Hene, 06 Shtator 2010 09:50:29

Lexoni versionin Print

Armando Likaj:S'i besoj ata që dalin kundër dashurisë

Është 25-vjeç dhe në repertorin e tij numëron shumë role në vepra të mëdha. Armando Likaj ka përfunduar studimet për kanto në Akademinë e Arteve vetëm dy vjet më parë, por karriera e tij ka nisur shumë më herët.

Yllka Lezo
Merkure, 26 Nentor 2008 11:09:00

Është 25-vjeç dhe në repertorin e tij numëron shumë role në vepra të mëdha. Armando Likaj ka përfunduar studimet për kanto në Akademinë e Arteve vetëm dy vjet më parë, por karriera e tij ka nisur shumë më herët. Skena e parë ku ka shkelur ka qenë në qytetin e tij të lindjes në Shkodër ku ka marrë pjesë në festivalet e fëmijëve.

Këngën do ta “braktiste” për pak kohë për të studiuar kitarë, por do ti rikthehej shumë shpejt, “për të mos e braktisur kurrë”. Armando numëron një sërë rolesh të realizuar në skenë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe të Baletit mes të cilëve Ancelotinte “Tosca” e Puçinit, Morales te “Carmen“ e Zhorzh Bize, Picaro te “Fidelio”, e Beethoven, etj, për tëmbërritur tek roli i Raimondos te“Lucia di Lammermoor”.

Vepër që hapi sezonin artistik dedikuar 55 vjetorit të Teatrit Kombëtaë të Operës dhe të Baletit. Në intervistën e mëposhtme Armandi tregon se si u gjend në rrugën e artit dhe se si e sheh ai të ardhmen e tij dhe të operës shqiptare.

Si e nisët rrugën e artit?

Në qytetin e lindjes, në Shkodër kam kënduar që i vogël dhe kam marrë pjesë në shumë aktivitete të ndryshme si festivalet e fëmijëve, për pesë vite me radhë, nën drejtimin e Kujtim Alisë. Pasi nuk e “pata fatin” për të qenë pjesë e stafit të kantos në liceun e Shkodrës, vazhdova për kitarë. Pas kësaj kam marrë pjesë në korin e “Rozafa ekspresion” të Zef Çobës. Ai më shtyu dhe më drejtoi nga kjo muzikë.

Ju vini nga një familje me traditë në muzikë?

Me traditë jo në muzikë por nga një familje që e ka pëlqyer gjithmonë muzikën dhe e ka ndjekur artin

Si u bëtë pjesë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe të Baletit?

Ka dy vjet që kam përfunduar akademinë e Arteve për kanto, nën drejtimin e Prof. Buran Spahiut. Menjëherë pas përfundimit të studimeve jam vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Këngët e Tokës”(2006). Pas kësaj jam afruar pranë Teatrit të Operës dhe të Baletit.

Jo se nuk isha afruar dhe më parë, pasi kisha interpretuar si student, si ai që ka dëshirën për të qenë sa më pranë këtij institucioni. Ndoshta për shkak të kontributit që dhashë në opera, u treguan bujarë si kolegët ashtu edhe drejtori i TKOB që më ofroi një vend pune.

Mund tregoni diçka më shumë për personazhin e Raimondos që interpretoni te “Lucia di Lammermoore”. Ai duket sikur është i vetmi që mund ta nxjerrë Lucian nga gjendja e çmendurisë?

Në libret thuhet që Raimondo është babai shpirtëror i Lucias por ai mund të jetë edhe vëllai shpirtëror, të cilin Lucia nuk e pati ndonjëherë. Paçaka se ajo vërtet kishte një vëlla, Enrikon por ai asnjëherë nuk ishte vëlla për atë motër. Më tepër mendonte për të mbajtur pozitën e familjes sesa për ndjenjat shpirtërore dhe njerëzore që përjetonte e motra.

Kurse Raimondi dinte gjithçka, çdo lidhje të Lucias. Ai në fundin e aktit të parë është edhe prift, që bën martesën. Me shumë dhimbje del në skenë, gjë që e tregon edhe ecja e ngadaltë. Edhe aria që interpreton, tregon një dhimbje tepër të madhe. Raimondo mund të përkufizohet si vëllai shpirtëror, njeriu që vërtet e ka mbështetur gjithmonë dhe që gjatë gjithë kohës mundohej ti mbushte mendjen Enrikos që të mos krijonte luftë dhe përçarje midis çiftit.

Sa e vështirë është të hysh në psikologjinë e një personazhi?

Duhet punuar vërtet mbi psikologjinë e personazhit, pasi duhet të njohësh mirë çdo detaj të tij. Nuk flas vetëm për karakterin që është në këtë vepër. Duhet të lexosh, duhet të parapërgatisësh ngjashmërinë e shumë personazheve, që mund të jenë në veprat e tjera.

Duhet të gjesh detaje që të mund ta kompletosh atë personazh. Është një përgjegjësi shumë madhe për një këngëtar që ka për të kënduar për të lëvizur dhe interpretuar atë personazh, sepse ka për ti treguar publikut se çfarë do të përcjellë me atë të kënduar.

Sa orë jeni ushtruar?

Mendoj se i jam përkushtuar shumë kësaj vepre. Unë nuk e kam asnjëherë me limit e sa orë mund të punojë për një vepër. Të them të drejtën futem në studio dhe nuk shoh fare orën. I vë vetës në dispozicion studion pa marrë parasysh sa do qëndroj. Kualiteti i punës që unë bëj ndihet pasi dal nga studioja.

Nëse kam një buzëqeshje do të thotë që gjithçka ka shkuar mirë. Në qoftë se jam i heshtur, mendoj se duhet të punoj dyfish, pa pasur parasysh kohën, për të nxjerr në pah atë që dua. Në radhë të parë është pasioni për atë që punoj dhe besoj se gjithë jetën do kem kënaqësi të punoj në këtë punë.

Cila është ajo orë e ditës kur ju jepni maksimumin?

Një moment i tillë gjendet gjithmonë pasi e ke përvetësuar pjesën. Pasi ke hyrë në brendësi dhe e kupton se për çfarë po këndon. Gjatë punës mua më ndodh shpesh që zërin më të mirë ta kem në oraret e pasdites. Është kjo koha në të cilën unë ndihem më ngrohtë, më shpërthyes. Në mëngjes e kam pak të vështirë të më hapet zëri. Në fakt thuhet që zërat e rëndë, sidomos të meshkujve janë pak të vështirë, pasi duhet të çohesh shumë herët nëse do të këndosh herët.

Thuhet që artisët gjysmën e kohës e kalojnë në kafe. Sa e vërtetë është kjo?

Fatkeqësisht po bie në sy kjo gjë. Uroj që të mos jetë aq e vërtetë se sa është në dukje. Vërtet që më vjenkeq. Me mua nuk ndodh një gjë e tillë. Jam nga ata njerëz që nuk u pëlqen ta humbasin kohën kot. Në kafe më pëlqen të rri me persona me të cilët kemi gjëra të përbashkëta.

Ditëve të sotme duket sikur bota nuk ka kohë për dashuri si e Lucias. Si i flet ajo shekullit të XXI?

Nuk mendoj që historitë e dashurisë me vetëmohim si kjo e Lucias duke u sjellë në 2008-ën do i humbasin vlerat. Dikush mund të mendojë se në ditët e sotme ajo nuk tingëllon po aq origjinale. Ti besojmë gjërat ashtu siç kanë ndodhur, mos të them që sot mund të ndodhin edhe më keq (uroj që jo). Por mendoj që ngjarjet duhen marrë ashtu siç tregohen. Kjo është thjeshtë një histori, nuk them që duhet marrë ajo histori.

Mbase është një mësim në mënyrë që të mos ndodhë më kështu. Dhe jo vetëm në 2008-ën por në çdo kohë. Mesazhi i Lucias është se asnjëherë nuk duhet të bëjmë gjëra jashtë njerëzores. Jashtë asaj që njeriu vërtet do dhe e bën të ndihet mirë në këtë jetë. Dhe të mos i ndalojnë asnjëherë njerëzit dhe sidomos dashurinë. Ky është mesazhi që vjen tek unë dhe shpresoj ta ketë transmetuar edhe në publik.

Si e mendon operën në një të ardhme?

Mendoj që do eci, madje shumë. Shoh që këtu ka një kualitet vokal dhe instrumental, të cilët farë mirë mund të konkurrojnë edhe me operat jashtë vendit, në Europë dhe pse jo nëpër botë. Nuk e di saktësisht se çfarë i mungon që nuk ka shkëlqimin e duhur. Megjithëse mendoj se këto vitet e fundit është përmirësuar. Këtë e tregojnë edhe premierat që janë vënë në teatër.

Gjithë kalendari i Operës realizohet nga një regjisor. A është normale kjo?

Për aq kohë sa unë kam në teatër dhe nga puna që kam bërë me regjisorin Nikolin Gurakuqi, mendoj se ai është mjaft i aftë ndryshe nuk kishin për t’ia besuar një punë të tillë. Mendoj se të gjitha këto përgjegjësi që ka ai i realizon shumë mirë.

Sa e vështirë është për një artisët të ri të bëhet pjesë e TKOB?

Është mjaft e vështirë. Problemi qëndron në faktin se sa kanë forcë dhe se sa janë të aftë artisët e rinj të futen në atë rreth. Dhe kjo jo me idenë që do futem unë sepse dua të jem aty por me idenë që të kesh përpara të tillë solistë dhe të jesh i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë që merr. Edhe unë e kam pasur të vështirë.

Cili është karakteri që ëndërron të luash?

Siç ka dëshirë dhe ëndërr çdo bariton në botë, edhe unë kam dëshirë të interpretoj në operën “Rigoletto”, të Giuseppe Verdi . Ka dhe shumë personazhe të tjerë që janë shumë të bukur. Ndërsa për momentin ëndrra ime mbetet të prek skenat e botës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Raimonso (Armando Likaj) dhe Lucia (Oriana Kurteshi) në operën "Lucia di Lammermoore"

Maqedoni, liderët e partive në takim për zgjedhjet e marsit

09/01/09 08:22:00 | Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni sot do të..

Një termet 4.5 ballë bie në Maqedoni, ndjehet edhe në Tiranë. S’ka dëme

08/01/09 17:17:00 | Një tërmet me fuqi rreth 4,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML