Shtune, 22 Nentor 2008 11:27:24

Lexoni versionin Print

Rrëzimi i Hoxhës: Unë isha atje

Në orën 12.00 të 21 shkurtit 1991, kishte kaluar brezin e parë të policëve. Duheshin edhe dy orë që rrethoret me oficerë dhe policë në gatishmëri të armatosur, të dorëzoheshin në momentin kur turma shoqëronte me zë rrëzimin e Enver Hoxhës në bronz.

Elsa Demo
Hene, 08 Shtator 2008 08:36:00

Fotografitë e Besim Fushës ku është fiksuar momenti historik i rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, dalin për herë të parë në dritë në mënyrë dinjitoze. Ekspozohen në fotofestivalin Noorderlicht në Amsterdam, 7 shtator - 26 tetor. Edhe Shqipëria rrëfen rënien e diktaturës mes 12 vendeve të ish -Bllokut të Lindjes

Në orën 12.00 të 21 shkurtit 1991, kishte kaluar brezin e parë të policëve. Duheshin edhe dy orë që rrethoret me oficerë dhe policë në gatishmëri të armatosur, të dorëzoheshin në momentin kur turma shoqëronte me zë rrëzimin e Enver Hoxhës në bronz. Ndoshta në ato sekonda dëshmitarëve iu ka kaluar jeta para syve, sa vite të djegura kot, sa kohë ishte humbur, sa ishin plakur dhe e ardhmja – patjetër që gjërat do të merrnin për mirë. Mund edhe të mos kenë menduar asgjë. Ruajtën frymën për të thirrur “ra qelbësira”.

Ishte ora 14.05 kur Besim Fusha, tashmë brenda sheshit, me “Praktica L2” realizoi fotot që po botojmë sot. Një seri që jep kontekstin e situatës para dhe pas rënies së monumentit, ekspozohet për herë të parë jashtë vendit dhe përfaqëson Shqipërinë në Noorderlicht, edicioni i 15 i festivalit të fotografisë në Amsterdam të Hollandës, një ndër 5 festivalet më të rëndësishëm në botë.

Ekspozita në Fries Museum, 7 shtator-26 tetor, që i përket “East”-“Lindjes” i kushtohet tri epokave: Behind Walls – Pas mureve, Beyond Walls – Përtej mureve dhe Transition – Tranzicioni a më saktë kalimi. Tek ky seksion i tretë merr pjesë Fusha. Këtu prezantohen momentet e rënies së monumenteve të udhëheqësve shpirtërorë të komunizmit, Lenini e Stalini dhe diktatorët e vendeve përkatëse të ish- Bllokut të Lindjes.

Për shembull Antanas Sutkus ka fiksuar më 23 shtator 1991, mijëra lituanezë para zyrave qendrore të KGB në Vilnius. Pranë sheshit, një vinç tërheq nga piedestali një statujë të Leninit. Një detaj ironik: këpucët e Leninit ishin kaq fort të ngjitura me piedestalin, sa mbetën pas.

“Policia u lodh, po kishte dhe një ngërç “lart”, me sa duket. Njerëzit ishin të bindur që donin ta shqyenin atë monument.Në rrëmujë e sipër, fut filma, nxirr filma, unë duhet të shkrepja tri herë për një pozë, por në një rast të tillë isha i kujdesshëm për të kapur një moment, vetëm një: rënien. Unë e fotografova rënien. E quaj rastësi. Dhe unë atë ditë isha i lumtur.” Besim Fusha është artist në shpirt që fotografon po aq qartë sa ç’tregon.

Dhe pavarësisht se e quan rastësi momentin në fjalë, nuk rezulton të jetë aspak i tillë. Atë ditë, fotografi i botimeve enciklopedike në Akademinë e Shkencave, kishte dalë për qejf të vetë, i paurdhëruar nga askush, kish pasur dyshim në do t’i kalojë dallgët e njerëzve që afroheshin dhe shtyheshin nga policia, por ia kishte dalë të hynte në shesh, duke kapërcyer edhe sytë e shqyer nga dyshimi i palëve “është i yni ky?” apo “është sigurims ky?”. U vendos tek shatërvani, sepse ishte vendi që i jepte këndin më të gjerë të mundshëm. Është fotoja e vetme që na jep kaq të plotë kronikën e rrëzimit të monumentit.

Shumë interesant mbeten për të momentet e fundit kur forcat e policisë dhe ushtrisë që megjithëse të rraskapitura, kishin arritur të ndërgjegjësoheshin dhe i “lunin syrin” fotografit. “Ata ishin të lumtur që përfundoi kështu kjo punë”, tregon Besimi. Kishte parë gëzim të vërtetë tek njerëzit që hidheshin përpjetë dhe tërhiqnin zvarrë shtatoren e Enver Hoxhës kurse kokën do t’ia çonin studentëve të ngujuar në grevë urie. “Ishte një ditë fantastike, gjëja më e mrekullueshme, më e qartë që mund të ketëndodhur ndonjëherë. Më vjen keq nuk mundem ta çoja deri në fund historinë e shkruar të asaj dite.” Fotografi thotë se njerëzit e përmbajtën veten nga akte delirante që u përfolën por nuk u kryen, si hapja e varrit të diktatorit “por u tërhoqën për gjynah”.

Ai bën një dallim të qartë: këto foto nuk janë art, janë gjëra kronike që japin çastin të besueshëm. Secili nga fotografët - ai ka parasysh dy fotografë të tjerë të asaj dite, Armando Babani dhe Lulëzim Lika që kanë marrë pamje nga pas dhe në brinjë të shtatores – mundohet të kapë momentin e rrëzimit. Besimi kujton edhe një fotograf italian që kishte mundësi të fotografonte i lirë.

Kur për të momenti i lirisë, ai kur kap shkrepjen që do është momenti kur i “ndalon çdo pikë e gjakut”.

Po cili ishte fati i fotove të Fushës i cili kishte fotografuar rrjedhën e ngjarjeve të mëdha që nga 8 dhjetori 1990 deri më 29 qershor 1991? Gazeta “Republika” që dilte një ditë pas ngjarjes së madhe, refuzoi ta botojë, sepse dukej akoma herët... Oficerët e Shkollës së bashkuar kërkonin kthimin e shtatores në shesh. E konsideronin turp atë që i bënë udhëheqësit. E vetmja gazetë që botoi rëniene shtatores, disa ditë më pas, ishte “Rilindja Demokratike”.

Besimi nuk u vë faj atyre që e qanë Enver Hoxhën më ’85-ën, as atyre që nuk e kuptuan në kohë kthesën e ngjarjeve. Nuk mund të them se ishte populli ai që zgjati jetën diktatorit dhe diktaturës vetë. Është e vërtetë që shqiptarët e qanë vdekjen e Enverit. Sa më shumë të qajë një popull për udhëheqësin aq më shumë diktator është ai. Populli ishte si i droguar”.

Ngarkesën e të shkuarës Besimi e ndjen të gjallë në të tashmen tek inati, urrejtja, deliri “që kanë të bëjnë me atë kohë”, po edhe tek fakti që 21 shkurti i vitit 1991 përkujtohet maja-maja. “Përderisa ajo ditë s’kujtohet, do me thënë që komunizmi nuk është rrëzuar akoma”.

Një ditë ka për t’u hapur sënduku i Besim Fushës ku ruhet kujtesa vizuale e disa dekadave që nuk kthehen më. Do të jetë ajo kohë kur të jenë zhdukur hijet e njerëzve që besojnë se historia shkruhet duke retushuar edhe fotot.

Kurse perëndimi i Evropës po kërkon që kjo çkyçje të ndodhë. Noorderlicht po bën atë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë: që 35 fotografë nga ish- Blloku Komunist të përfaqësohen në një shkallë të tillë të gjerë në festivalin e fotografisë.


Babë e bir

Ftesa për të marrë pjesë në seksionin “Përtej mureve” i kishte ardhur fotografit Bevis Fusha nga kuratorja e Noorderlicht, Maria Merino, e cila kishte përzgjedhur një seri punësh të tijat në një projekt të quajtur “Një vdekje e ngadaltë dhe e mundimshme”. Merino kërkonte dhe një cikël të pabotuar në Evropë apo Amerikë me foto nga rënia e shtatores së diktatorit Enver Hoxha, cikël që flinte në arkivat e Besim Fushës.

Bevis tregon se kuratorja donte të prezantonte diçka nga Shqipëria e panjohur të bërë nga fotografët shqiptarë nën syrin e Sigurimit të Shtetit, por “mundësia për të gjetur punë të mira tekniko-estetike ndër fotografët tanë ishte e paktë. Fotografia në Shqipëri ka fiksuar me besnikëri çfarë i është urdhëruar duke u kthyer rëndom në një fotografi shërbyese për regjimin komunist. Maria Merino donte diçka “nën rrogoz” dhe duke e pasur të pamundur të gjente këto imazhe në Shqipëri, preferoi të fillonte me epokën e kalimit nga demokracia në komunizëm”. Zgjedhja e kuratores përfundoime projektit bardh e zi të Bevis Fushës “Një vdekje e ngadaltë dhe e mundimshme”, të cilin po e botojmë përkrah ciklit të Besim Fushës.

I riu Fusha e quan me rëndësi ekspozimin në Noorderlicht për fotografinë e familjes Fusha, jo vetëm për përmasat që ky festival ka por sepse vlera e jashtëzakonshme e punës së Besim Fushës ka hedhur më në fund hapin e parë të prezantimit në një festival tepër prestigjioz dhe për një publik serioz, pas 17 vjet heshtjeje. “Mendoj se nuk është e vonuar të publikosh mbas 17 vitesh, por edhe interesi i Perëndimit ndaj memorieve të së shkuarës në vendet e Lindjes ka ardhur në mënyrë të ngadaltëm”,- thotë Bevisi. “Kjo tregon qartë që ata që jetuan “west”-in e Evropës, nuk i lodh fantazma e komunizmit, përkundrazi i bën më kureshtarë ndaj asaj që nuk e kanë as imagjinuar e jo më provuar.”


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • nikvlora: - 09-08-08
    Po pija votk

    Kur zoteria merej me rezimin e bronxeve,une me nje gote votke perpara tek tuneli ne Uje te Ftohet Vlore,shikoja valet e detit dhe degjoja radion e restorantit,se u rezua monumenti i E ,Hoxhes.Ne vetevehete mendova,keta meren si Don Kishoti me mullinjt me ere,sepse une me shoket e mije mendonim si te ikim ne Itali,sepse Greqia na mbajti nje muaj dhe na kthyen te gjitheve nga Kapshtica.Pra dy mendime te kunderta .Monumentet munde tie hiqeshin dhe naten pa zhurme,por do te vertetonim se jemi viktima te demokracis me te kalbur dhe korruptuar e Berish injorantit.

  • Vladimir: - 09-08-08
    Po fluturoni me presh ne prapanice

    O besimo and Co.
    Populli eshte vecse nje turme qe manipulohet ne cdo sistem duke perfshire ate komunist dhe kete te sotmin qe juve ua ka enda ta quani demokraci.Sa per renien e monumentit,duhet te shikoni edhe nje here pamjet e xhiruara se si ai bie ne njeren ane dhe jo permbys.Kush bie ne njeren ane plagoset por nuk vdes.Jeni prekur nga epidemia e se keqes dhe s'ka zot qe t'ju sheroje sepse beni pjese ne Derrat e Kenaqun dhe jo ne Sokratet e vujtun sic thoshte Migjeni .
    Kaq per sot
    Vladimiri

  • burravecet: - 09-08-08
    Te shprehesh pa simpatizem

    Heronjetqe maten me kufoma jane spurdhjake.Prendimi me ne krye USA bene miljona shpenzime per nji periudhe 50 vjecare dhe pa rrezultat.Nuk munden ta rrezonin Diktatorin sa qe gjalle.Duket vlersimi i nje burraveci qe rrezoi Diktatorin pa kurrfare shpenzimi.U vleresue me zero para(Leke).Me kalimin e shume viteve Diktatori do te vlersohet ashtu siq e meriton.Jame dakort qe ky popull eshte i droguar kur perserit per te dyten here ardhjen ne krye te vendit nji diktator demokrat kriminel Berishoviqin,dhendrin e shkijeve serbe.Dosjet te hapen sa me pare duke filluar nga diktatori Hoxha.Ka 18 vjet dhe nuk gjendet asgje ne lidhje nen sherbimin e te huajve.Bile qofte dhe shpifje se ky i sherbej te tjerve perveqse mbajti vendin dhe e zhvilloj me slloganin diktatur.Diktatur qe vendet e prendimit e kane dhe me te egre se e tija.Diktatori ishte i ndershme kur deklaronte mos u merr me agjitacion dhe propogand kundra shtetit dhe partise.Kurse Saluku demokrat dikton me force medien qofte ne shtype apo TV,sa han dajak edhe nga vete perendimi.Cili shtet demokrat lejon te veprosh kunder propogandes se vete.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML