Hene, 13 Tetor 2008 16:26:38

Lexoni versionin Print

“Çeku” Milkani në Karlovy Vary

Kinemja shqiptare prezantohet në festivalin prestigjioz ndërkombëtar të Karlovy Varyt. Lajmin e bëri të ditur regjisori Piro Milkani i cili do të jetë i pranishëm në edicionin e 43-të të festivalit që nis nesër më 4 korrik dhe mbyllet më 12.

Elsa Demo
Enjte, 03 Korrik 2008 08:22:00

 

“Mao Ce Duni” konkurron në festivalin ndërkombëtar në seksionin “Perëndimi i Lindjes”, ndërsa filmi i Piro Milkanit projektohet në seksionin e filmit çek

Kinemja shqiptare prezantohet në festivalin prestigjioz ndërkombëtar të Karlovy Varyt. Lajmin e bëri të ditur regjisori Piro Milkani i cili do të jetë i pranishëm në edicionin e 43-të të festivalit që nis nesër më 4 korrik dhe mbyllet më 12. Shkon atje me “Trishtimin e zonjës Shnajder” që pothuajse nga të gjithë quhet “film çek”, edhe pse regjisorët, Piro dhe Eno Milkani dhe aktori protagonist, Kreshnik Xhelilaj janë shqiptarë.

Në Karlovy Vary ai shfaqet premierë ndërkombëtare në seksionin e filmit çek për vitin 2007-2008, në datat 7 dhe 11 korrik. Në fakt është një kooproduksion shqiptaro-çek i financuar nga Qendra Kombëtare Shqiptare Kinematografike, ndërsa historia është ambientuare gjitha në Çeki, në vitet 60, në kohën kur Milkani studionte kinema në Pragë. Është vepra autobiografike e një shqiptari ku flitet fund e krye çekisht. Ecuria e filmit në Tiranë ishte disi ndryshe nga filmat e tjerë shqiptarë për të cilët 5000 spektatorë në më shumë se një javë është shikueshmëri “e mirë”. “Trishtimi i zonjës Shnajder” përdori forma interesante për ta joshur publikun deri tek ofertat e një udhëtimi në çift drejt Pragës.

Filmi vuan nga prozaizmi, ka një konflikt fluid dhe protagonistët janë të pandërtuar dhe të paangazhuar në histori. Më shumë rëndësi i jepet historisë së të rinjve të viteve gjashtëdhjetë në një botë gjysmë komuniste si një histori me të dëgjuar e më të thënë se sa të përjetuar. Drama nuk trondit sepse vjen vonë dhe nuk bën efekt. Sentimentalizmi është kryefjalë.

Për regjisorin e dytë të “Trishtimit të zonjës Shnajder”, Eno Milkani, është pjesëmarrja e dytë në Karlovy Vary. Pesë vjet më parë ka qenë me debutimin fiction dokumentarit “Edeni i braktisur” (2002).

Ka disa filma shqiptarë apo me elementë shqiptarë që marrin pjesë në Karlovy Vary.

Në seksionin konkurrues të quajtur East of the West, “Perëndimi i Lindjes”, ku jepetnjë përzgjedhje speciale e filmave më të mirë nga Evropa qendrore dhe Lindore, të realizuar që nga janari 2007, kanë hyrë 15 vepra nga Hungaria, Rumania, Lituania, Rusia, Estonia, Bosnje Hercegovina, Sllovakia, Çekia, Polonia, Gjermania, Letonia dhe Shqipëria me “Mao Ce Dunin” e Besnik Bishës. Filmi shfaqet më 11 korrik në Theatre Karlovy Vary dhe më 12 korrik në Cinema Lázně III. Të ftuar do të jenë regjisori Besnik Bisha dhe skenaristi Besnik Mustafaj.

Nuk është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në “West of the East”. Kanë qenë aty “Syri magjik” i Kujtim Çashkut, “Slogans” i Gjergj Xhuvanit.

Në këtë edicion të 43-të të Karlovy Varyt, shfaqet gjithashtu dhe filmi “Heshtja e Lornës” për skenarin e të cilit vëllezërit belg Dardenë u vlerësuan në Festivalin e Kanës. Prej këtij filmi kritika ka shkëptur edhe interpretimin shumë të mirë të aktores kosovare Arta Dobroshi. “Heshtja e Lornës” është programuar në seksionin “Open Eyes”.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary shfaqen mbi 220 filma çdo vit nga e gjithë bota. Ka shumë nga ata që premierën botërore e bëjnë këtu çka i rrit reputacionin festivaleve të rëndësishëm të kategorisë A siçështë Karlovy Vary. Statusi i tij e kërkon që në seksionin e konkurrimit zyrtar të marrin pjesë filma të cilët pas janarit nuk kanë garuar apo nuk janë shfaqur në asnjë festival.

Çmimi më i madh që jepetështë Crystal Globe (20 000 USD). Një i tillë i jepet këtë vit aktorit amerikan Robert De Niro për kontributin në kinemanë botërore


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML