një tur vizitash private në Shqipëri, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe të afërm. Një vizitë e thjeshtë dhe pa protokolle e ceremoni. Të dielën në mbrëmje ai ka qëndruar në Sarandë. Pas orës 20 ka preferuar t’i lërë dhomat e rezervuara për të në Hotel “Butrinti” për të dalë në ajër të pastër në shëtitoren buzë detit. Bashkë me të shoqen kanë ndjekur finalen e Evropianit në lokalin e parë që kanë parë se kishte tifozë që ndiqnin ndeshjen Gjermani-Spanjë dhe kanë qëndruar aty deri në kurorëzimin e Spanjës kampione e Evropës.

Ndërsa e hëna ishte e tëra për Butrintin. Edhe pse personale, ai ka lejuar që vizitën ta kryejë me të gjithë ata që dëshironin ta shoqëronin, si ish-drejtori i Parkut të Butrinit, Auron Tare, dhe specialistë të arkeologjisë në PKB, t cilët e kanë njohur me statusin e Butrintit si park nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe për vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore. Autoritetet e Parkut, kanë respektuar traditën për autoritetet që vizitojnë Butrintin, tradita e mbjelljes së një peme ulliri në sheshin para kullës Veneciane dhe afër Banjave Romake.


Në teatrin romak, Prodi u njoh me dëshmitë arkeologjike të nxjerra së fundi në dritë dhe me kontributin e jashtëzakonshëm të Ugolinit, të parit arkeolog italian që ka nxjerrë nga thellësitë e tokës një pjesë të rëndësishme të kulturës së Butrintit. Edhe në Baptister, edhe në kishën paleokristiane, ish kryeministri italian, vlerësoi kujdesin e treguar për përcjelljen e mesazheve të bashkëjetesës së komuniteteve fetare, si dhe shprehu mirënjohjen për specialistët e rinj të restaurimit që në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës, po kujdesen për ruajtjen e objekteve monument kulture në Butrint.

Porta Skea ose Porta e Liqenit siç quhet ndryshe nga vendasit, solli në vëmendjen e Prodit, historinë e legjendës së Virgjilit për themelimin e Butrintit dhe Romës prejEneas, luftëtarit legjendar të Trojës në shek. 12-të para K. “Kështu thotë Virgjili – tha me shaka Prodi, - por mund të mos ketë qenë edhe kështu.”

Tek Porta e Luanit Romano Prodi u njoh me figurën mitike të gdhendur në reliev, të aktit që tregon luanin duke shqyer kaun, i cili është simbol i forcës, burrërisë, vitalitetit dhe qëndresës së krahinës së njohur në antikitet me emrin e Kaonisë, pjesë e të cilës ka qenë edhe Butrinti, Finiqi dhe gjithë qytetërimi i kësaj zone. Nga specialistët që e shoqëronin ai u njoh edhe me letërkëmbimin mes Ciceronit dhe Atikusit, strategut ushtarak që zotëronte Butrintin dhe rrethinat në kohën e shtrirjes së perandorisë romakenë këto vise. Në të shumtën e rasteve emocionet dhe mbresat Prodi i ndante me bashkëshorten që e ndiqte në çdo hap.

Në konferencën për shtyp ai falënderoi mikpritjen dhe befasinë që ofron ky vend në çdo vizitë. Ai vlerësoi shumë punën në Butrint për ruajtjen e paprekur të mjedisit, kulturës dhe shtresave arkeologjike nga ndërtimet. “Saranda dhe Ksamili”, vlerësoi Prodi, “e humbën betejën me ndërtuesit, ndërsa Butrinti e ka fituar përfundimisht këtë betejë” konkludoi ai. Pyetjeve të “Shekullit” si e vlerëson Shqipërinë pas 11 vjetësh nga vizita e tij në kushtet e anarkisë së ’97-ës, dhe si e mendon Shqipërinë në mbyllje të dhjetëvjeçarit të parë të shek.XXI, ai iu përgjigj: “Shqipëria në çdo drejtim e sektor ka ndryshuar tërësisht. Hapat janë të pakrahasueshëm. Edhe njerëzit kanë ndryshuar. Nëntëdhjeteshtata tani i përket të shkuarës. Në Shqipëri ka njerëz të mirë, të zgjuar dhe punëtorë që kërkojnë zhvillimin e vendit. Mund të them se ka intelektualë të zotë qëdo t’i kishin zili vende më të mëdhenj dhe më të fuqishem se Shqipëria, por kanë vetëm një problem, atë të orientimit drejt progresit dhe zhvillimit. Nëse shqiptarët do të arrijnë të gjejnë rrugën e duhur drejt zhvillimit pas pak vjetësh do të radhiten mes vendeve të tjera si të barabartë.”

Pasi vizitës në dy orë e gjysmë në Butrint, ndalesa e fundit ishte tek lundra ku tregoi kureshtje për mënyrën e lëvizjes së njerëzve dhe makinave me këtë mjet primitiv të ardhur nga kohët e mesjetes, e mbetur vetëm në Kanalin e Vivarit si relike. Mbasdite Romano Prodi do të jetë një qytetar i thjeshtë i përkohshëm i Sarandës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Përmbledhje, qëndrimet e ndërkombëtarëve për EULEX

22/11/08 13:34:00 | EULEX-i do të mund të fillojë punën në muajin dhjetor, siç..

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML