Hene, 13 Tetor 2008 16:27:50

Lexoni versionin Print

Ku, Ku…

Qëkurse poeti Faslli Haliti, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë më dhuroi librin e tijpoetik “Diellftohti” dhe lexova poemën “Ku, Ku…”, më lindi mendimi që kjo i duhet bërë e njohur sa më parë një lexuesi akoma më të gjerë, madje mund të shpërndahej nga gazetat edhe si suplement.

Nga Kujtim Dashi
Premte, 25 Korrik 2008 08:17:00

 

Një poemë e Faslli Halitit, e “rishkruar” në mesnatën e 22 korrikut në Kuvendin e Shqipërisë

Qëkurse poeti Faslli Haliti, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë më dhuroi librin e tijpoetik “Diellftohti” dhe lexova poemën “Ku, Ku…”, më lindi mendimi që kjo i duhet bërë e njohur sa më parë një lexuesi akoma më të gjerë, madje mund të shpërndahej nga gazetat edhe si suplement. Skenat e shëmtuara në parlament me të njëjtin protagonist, duke u gdhirë data 22 korrik 2008 (buxhetit, qoftë edhe atij shtesë, i takon përherë mesnata) më nxitën pasi: “Pashë/ Mbrëmë në TV/ Kryeministrin tonë/ Dëgjova rrungajën e ortekëve të tij/ Turfullimën në podiumin e Parlamentit pluralist/ Kërcënimin e tij me thonj e me dhëmbë/ Para meje u ringjall/ Atilas/ Xhingiskani/ Cari i Rusisë/ Neroni/ Sulltani/ Diktatori sovjetik/ Parlamenti në sytë e mi/ Në përfytyrimet e mia/ Një Gulag, më Gulag se Gulagu/ Një Siberi, më Siberi se Siberia/ Më bëjnë veshët/ Sytë/ Apo si?/ Parlamenti ynë pluralist/ Apo Spaçi i dikurshëm është ky?”- çel poemën Faslli Haliti, “luanizmi” i të cilit, sipas Dritëro Agollit, vazhdon të rrijë zgjuar për të stigmatizuar dukuri të shëmtuara të realitetit shqiptar. Ai na fut në një skenë analoge që ka ndodhur në mars të këtij vitit, po në parlament, po nga i njëjti protagonist, Sali Berisha.

Thuhet se poezia bëhet, nuk shpjegohet. Është kjo arsyeja që nuk do të ndalem në shpjegime estetike. Poeti, si qindra e mijëra shqiptarë, është çmeritur ç’i kanë parë sytë në parlamentin shqiptar dhe shpreh shqetësimin e tij të thellë poetik: “Kur dëgjova kërcitjen e dhëmbëve/ Sikur po dëgjoja të shtënat e një Sharsi gjerman/ Kur pashë xixat e dhëmbëve të përflaknin Kuvendin/ Kur pashë deputetin Balla/ Në morsën e nofullave të “kryedemokratit”/ Në mengenenë e Kryeministrit të Qeverisë/ Demokratike/ Kur pashë fytyrën e deputetit Balla si këpucë të zezë/ Dhe zverkun e përdredhur/ Të deputetit Erion/ Ky s’është debat në parlamentin pluralist, thashë/ S’është debat në Kuvendin tonë/ Por një torturë, reprezalje llaiv/ Në Mathuazen/ Aushvic/ Gulag/ Spaç”.

Si për koicidencë, është i njëjti personazh, deputeti Balla dhe, i njëjti protagonist Sali Berisha. S’marr përsipër këtu që me “balancë në dorë” të gjykoj se nga cila palë është e drejta, se cili është “vagabondi, që duhet nxjerrë prej zhelesh përjashta” (sipas spikeres Topalli). Po ia lë fjalën poetit të talentuar në poemën “Ku, Ku”, i cili di kujt ia adreson përgjegjësitë, kur i drejtohet kryeministrit Sali Berisha: “Pse ulurin ulurin ulurin?/ Ke shtatëmbëdhjetë vjet që ulurin/ Gjuhën e ke kthyer në hanxhar/ Në gijotinë.

Gijotina e gjuhës së kryeministrit e alarmon poetin dhe, i tmerruar e i lemerisur “kërkon” azil politik në disa vende demokratike, po atë nuk e pranojnë asgjëkundi “sepse isha një qytetar i një vendi demokratik”. Se, siç thotë një miku im shkodran “kështu e dinë ata, mor ta marrsha!”. Pastaj poeti i dëshpëruar, gjen strehim politik vetëm në pyjet e vendit të tij “Gjoni/ Qyqja/ Dhe unë/ Të vetmit azilantë politikë pyjeve. Ku/ Ku/ Pyet Qyqja mëngjeseve mbi lisa/ Duke plasur në vajtim:Ku/ Ku/ Ku/ Vëllai im/ Ku/ Ku/ Pyes edhe unë qyqari pyjeve/ Natë e ditë/ Me trishtim/ Ku, ku, Demokracia ime/ Ku, ku, Demokracia e vendit tim!”


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML