Shtune, 22 Nentor 2008 11:38:28

Lexoni versionin Print

Çmimi “Gjon Mili” për fëmijët e Krushës

Fëmijët e Krushës fitojnë “Gjon Milin”. Mbrëmjen e së mërkurës, në Prishtinë, u ndanë çmimet për Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë që mban emrin e fotografit të shquar shqiptaro-amerikan.

Alma Mile
Premte, 05 Shtator 2008 08:42:00

Fëmijët e Krushës fitojnë “Gjon Milin”. Mbrëmjen e së mërkurës, në Prishtinë, u ndanë çmimet për Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë që mban emrin e fotografit të shquar shqiptaro-amerikan. Këtë çmim e meritoi fotografja Mimoza Veliu, me një fotografi të shkëputur nga cikli “Fëmijët e Krushës”, tek i cili ka fiksuar portrete fëmijësh, pas luftës së Kosovës. Fotografia fituese paraqiste disa fëmijë pas telash me gjemba. Pasi ka marrë njoftimin përmes telefonit, fotografja Veliu, e cila tashmë jeton në Berlin, ende nuk e beson se ka fituar një konkurs, që mban një emër të madh si ai i Gjon Milit. Gjithashtu u ndanë edhe dy çmime të tjera, të cilat u fituan nga Linda Vukaj – Riccomini dhe Visar Sherifi.

Çmimet u ndanë nga një juri e përbërë nga artistë e studiues shqiptarë e të huaj. Në këtë edicion të tetë të konkursit morën pjesë 74 fotografë, kryesisht nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia. Ndër ta shquhen edhe pak emra të huaj. Shqipërinë e përfaqësonin Fani Zguro dhe Heldi Pema. Konkurrentët u paraqitën me nga dy punë në formatin 30 x 40 cm. në teknikën bardhë e zi e me ngjyra. Por duket se më të arriturat kanë qenë ato bardhë e zi, pasi të tria fitueset ishin të tilla.

Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë “Gjon Mili” organizohet nga Galeria e Arteve të Kosovës. Për herë të parë u zhvillua në shtator të vitit 2001. Tashmë konkursi është kthyer në traditë, duke kaluar edhe kufijtë e Kosovës. Deri më tani kanë konkuruar rreth 3.500 fotografë.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Fotoja fituese e çmimit "Gjon ili"

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML