Shtune, 22 Nentor 2008 12:21:46

Lexoni versionin Print

Papavrami në amfiteatër për Raymond Weil

Tedi Papavrami ka zgjedhur Durrësin si skenën e koncertit të radhës në Shqipëri. Sot në mbrëmje, në orën 20.30, në skenën e improvizuar në mjediset e amfiteatrit antik violinisti jep koncert i shoqëruar nga pianistja e re Deborah Lee. Nuk do të ketë Paganin si në koncertin e Tiranës, por pjesë nga vepra të njohura të repertorit botëror. Mësohet se do të jetë një program tradicional për violinë dhe piano. Në pjesën e parë parashikohet një Sonatë e Bethovenit, Sonata e Krojcerit.

Alma Mile
Shtune, 05 Korrik 2008 08:28:00

Tedi Papavrami ka zgjedhur Durrësin si skenën e koncertit të radhës në Shqipëri. Sot në mbrëmje, në orën 20.30, në skenën e improvizuar në mjediset e amfiteatrit antik violinisti jep koncert i shoqëruar nga pianistja e re Deborah Lee. Nuk do të ketë Paganin si në koncertin e Tiranës, por pjesë nga vepra të njohura të repertorit botëror. Mësohet se do të jetë një program tradicional për violinë dhe piano. Në pjesën e parë parashikohet një Sonatë e Bethovenit, Sonata e Krojcerit. Pjesa e dytë përmban Poemën e Shusonit, gjithashtu, një pjesë shumë e njohur e repertorit të violinës; Sonatën e Ravelit, më pak e luajtur në skenat shqiptare, “Cigania” e Ravelit, etj. Papavrami shoqërohet nga pianistja Deborah Lee, një “zbulim” i violinistit. Sapo ka përfunduar Konservatorin në Vjenë dhe së fundi ka dhënë edhe koncerte atje. Koncerti mësohet të jetë pjesë e një turneu që Papavrami po zhvillon si ambasador i firmës së njohur të orëve “Raymond Weil”. Në këtë pozicion violinisti ka ardhur në Tiranë edhe dy vjet më parë. Nuk pretendon të jetë model, por gjenia e tij është zgjedhur si një reklamë mjaft e mirë. Viteve të fundit Papavrami është më i pranishëm në Shqipëri. Ka dhënë koncerte në Gjirokastër, Tiranë dhe tani në Durrës.

POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML