Shtune, 22 Nentor 2008 09:25:54

Lexoni versionin Print

Kufiri mes shpresës dhe zhgënjimit

Ritmet e xhazit ia lënë vendin kërkimit pamor. Në ditën e dytë të edicionit të katërt të Festivalit të Xhazit në Shkodër u prezantuan edhe disa video-projeksione të artistëve Michele Robecchi dhe Raul Martinez. Mes artistësh ndërkombëtare është edhe ai shqiptar Ardian Paci. Ndërfutja e këtij projeksioni në ditët e festivalit të xhazit vjen si një risi e edicionit të sivjetëm. Drejtori e producenti artistik i festivalit, Florian Jakaj, tregon se videoprojeksioni ka bërë një tur në Birmingam, Madrid, Nju Jork dhe tani dhe në Shkodër. Video- projeksioni përfshin disa pjesë të xhiruara nga artistët e arteve pamore në vende të ndryshme të botës, në qendër të së cilave ishte investigimi i hapësirës mes iluzionit dhe deziluzionit. Videoja e Adrian Pacit, vendoset në një aeroport.

Anila Dushi
Premte, 04 Korrik 2008 08:37:00

  Xhaz-Shkodër

Ritmet e xhazit ia lënë vendin kërkimit pamor. Në ditën e dytë të edicionit të katërt të Festivalit të Xhazit në Shkodër u prezantuan edhe disa video-projeksione të artistëve Michele Robecchi dhe Raul Martinez. Mes artistësh ndërkombëtare është edhe ai shqiptar Ardian Paci. Ndërfutja e këtij projeksioni në ditët e festivalit të xhazit vjen si një risi e edicionit të sivjetëm. Drejtori e producenti artistik i festivalit, Florian Jakaj, tregon se videoprojeksioni ka bërë një tur në Birmingam, Madrid, Nju Jork dhe tani dhe në Shkodër. Video- projeksioni përfshin disa pjesë të xhiruara nga artistët e arteve pamore në vende të ndryshme të botës, në qendër të së cilave ishte investigimi i hapësirës mes iluzionit dhe deziluzionit. Videoja e Adrian Pacit, vendoset në një aeroport. Një turmë refugjatësh nga vendet e varfra të vendosur në radhë hipin në një platformë për ngjitje në avion. Por sapo mbërrijnë, të rreshtuar njëri pas tjetrit, avioni largohet pa i marrë. Planet e zgjedhura me kujdes nga Paci, paraqesin turmën mbi platformën në mes të pistës së aeroportit, ndërsa avionët shkojnë e vijnë. Shpresës së tyre i zë vendin zhgënjimi. Një video tjetër paraqet një grup të rinjsh në një disko a pub, ku janë vajzat ato që grinden fillimisht me fjalë e më pas me grushta, ndërsa të tjerët i shohin me indiferentizëm. Një video e realizuar në Hollandë paraqiste dy mjete zjarrëfikëse që bëjnë spektakël me mënyrat e lëshimit të ujit në një pistë avionësh, ku nuk kanë çfarë të shuajnë, ndërsa nën muzikën e Shtrausit konfigurojnë hedhje uji në formë shatërvanesh. Në fund garojnë me një vapor që në det bën të njëjtën gjë. Në të dy rastet, uji i hedhur nuk shërben për asgjë. Videoja e realizuar nga Pavël Drala paraqet një njeri që shkruan e vizaton në tokë dhe më pas gjithçka e fshin, duke përdorur duart, këmbët, kokën, trupin e tij. Në fund largohet lakuriq, duke lënë aty në tokë të gjithë rrobat, që i kishin shërbyer për të fshirë ëndrrat e tij. Cristian Lukas paraqet një video të realizuar në Nju Jork e Madrid, ku me pluhur droge, një i droguar shkruan “Felicidad”- Lumturi. Një tjetër videoprojeksion e shfaqur mbrëmë paraqet portretin e Karl Marksit të fokusuar për disa minuta në ekran, ndërsa nga sytë e tij pikojnë lotë. Zëri i aktorit të njohur të filmave me arte marciale, Bruce Lee, ilustrion një pamje pylli të mbuluar nga mjegulla. Një bashkëbisedim pa zë mes meshkujve të ndryshëm, përballë njëri- tjetrit, që ndahen të zhgënjyer se nuk kanë gjetur atë që donin, një njeri i vetmuar në një plazh, ku ndonëse i veshur me kostum e kollare ka në kokë një kapele pirate dhe luan me një fuçi të gjetur në rërë, një orator emigrant, i cili rreket të tregojë zhgënjimin e tij mes një qyteti të madh, ku rrokaqiejt dhe indiferentizmi i turmave të njerëzve janë përgjigjja për të. Janë të gjitha këto pjesë të disa nga pjesët e filmave të shfaqur. Krahas përfshirjes së artit pamor në festival, për herë të parë këtij festivali i shtohet edhe një kurs për fëmijët 4-12 vjeç, ku marrin njohuritë e para mbi muzikën xhaz dhe improvizimin.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML