Marte, 09 Shkurt 2010 12:27:09

Lexoni versionin Print

Gazmend Kapllani nderohet nga "Harta e Rigës"

Nderohet me medalje gazetari shqiptar në Greqi Gazmend Kapllani. Në një aktivitet të zhvilluar mbrëmjen e së martës nga Organizata Panballkanike greke "Harta e Rigës" morën pjesë Presidenti i Republikës greke z. Karolos Papulias, Ministri i Pushtetit Lokal dhe i Decentralizimit z. Prokopi Pavlopulos si dhe përfaqësues të tjerë të artit skenik, muzikës dhe letrave.

Altin Metaj
Enjte, 10 Maj 2007 09:34:00

Për gazetarinë dhe publicistikën

Athinë - Nderohet me medalje gazetari shqiptar në Greqi Gazmend Kapllani. Në një aktivitet të zhvilluar mbrëmjen e së martës nga Organizata Panballkanike greke "Harta e Rigës" morën pjesë Presidenti i Republikës greke z. Karolos Papulias, Ministri i Pushtetit Lokal dhe i Decentralizimit z. Prokopi Pavlopulos si dhe përfaqësues të tjerë të artit skenik, muzikës dhe letrave. Aktiviteti u zhvillua me rastin e 250-vjetorit të lindjes së themeluesit të shoqatës "Harta e Rigës", Riga Velestinli. Gjatë aktivitetit u nderuan me medalje, ballkanas të diasporës së vendeve përkatëse të cilët janë personalitete në vende të ndryshme të botës.

Gjatë aktivitetit u nderuan me medalje përfaqësues nga 6 shtete të Ballkanit. Nga Shqipëria, Gazmend Kapllani, gazetar dhe publicist në gjuhën greke, (Kapllani aktualisht është publicist në faqet e të përditshmes "Shekulli") nga Bullgaria Minko Valkanski fizikant, drejtues i Universitetit "Petro & Maria Kyri", nga Rumania Mihai Spariosu pedagog i artit në Universitetin e Xhorxhias, në SHBA si dhe personalitete të tjera nga Maqedonia, Serbia, Greqia.

Gjatë aktivitetit i cili u zhvillua në një nga sallat më prestigjoze të Athinës "Palas" u dha një koncert me praninë e këngëtarit të njohur grek Thano Mikruçiko.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML