Shtune, 22 Nentor 2008 13:26:31

Lexoni versionin Print

Festivali i të huajve

“Tir Jazz Fest” ngriti mbrëmë siparin. Ishte viti 2000, kur nisi për herë të parë ky rrugëtim. Tanimë festivali është futur në kalendarin e përvitshëm artistik.

Alma Mile
Premte, 04 Korrik 2008 08:52:00

 

Nisi mbrëmë në Tiranë, „Tir Jazz Fest“. Një pjesë e artistëve janë të njohur nga publiku prej pjesëmarrjeve të mëparshme. Përveç drejtorit artistik të festivalit, mungojnë muzikantët shqiptarë

“Tir Jazz Fest” ngriti mbrëmë siparin. Ishte viti 2000, kur nisi për herë të parë ky rrugëtim. Tanimë festivali është futur në kalendarin e përvitshëm artistik. Janë bërë të përhershëm disa emra muzikantësh , apo grupe të huajsh, si Hans-Joachim Rodelius, Tim Story, Leda Atomica..., ndërsa shqiptarë ngjiten gjithnjë e më pak në skenën e këtij festivali. Sigurisht nuk mungon klarinetisti Fatos Qerimi, i cili duke qenë drejtor artistik i festivalit, le të themi se nuk „quhet“. Edhe Qerimi e pranon se vetëm prania e tij është shumë e paktë, por duket se muzikantët shqiptarë nuk janë në “lartësinë“ e të huajve që interpretojnë në këtë festival. „Ne akoma jemi në planin amator”, - thotë Qerimi. Prej kohësh dëgjohet e njëjta deklaratë. Situata vazhdon të jetë po ajo. Vazhdimisht dëgjohet pretendimi i ngritjes së degës së xhazit pranë Akademisë së Arteve, por ende nuk është bërë asgjë. Dhe është e vërtetë që muzikantët shqiptarë nuk kanë një përgatitje profesioniste në këtë fushë. “Për këtë në Akademinë e Arteve, duke qenë shef i departamentit, kam këmbëngulur që të hapet një seksion i xhazit, por çdo gjë vjen në kohën e vet”, - vijon muzikanti. “Festivali vjen me të njëjtën filozofi që edhe ka nisur, të promovojë xhazin individual, tradicional, kreativ, modern e bashkëkohor. Por gjithsesi t’i kushtojë vemendje edhe xhazit standard, atë me të cilin janë njohur përpara se të arrinin në zhvillimin e kësaj alternative, që tani ka përfshirë gjithë botën muzikore të xhazit”, - thotë Fatos Qerimi. Duket se kjo është “strategjia” e këtij festivali, por sigurisht jo për “promovimin” e muzikantëve shqiptarë. Duke parë se në Tiranë ky është i vetmi aktivitet i këtij lloji (2-3 vjet më parë pati një përpjekje nga ana e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës për të realizuar një tjetër festival xhazi), kjo skenë duhet të ishte ca më e hapur për muzikantët tanë, ani pse “amatorë”. Ndërsa duhet thënë që ka artistë shqiptarë që prej vitesh ushtrohen në këtë lloj muzike, madje ka edhe klube ku luhet vetëm ky zhanër. “Ne synojmë ta përfshijmë atë në Tiranë”. Këtë vit festivali zhvillohet në një nga ambientet më luksoze të Tiranës, por sipas Qerimit nuk është e thënë që në edicionet e ardhshme, muzikantët të mos lënë komoditetin e të vendosen, pse jo, në Bathore. Fakt është që në Festivalin e Xhazit të Tiranës, përveç vendit të organizimit nuk ka asgjë tjetër nga Tirana edhe pse partner kryesor është Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në këtë edicion të “Tir Jazz Fest” rikthehet pianisti Hans-Joachim Rodelius, president i festivalit. Është pionier i xhazit elektronik. Ka interpretuar kryesisht si solist, por është themelues i disa grupeve xhazi. Numëron rreth 80 incizime në diskografinë e tij. Si këngëtare dhe violinçeliste vjen Clementine Gasser, me një stil krejt të sajin, origjinal. Kompozitori dhe pianisti Tim Story rivjen në “Tir Jazz Fest”. Veç të tjerash, ai njihet si krijuesi i kolonave zanore të regjisorit spanjoll Pedro Almodovar. Muzika e tij është shumë e vlerësuar nga kritika dhe regjitrimet e tij të fundit janë konsideruar si “një nga trilogjitë më të arritura në muzikën instrumentale”. Nga Hungaria vjen grupi “Djabe”(në gjuhën afrikane do të thotë liri). Ata gërshetojnë elementët e xhazit me muzikën hungareze. Artistët e “Leda Atomica” rikthehen në Tiranë me shfaqjet e tyre të pazakonta, ku përzihet muzika, aktrimi, kërcimi.Për herë të parë vjen në skenën e Tiranës pianisti gjerman Thomas Hufschmidt. Ditën e shtunë ai do të zhvillojë një seminar me studentë shqiptarë. Parov Stelar sjell pak atmosferë diskoteke. Ritmet e muzikës xhaz përzihen me muzikën hauz, duke e bërë atë të pranueshme për të gjitha ambientet. Festivali, i cili zgjat 6 ditë (deri në 9 qershor) mbyllet me një grup nga Austria. “Wiener Tschuschenkapelle” sjell ritme ballkanike në Festivalin e xhazit. Në programin që do të servirë ky grup ofrohet muzikë folklorike nga rajoni ballkanik, mesdhetar, kryesisht melodi turke, greke e boshnjake.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML