Shtune, 22 Nentor 2008 08:24:41

Lexoni versionin Print

Përtej qytetit burg

Etja për para nuk mundi të mposhtë dashurinë e një çifti në një qytet të varfër. Ishte Teatrit Kombëtar Shtip (Maqedoni), që vijoi ditën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar “Skampa 2008”, në Elbasan.

Bardha Nergjoni
Marte, 07 Tetor 2008 09:13:00

Festivali

Etja për para nuk mundi të mposhtë dashurinë e një çifti në një qytet të varfër. Ishte Teatrit Kombëtar Shtip (Maqedoni), që vijoi ditën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar “Skampa 2008”, në Elbasan. Trupa maqedone, e cila u paraqit me pjesën “Runaway” “Gjithandej”, të shkruar nga Vasil Iljonovski, i cili është dhe regjisor i pjesës, me skenografinë e Vlado Rafit, ngriti në skenë një qytezë me pallate të mbyllura si burg, ku zhvillohet ngjarja. Varfëri dhe prapambetje. Vajza e një familjeje të varfër, por të etur për para, dashurohet me një djalë të varfër, dhe kjo sjell debate dhe përçarje në familje mes nënës, e cila mban anën e vajzës, dhe babait, që kërkon ta martojë me një të pasur.

Dialogu ndërthuret me këngë të kënduara në stilin operistik dhe kërcime, ku kërcimtarë janë vetë aktorët, si dhe me këngë tradicionale të dasmave maqedonase. Kambana në sfond simbolizon besimin tek Zoti. Në fund, pas shumë përpjekjesh e të papriturash, vajza me ndihmën e nënës martohet me djalin që dashuronte, duke hedhur poshtë edhe duke mohuar atë mentalitet që kishte ndrydhur të gjithë zonën. Edhe pse në një gjuhë të huaj, “Gjithandej” u prit mirë nga puliku.

Nëpërmjet plastikës, skenografisë dhe intepretimit kanë marrë duartrokitje dhe vlerësime nga të gjithë duke e rënditur shfaqjen ndër prurjet me vlerë të këtij festivali teatror në edicion e dhjetë. Ndërkaq, në natën e tretë të Festivalit “Skampa 2008” ngjitet në skenë trupa e Teatrit austriak ASOU – Graz, me veprën “Origjinë e panjohur”, me regjinë e Klaus Sëevald-it.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML