“Mundësi” i regjisorit amerikan Darren Aronofsky, me protagonist Mickey Rourke, është fituesi i “Luanit të Artë” në edicionin e 65-të të Festivalit të Venecies. Ky ishte vendimi i jurisë e kryesuar nga Wim Wenders, për këtë dramë gjithë mish, gjak dhe zhgënjim për një ish kampion, e vlerësuar shumë edhe nga publiku.
Por si fituesi i vërtetë moral i festivalit është vlerësuar “Pranzo di Ferragosto”, që në fakt mori çmimin e veprës së parë më të mirë.
Aktori më i mirë është shpallur Silvio Orlando (i emocionuar ka thirrur nga gëzimi ndërsa i dorëzuan trofeun, Kupën Volpi), protagonist në filmin “Babai i Xhovanës” i Pupi Avati-t. Aktorja më e mirë e këtij edicioni është Dominique Blanc, për interpretimin e paharrueshëm tek “Tjetri” i Patrick Mario Bernard dhe Pierre Trividic. Si kandidate për këtë çmim është, u përfol edhe aktorja Anne Hathaëay në “Rachel getting married”.
Luani i Argjendtë iu dha “Papier Soldier”, i regjisorit rus Aleksei German jr (që u vlerësua edhe për fotografinë), kur Çmimin Special juria ia akordoi filmit “Teza” e Haile Gerima (që u vlerësua njëkohësisht për skenarin). Luani Special për krijimtarinë në vite iu dha Ëerner Scrhroeter-it.
Ndër të rinjtë, është Jennifer Laërence, aktorja më e mirë e cila interpreton tek “The burning plain” i regjisorit meksikan Guillermo Arriaga.
Ky edicion i Festivalit të Venecies do të mbahet mend si ndër modestët: pak yje nën dritat e kuqe dhe objektivët fotografikë; më pak publik se zakonisht. Drejtuesit patën thënë që në fillim se qëllimi është prurja e kinemasë së mirë, jo e yjeve të kinemasë.