Shtune, 22 Nentor 2008 10:25:47

Lexoni versionin Print

QKK nuk ka kontroll

Asgjë nuk të mbetet në mendje. Pas shfaqjes fashitet gjithçka, përshtypjet, emocioni, por edhe paratë. Struktura jo të qarta, tematika të përsëritura. Këto janë problemet që rëndojnë mbi dokumentarin shqiptar, sipas kryetarit të bordit për dokumentarin pranë Qendrës Kombëtare Kinematografike, Moikom Zeqo.

Alma Mile
Merkure, 15 Tetor 2008 09:14:00

Sëmundjet e vjetra të dokumentarit. Kryetari i bordit të dokumentarit pranë QKK-së, Moikom Zeqo, tregon shkaqet pse kjo gjini nuk është e suksesshme. Projektet e reja dhe arsyet e kthimit mbrapsht të të gjitha dosjeve të paraqitura në “raundin” e mëparshëm

Zeqo: Kineastët sjellin skenarë edhe me gabime ortografike e me shkrim dore

Asgjë nuk të mbetet në mendje. Pas shfaqjes fashitet gjithçka, përshtypjet, emocioni, por edhe paratë. Struktura jo të qarta, tematika të përsëritura. Këto janë problemet që rëndojnë mbi dokumentarin shqiptar, sipas kryetarit të bordit për dokumentarin pranë Qendrës Kombëtare Kinematografike, Moikom Zeqo. Në mbledhjen e fundit ky bord miratoi 5 projekte:

“Ëndrra e Çamërisë”, me skenar të Enver Kushit dhe regji të Kujtim Gjonajt, “I famshmi kodik i Beratit “Beratinus”, me skenar të Shaban Sinanit dhe Tomë Therçaj dhe regji të Ylli Pepos, “Viktor Gjika, poet i ekranit”, me skenar dhe regji të Petrit Rukës, “Imazhi i njeriut” me regji dhe skenar të Armando Lulajt, “Midis dy dasmave” me skenar dhe regji të Esat Telitit. Ndërsa të tjerë u kthyen për rishikim. Por në takimin e parafundit, ky bord nuk pranoi të financojë asnjë nga projektet e paraqitura. Arsyet i komenton më shkoqur Zeqo në këtë intervistë kuveçonskenaret e dobët.

Në mbledhjen e fundit, bordi i dokumentarit miratoi projektet që do të financohen nga QKK. Na tregoni diçka për prurjet.

Aprovuam 5 dokumentarë, disa prej të cilëve me karakteristika të veçanta. Do veçoja atë për Kodikun e Beratit. Shumë i saktë shkencërisht dhe i ndërtuar në mënyrë të tillë, që të tërheqë vëmendjen, jo vetëm të opinionit publik shqiptar, por edhe atë botëror. Aq më tepër që për të ka edhe xhirime në Vatikan, etj. Një tjetër dokumentar është për Çamërinë. Nuk ka të bëjë me aspektin politik, por me njohjen e historisë së këtij territori në shek. XX. Interesant projekti i Esat Telitit, për një të ri nga Kavaja që u vra në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Skenari ishte gati si një dramë në miniaturë. Një motiv që na duhet ta njohim, pasi lidhet edhe me një nga luftërat më të çuditshme të historisë moderne botërore. Një tjetër, ishte “Imazhi i njeriut”, i propozuar nga një kineast i ri. Një trajtim filozofik dhe social i figurës së njeriut në epokën globale. I vështirë për t’u realizuar, por kemi besim se artisti mund t’ia dalë. Një projekt, që mendoj se meritonte të zgjidhej, ishte dokumentari për Viktor Gjikën. Pati një debat të vogël, pasi për të është bërë një film televiziv, por dihet tashmë që Viktor Gjika është një nga krijuesit e filmit artistik shqiptar dhe Kinostudios.

Lamë për ripunim një dokumentar për personat me aftësi të kufizuar, që kanë vënë në skenë “Notre Damme de Paris” të Hygoit dhe disa drama të shkurtra, pasi skenari kishte nevojë për ripunim. Mu duk i çuditshëm projekti që tregonte historinë e Skënderbeut përmes shahut. Na u duk i parealizuar në aspektin e imazhit, edhe pse ideja ishte shumë interesante.

Para vendimit të fundit ju kishit hedhur poshtë një palë projektesh. Për çfarë arsye?

Mund ta quaj diçka të pazakontë. Për shkak të cilësisë që nuk përputhej me karakterin autentik të dokumentarit, nuk pranuam asnjë nga projektet e paraqitura. Arsyet ishin dy. Së pari, kishte një ngatërresë mes dokumentarit kinematografik dhe reportazhit televiziv. Kjo është një sëmundje e vjetër që ka lënë gjurmë dhe vazhdon të ketë ndikime. Është e papranueshme, pasi dokumentari kinematografik ka një vlerë financuese shumë më të madhe se një reportazh televiziv.

Kështu që kishte edhe një kontradiktë mbi bazë financiare. Arsyeja e dytë lidhet me tematikat e përsëritura. Na u paraqitën projekte për figura, për të cilat janë bërë edhe më parë dokumentarë (për Nënë Terezën), madje edhe ata të dobët. Ishin imitime të disa përvojave të mëparshme. Ne vendosëm si rregull që projektet e skualifikuara nga një mbledhje seleksionuese, të mos paraqiten më në mbledhjet e mëvonshme. Kjo ngjalli reagime, pasi u ngrit pretendimi i ripunimit. Ndoshta vendimi ynë ishte pak drakonian, por tekstet e dështuara që në fillim sado të riparohen, janë të destinuara për të qenë të tilla deri në fund.

Do të thotë që projektet e kësaj radhe i tejkalojnë problemet që përmendni ju?

Në mbledhjen e fundit u vu re një prurje tjetër. Tani mund të themi se i jemi afruar më shumë dokumentarit si koncept dhe jemi më larg reportazhit televiziv. Pati një prurje jo aq të madhe sa më parë, por cilësia ishte sigurisht më e mirë. U paraqitën tematika të mprehta, por ajo që binte në sy më së shumti është serioziteti, pasi më parë na kanë ardhur skenarë edhe me gabime ortografike, edhe me shkrim dore.

Kështu që vijoj t’i mbetem idesë që refuzimi i herës së shkuar ishte i drejtë, sepse Qendra nuk mund të vazhdojë të japë para për gjëra që s’kanë asnjë vlerë. Dukej si një lloj bamirësie. Paratë e shtetit jepeshin për dokumentarë që s’i hynin askujt në punë. Nga ana tjetër aprovuam disa dokumentarë të cilët plotësonin gjithë dokumentacionin e duhur. Kemi ngulur këmbë në aspektin juridik të paraqitjes, duke shmangur konkurrimin e ndonjë shtëpie kinematografike fantazmë.

Pse mendoni se kanë “degjeneruar” punët në këtë pikë?

Një pjesë e kineastëve apo atyre që kanë shtëpitë kinematografike private janë të njohur, kanë kontribut, por nuk kanë një rinovim të mjeteve shprehëse, apo konceptimeve, pra nuk sjellin diçka të re dhe në mënyrë rutinore vazhdojnë punën e dikurshme. Ndërsa mendoj se është edhe një boshllëk legjislativ që nuk e detyron QKK-në të kontrollojë deri në fund fatin e këtyre prodhimeve, nëse realizohen, shpërndahen, apo shiten. Pse jo të marrin edhe përqindje fitimi, duke qenë se financon për realizimine tyre.

Mendoni se është koha e një “ripërtëritjeje” dhe mes kineastëve?

Mua më duket tragjike mungesa e kineastëve të rinj. Duket se ka ardhur koha për një rinovim të sendërtimit të skenarëve në këto filma. Këtë zhanër duhet ta lëvrojnë më shumë të rinjtë dhe kjo traditë që kemi pasur, që sigurisht ka pasur të metat e veta të trashëguara nga e kaluara, duhet të tejkalohet. Duhet të vijnë njerëz të rinj, me ide e koncepte të reja. Dokumentari është një kronikë e imazhit të një kohe të caktuar dhe është shumë i rëndësishëm. Kërkohet më shumë seriozitet.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Moikom Zeqo

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML