Teatri i të rinjve, ja fituesit
Teatri Kombëtar shpalli dje fituesit e “Fondit Publik për të Rinjtë 2008”. Juria e projekteve e përbërë nga Kristaq Skrami, Bujar Asqeriu, Fatjon Dragoshi, Herida Duro dhe Indrit Çobani, nga 12 dosjet e paraqitura vlerësoi më të mirat: projektin e Mikel Kalemit “Kthesa” i Tankret Dorst, “Pluhuri mbi parvaz” i shkruar nga AstritCani i paraqitur nga Irvin Muçaj; “Over there” Morun Motok, projekt i Juli Sinanit; “Knepp” i Jorge Godenberg, projekt i Eglantina Cenoimerit dhe “Kamarieri memec” i Harold Pinterit i paraqitur nga Erion Hinaj.
Burime të TK thonë se juria ka mbetur e pakënaqur nga edicion për arsyen e pranisë së ulët të dramaturgjisë shqiptare, dhe megjithëse “tendenca ka qenë për të përzgjedhur emra të mëdhenj nga letërsia botërore, aplikantët kanë shfaqur vështirësi për t’i zbërthyer si duhet ato”.
Pas zhvillimit të projekteve ato do të shfaqen për publikun sipas traditës gjatë “Javës së teatrore të regjisorëve të rinj” që do të mbahet në Teatrin Kombëtar në muajin tetor.
Projekt është financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në shumën 4 milionë lekë.