Enjte, 20 Nentor 2008 00:57:54

Lexoni versionin Print

E lindur për të qenë yll

Shansi që kishte pritur erdhi befasisht. Ajo e dinte se ky shans do të vinte një ditë. Ajo ishte në Sarajevë për një shfaqje teatrale, kur i telefonoi një agjent për përzgjedhjen e aktorëve.

Nga Daniel Sander
Hene, 13 Tetor 2008 09:09:00

Për një aktore nga Kosova është e pamundur të jesh e popullarizuar në mbarë botën, – këtë e ka dëgjuar shpesh Arta Dobroshi dhe kurrë nuk ka besuar. Tash gjysma e Evropëspo i brohorit asaj. Karriera e ka sjellë atë nga Kosova në Kanë. Por, Arta Dobroshi do të shkojë edhe më larg

Shansi që kishte pritur erdhi befasisht. Ajo e dinte se ky shans do të vinte një ditë. Ajo ishte në Sarajevë për një shfaqje teatrale, kur i telefonoi një agjent për përzgjedhjen e aktorëve. Ai e pyeti nëse ajo i njihte vëllezërit Dardenne, dyshen e regjisorëve ngaBelgjika, të cilët për filmin e tyre më të ri po kërkonin për rolin kryesor një aktore nga Shqipëria apo Kosova. Agjenti tha se së shpejti do të zhvillohej një bisedë. U bë, tha Arta Dobroshi, mori frymë thellë dhe për një moment i shkoi mendja te çmimet, me të cilat Jean-Pierre dhe Luc Dardenne ishin mbuluar për secilin prej filmave të tyre.

Vetëm në Kanë ata dy herë kanë fituar Palmën e Artë. Vetëm pak ajo e përfytyroi veten duke shëtitur përgjatë shëtitores “Croisette” dhe përreth saj drita blicesh. Ky mendim i pëlqeu asaj. “Vetëm edhe diçka,- tha agjenti për përzgjedhjen e aktorëve,- a e njihni frëngjishten, kjo është me rëndësi”. “Nuk ka problem, kam njohuri themelore”. Ajo kishte menduar se shtatë fjalë do t’i pranoheshin si njohuri themelore, dikush njëherë ia kishte mësuar asaj ditët e javës. E hëna ishte Lundi, ama si quhet e marta? Të gjitha të tjerat ajo mund t’i mësonte, kur ta merrte rolin.

Edhe vëllezërit Dardenne mendonin ashtu. Se Arta Dobroshinuk ndalet edhe kur i mungon diçka e vogël, siç është një gjuhë e huaj, këtë e vëren secili që e njeh atë. Ajo është nga ata njerëz, të cilët vetëm duhet të qeshin dhe të gjithë e shikojnë atë. Natyrshëm në qendër të vëmendjes, e lindur për të qenë yll, diçka e tillë ndodh edhe në Kosovë. Brenda dy muajve ajo mëson frëngjisht, rrjedhshëm. “Për këtë më është dashur vetëm të varros jetën time sociale”,-thotë ajo. “Isha tërësisht e përkushtuar”.

Ndërkohë filluan provat për “Heshtjen e Lornës”, rrëfimin për një shqiptaretë re, e cila në qytetin belg Lüttich, për të marrë shtetësinë martohet me një narkoman (Jérémie Renier) dhe pastaj, si përherë te Jean-Pierre dhe Luc Dardenne (“Fëmija”),përballet me një problem të thellë moral: Si belge Lorna duhet të martohet me një gangster rus, i cili me qejf do të ishte qytetar i BE-së dhe asaj dhe ndërmjetësit të saj Fabio (Fabruzio Rongione) u ka ofruar shumë para. Për të bërë këtë duhet të hiqet qafe burri i parë, dhe një mbidozë e rastësishme do të ishte më pak e dukshme se sa divorci.

Provat dhe xhirimet zgjatën pesë muaj, “një kohë jashtëzakonisht e përqendruar, intensive“, tregon ajo. “Gjatë kësaj faze gjithë ekipi jeton dhe frymon te Dardennët vetëmpër këtë film, një ëndërr për secilin actor”. Sa i përket ëndrrës: Premiera botërore e“Heshtjes së Lornës” u shfaq natyrisht në Festivalin e Kanës. “Kjo ishte vërtetsurrealiste”. Filmi u prit mirë nga kritikët, por më së shumti angazhimi i saj. “Le Monde” e quajti atë një zbulim, për “Süddeutsche Zeitung” ajo ishte e mrekullueshme, organi qendror i Hollyëood-it “Variety” e cilësoi atë “të shkëlqyeshme” dhe e lavdëroi për “intensitetin e qetë”.

Mjaft mirë për një aktore, e cila kishte luajtur në një grusht filmash shqiptarë dhe ishte emër ndoshta për njohësit e skenës teatrale të Evropës Lindore.“Mund të tingëllojë keq,- thotë Arta Dobroshi,- por, unë përherë kam besuar se mund t’ia dal”. Ajo tani pjesën më të madhe të kohës e kalon në Belgjikë. Për këtë intervistë, na ka ftuar në shtëpinë e prindërve të saj në Prishtinë, ku ajo kalon pushimet me një mikun e saj belg– në një vilë të vogël në breg me një kopsht përrallor dhe me pamje mbi kulmet e qytetit. Është një mbrëmje e butë e verës së vonshme, ajo pi verë të kuqe dhe shikon dritat, të cilat ndezen gjithkund. “Prej se kam qenë në Akademinë e Arteve, përherë është thënë:

Si aktore nga Kosova t’i nuk ke shans në skenën ndërkombëtare. Kurrë nuk kam dashur ta pranoj këtë. Bota është mjaft e vogël. Ajo që funksionon në Prishtinë, mund të funksionojë edhe në Paris apo në Londër, në Los Angeles. Pse t’i vësh vetes kufi?” Këtë qëndrim Dobroshi, e lindur në vitin 1979, e ka qëkur në moshën 15-vjeçare u dërgua nga prindërit të studjojë për një vit në North Carolina. Pastaj për një vit ishte te të afërmit në Shqipëri, sepse prindërit mendonin se ishte rrezik të jetonte në Kosovë, sepse lufta ishte në prag. Ajo filloi të luajë teatër dhe vërejti se duhej të bëhej aktore – “gjithçka tjetër do të ishte tradhti ndaj vetes sime” – dhe u kthye në vendlindje.

Gjatë luftës së Kosovës ajo ishte në Prishtinë në Akademinë e Arteve, studoi aktrimin dhe u përpoq që mundësisht të mos përfshihej nga kaosi që e rrethonte. Ajo filloi të planifikojë karrierën, luajti në teatër dhe kërkoi kontakte në Shqipëri, ku për dallim nga Kosova ekzistonin gjurmë të industrisë së filmit. Televizioni nuk vinte në pyetje, ajo dëshironte diçka të madhe dhe nuk i pëlqente të përfundonte në ndonjë seri shundi, prej së cilës nuk mund të dalësh më. “E di që kam pasur fat,- thotë ajo tani. Prindërit më kanë përkrahur përherë, kam qenë e siguruar financiarisht dhe nuk kam qenë e shtyrë të pranoj role, në të cilat do të më rrotulloheshin zorrët”.

Dalëngadalë u bë e njohur në Kosovë, por edhe këtu gjithçka filloi tamam pas paraqitjes në Kanë. “Besoj që kjo u ka pëlqyer njerëzve – një bashkëvendëse e tyre në Kanë, më në fund një imazh tjetër i Kosovës, i cili përcillej në botë, për dallim prej raporteve të zakonshme mbi dhunën dhe trazirat”. Tani ajo ka një agjent në Francë, “Heshja e Lornës” atje është pritur shumë mirë. Ajo dëshiron të vijë për premierën e filmit në Berlin në fillim të tetorit, pastaj ndoshta në fund të vitit do të startojë në SHBA. “Këtë rast unë mund ta shfrytëzoj për të gjetur një agjent atje”. Ajo mbyll pakëz sytë, fillon të buzëqeshë. “Ndoshta tingëllon si pretendim i çmendur. Çfarë të them. Unë thjeshtë kam qejf të udhëtoj”. Ajo nuk e ka ndërmend që t’ia prishë vetes këtë qejf, edhe pse për çdo udhëtim në botën e jashtme ajo duhet të kërkojë vizë. Kush është nga Kosova, madje edhe kur është i famshëm, së pari shikohet me dyshim se pas hyrjes në një vend nuk do të kthehet më prapa.

Sa më terr që bëhet, aq më shumë njerëz vijnë në kopshtin e prindërve. Nëna ka përgatitur një darkë gjigante për bijën e saj, dy vëllezërit e saj janë këtu, kushërira dhe kushërinj, miq e kolegë, një dyzinë njerëzish, dhe të gjithë janë tepër krenarë për yllin nga rrethi i tyre. Një revistë në Belgjikë, e cila e ka vendosur atë në faqen e parë, kalon dorë më dorë, pastaj një artikull nga Franca, përndryshe çfarë bën gazetari nga Gjermania këtu? Të gjithë qeshin, pinë, hanë, sensacioni i mbrëmjes është miku i ri nga Franca, i cili menjëherë shpallet pjesë përbërëse e familjes, pastaj ai duhet të cakërrojë gotën disa herë me secilin. Arta Dobroshi shikon rrethin, prindërit, kopshtin, qytetin. “Në fund,- pëshpërit ajo,- më së miri është në shtëpi”.

*Portreti i aktores kosovare Arta Dobroshi u botua në shtojcën kulturore të revistës gjermane “Der Spiegel”

Shqipëroi Enver Robelli


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Arta Dobroshi

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

Rindërtimi i shtëpive në Suhadoll, gjendja ende e tensionuar

19/11/08 14:31:00 | Përfaqësuesit e strukturave politike dhe ata të sigurisë në..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML