Premte, 19 Mars 2010 16:00:52

Lexoni versionin Print

Bizanti sipas Cameron

Një libër për bizantinët dhe qytetërimin e tyre me influencë në kontinentin evropian,paraqiti dje prof. Averil Cameron. Profesoresha e Oksfordit me “Bizantinët” qëu paraqit dje në prani të saj në Bibliotekën Kombëtare, trajton marrëdhëniet ekonomie,

Yllka Lezo
Enjte, 08 Janar 2009 09:12:00

Bizanti dhe njerëzit që e bënë të fuqishëm. Marrëdhëniet ekonomike, politike dhe sociale brenda perandorisë, ndryshimi i koncepteve etni dhe identitet gjatë shekujve. Po Shqipëria mesjetare? Një intervistë me Averil Cameron, profesoreshë në Oksford

“Shqipëria mesjetare, e vështirë ta shpjegosh”

Një libër për bizantinët dhe qytetërimin e tyre me influencë në kontinentin evropian,paraqiti dje prof. Averil Cameron. Profesoresha e Oksfordit me “Bizantinët” qëu paraqit dje në prani të saj në Bibliotekën Kombëtare, trajton marrëdhëniet ekonomie, sociale dhe politike në një nga perandoritë më jetëgjata në historinë e njerëzimit.

I ndodhur midis dy botëve, myslimane dhe të krishterë, qytetërimi Bizantin i ka trashëguar kohës sonë gjurmë të pashlyeshme. Ky pozicion ka bërë që të krijohen stereotipe që e kanë identifikuar të qenurit i Bizantit dhe bizantinin me ortodoksinë.

Cameron-in e shqetëson fakti që Bizanti në të shumtën e rasteve është trajtuar jo si pjesë e historisë evropiane, por si ishull më vete.

Ajo tenton të bëjë një portretizim të qytetërimit bizantin. Për këtë nuk është mjaftuar me shfrytëzimin e materialit të pasur arkivor (gjë që e dëshmon bibliografia për këtë vepër), por ka udhëtuar në shumë prej vendeve që kanë qenë pjesë e perandorisë, Greqi, Shqipëri, Izrael deri në vendet afrikane... Nuk ka qenë e lehtë.

Ajo është gjendur dhe përballë boshllëkut kur për dekada të tëra dhe për vende të caktuara nuk dëshmohet asgjë. Iliria është një ndër rastet. Megjithatë një qytet si Durrësi, ka një peshë të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë nga Cameron apo edhe qytete antike të vendosura përgjatë rrugës Egnatia që kanë pasur padyshim rëndësinë e tyre.

Në intervistën për “Shekullin”, Averil Cameron tregon për pozicionin e qyteteve shqiptare nën Perandorinë Bizantine, materialet që i është dashur të lërë jashtë studimit si dhe ndryshimet që kanë pësuar në kohë konceptet etni dhe identitet.

Zonja Cameron, si e shpjegoni rizgjimin e interesit për studimin e Bizantit?

Kjo gjë ka filluar besoj në fillim të viteve ’90. Aleksandër Kazhdan, hebre rus, emigroi në Amerikë në fund të viteve ’70. Ai donte që të përhapte njohjen e Bizantit në Perëndim, mes njerëzve të rinj. Mund të them së ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim. Shkroi shumë, për ta bërë këtë çështje sa më prezente.

Nuk ishte i interesuar të shihte anën tradicionale të gjërave, historinë apo kishën. Ai ishte i interesuar për “jetën e vdekshme”, kulturën materiale, njerëzit e zakonshëm, mënyrën se si jetonin ata. Falë punës së tij, mësimdhënia e kësaj lënde u bë më e lehtë sepse për herë të parë njerëzit e kishin të lehtë të lexonin dhe të shihnin gjërat, subjektet për të cilat ishin të interesuara.

Na thoni diçka për burimet që keni shfrytëzuar?

Sigurisht shumë dokumente. Që nga ato të hershmet greke dhe latine e deri tek botimet e vona. Unë e kam dhënë mësim këtë lëndë për një kohë të gjatë. Tani nuk e jap më, por është fryt i viteve të tëra pune.

Çfarë sillni ju të re në krahasim me kolegë apo paraardhës që janë marrë me të njëjtën fushë?

Mund të them se pjesa më e madhe e materialit që unë kam shfrytëzuar nuk është studiuar më parë. Kështu që ende na mbetet shumë punë për të bërë.

Fjala bizant apo bizantine sjell menjëherë para sysh një atmosferë luksi.

Ishte një perandori mesjetare dhe kishin në patronazh artin që bëhej nga njerëz të pasur. Përveç kësaj mbanin edhe objekte luksi në shtëpitë e tyre, rroba, bizhuteri, orendi. Nga ajo kohë, kemi edhe objekte të zakonshme që janë përdorur nga njerëz të thjeshtë por që janë me shumë vlerë. Në një farë mënyrë kanë mbijetuar shumë objekte luksi.

Dhe është e vërtetë që bizantinët, jo vetëm në periudhën e Mesjetës, por për shumë shekuj janë kujdesur për veten. Gjatë kryqëzatave perandoria bizantine plaçkiti dhe mori me vete shumë thesare, që tani janë në muzetë e botës.

Tek “Bizantinët” merreni kalimthi edhe me qytete shqiptare nën Perandorinë Bizantine. A i jepni ndonjërit prej tyre një rol të rëndësishëm në qytetërimin bizantin?

Durrësi është një vend shumë i rëndësishëm. Në periudhën e hershme të kësaj perandorie edhe Butrinti konsiderohej si i tillë. Shkodra gjithashtu. Mendoj që Durrësi mbetet qendra shqiptare më e rëndësishme në atë periudhë.

Vitin 1018 ju e cilësoni vendimtar. Çfarë ndodh në këtë periudhë?

Një pjesë e madhe e Shqipërisë ishte nën pushtetin e një province të re, që bizantinët e quanin Bullgari. Në këtë periudhë u vendos edhe modeli i sistemit të qeverisjes dhe i kishës që zgjati për rreth 200 vjet. Durrësi për shembull u shkëput pasi nuk donte të drejtohej nga kisha apo ndoshta edhe nga grekët. Disa qytete shqiptare u shkëputën nga perandoria bizantine, por nuk ishin të pavarura.

Quhet i kryer me kaq kërkimi juaj? Çfarë ka ngelur jashtë?

Shumë histori që nuk i përkisnin fushës time. Kam lënë jashtë rolet e religjioneve dhe të kishës, për të njëjtën arsye. Më është dashur të vendos vetë se çfarë mund të jetë interesante dhe çfarë temash ishin të rëndësishme, punë që ka qenë shumë e vështirë. Gjithashtu më është dashur një kohë e gjatë për të planifikuar punën. Nuk e di nëse ka qenë një punë e suksesshme por gjithsesi unë e bëra.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML