Shtune, 22 Nentor 2008 11:55:57

Lexoni versionin Print

Në HC-in e Kolorados, aty ku klasi shkencor sfidon trillet e natyrës

Nëpërmjet evidentimit të parametrave teknikë, konstatimit të funksionimit dhe miradministrimit të një prej vepravemë të mëdha energjetike në botë, Hidrocentralit mbi lumin Colorado në SHBA,

Prof.Dr.Kiço Negovani
Premte, 04 Prill 2008 10:44:00

 

 

Nëpërmjet evidentimit të parametrave teknikë, konstatimit të funksionimit dhe miradministrimit të një prej vepravemë të mëdha energjetike në botë, Hidrocentralit mbi lumin Colorado në SHBA, Prof.Dr.Kiço Negovani, sjellë një eksperiencë të vyer në shërbim të specialistëve shqiptarë të kësaj fushe, duke bërë njëkohësisht apelin për masa të forta ruajtje e sgurije në funksion të evitimit të katastrofave të mundshme.



Hidrocentralit gjigant mbi lumin Colorado në SHBA është një nga veprat e njohura të rendit botëror të Hidroenergjitikes. Duke qenë një nga njohësit e mirë të projektimit, ndërtimit e administrimit të veprave tona energjitike, vizita e fundit që unë bëra në HC-in mbi lumin Kolorado ishte një befasi në kuadrin e praktikës, ku klasi shkencor i materializuar në këtë vepër "flet" qartë për aftësinë për përballimin e sfidave të natyrës, njëkohësisht dhe dëshirë e apel për vepra të tjera bashkëkohore energjitike në Shqipëri dhe domosdoshmëri për miradministrim e ruajtje të tyre.

Ky hidrocentral, që njihet si triumfi i arkitekturës moderne dhe njëkohësisht edhe si një nga mrekullitë më të famshme në botë me digën Hoover-Dam, sipas emrit të ish-Presidentit të Amerikës, ndodhet 48 km në Juglindje të Las Vegasit, që është qyteti me bukuritë e rralla botërore të krijuara nga dora dhe mendja e njeriut në mes të një shkretëtire disa mijëvjeçare.




Për studimin, projektimin dhe ndërtimin e tij, është shfrytëzuar një dhuratë befasuese e natyrës; gryka shumë e ngushtë e luginës së lumit Colorado, që është kufiri ndarës i Kanioneve të Zeza, vertikalisht të thepisura midis shtetit të Nevadës dhe asaj të Arizonës. Gjate rrugës, kur nisesh nga Las Vegasi për në hidrocentral, fillimisht shpalosen vargmalet me ngjyrë karakteristike kafe të errët, të zhveshura dhe pa bimësi e gjelbërime; me rrumbullakime të lëmuara dhe ndërhyrje të theksuara vertikale që të tërheqin për figurat e shumta dhe të larmishme gjeometrike që krijohen. Në vazhdim, befasia u ballafaqua me kanionet mahnitëse të Colorados, të cilat nga gjeologët dhe gjeografët cilësohen si më të thellat në botë, dhe bile me thellësira mbi 1500 m, ku bukuria karakteristike e tyre dhe frika të befasojnë me pamjen e tyre mjaft interesante.

Për këtë befasi, ku bukuria dhe frika ballafaqohen, duke kundruar natyrën, ciceroni filloi të flasë me zë të lartë, duke thënë se diku nëpër këto kanione është bërë një studim-projektim dhe është ndërtuar me mjaft mjeshtëri të rrallë një rrugë konsol në formë rrethore, në planin horizontal, ku të dy skajet e saj me 180 gradë janë plotësisht të inkastruara në kulmin e kanionit vetëm nga njëra shpatull në drejtim të rrjedhës së lumit Colorado. Shtresa e rrugës mbi konsol është realizuar me xhamllëk special të armuar, apostafat për t'u dhënë përshtypjen dhe mundësinë turistëve që duke qëndruar në këtë pozicion si një shpend në ajër, të shikojnë poshtë thellësinë mahnitëse mbi 1500 m. Ndërkaq, vazhdoi duke treguar së jo të gjithë turistët pranojnë që të shkojne atje, që të shijojnë këtë ballafaqim të së bukurës me frikën. Pavarësisht se deri aty vijnë me helikopter.



Më në jug, duke ndjekur udhëtimin tonë, shpaloset liqeni artificial më i madhi në botë me emrin Mead, që është rezervuari i krijuar mbas digës me një sipërfaqe të pasqyrës së ujit rreth 620 km2 dhe gjatësi 180 km, me plazhe, vila dhe hotele fantastike për të pushuar dhe zhvilluar industrinë e turizmit dhe industrinë e peshkut. Liqeni është në kuotën 372 m mbi nivelin e detit dhe kishte një volum prej 35.200 miliardë m3 ujë duke garantuar një rregullim të përjetshëm të punës hidroenergjitike të këtij hidrocentrali.

Përpos funksionimit si rregullator i përjetshëm për shfrytëzimin maksimal dhe prodhim energjie nga çdo m3 uji dhe asaj të turizmit, vlera e këtij liqeni ka qenë akoma më e madhe pasi është ndërtuar në shkretëtirën mijëvjeçare të Arizonës, pa përmbytje toke bujqësore. Ajo ndërkaq ka ndryshuar klimën e kësaj zone që vuante tmerrësisht nga thatësirat e skajshme dukë dhënë një kontribut të madh për vaditjen e tokave bujqësore dhe furnizimin me ujë për të gjitha qendrat turistike, social-kulturore dhe industriale rreth e qark këtij liqeni.

Pas një pushimi dhe soditje të këtij peizazhi të qetë si dhe dëgjimin e ciceronit turistik, vazhduam rrugën nëpër kthesa të shumta rrëzë malit të kanioneve dhe befasisht janë një kthesë S-je të theksuar menjëherë përpara syve tona u shpalos vepra madhështore hidroenergjitike e Amerikës.



Zbritëm me shpejtësi dhe menjëherë u përqendruam të gjithë së bashku në monumentin përkujtimor të kësaj vepre ku dy Engjëjt Mbrojtës të Digës Hoover-Dam me flamurin e SHBA-së, që krenar valëvitej në majë të një shtizë shumë të lartë, përbënin një kompleks skulpturor madhështor që simbolizonte punën heroike të kryer për ndërtimin e kësaj vepre. Skulptura përfaqësonte në vetvete dy njerëz të ulur secili mbi nga një bllok mermeri ngjyrë të shkëlqyer në të zezë, me krahët lart drejt qiellit pa fund, të futur në mbajtëse që ishin pjesë përbërëse e dy krahëve gjigante të fluturimit. Në këto momente fluturimthi nëpër trasenë e rrugës së kujtesës, pa e kuptuar, nga emocionet që kisha m'u kujtuan thëniet e ing.Mërgim Korça, i cili në një bisedë intime me të në qytetin Troy- Detroit të shtetit Miçigan të Amerikës, ato pamje mahnitëse të skulpturës i ishin kujtuar dhe komentuar të përngjashme si ato në Icarus-in e Leonardos.


Pas soditjes dhe leximit të pllakës përkujtimore, që bëhej fjalë përpos heroizmit të punës dhe arritjet shkencore të viteve 1931-1935, vëmendja jonë u befasua nga pamja madhështore e digës gjigante Hoover-Dam. Ajo në vetvete përfaqësonte një Digë Hark- Gravitacion prej betoni të inkastruar në shpatullat dhe në shtratin e kanioneve të Zeza të lumit Colorado. Kjo digë në fillesat e punimeve u quajt Diga Bouler-Dam, ndërsa më vonë ajo mori përfundimisht emrin Herbert Hoover - Dam i cili ka luajtur një rol instrumental mjaft të rëndësishëm, së pari, si Sekretar Komercial i Shteteve rreth kësaj treve dhe, së fundi, si President i SHBA për studimin, projektimin dhe ndërtimin e këtij hidrocentrali.

Fillimi i punimeve datonte vitin 1931 dhe përfundimin 1935, domethënë 4 vjet dhe bile 2 vjet para planifikimit, ndërsa hapja për vizitorët dhe turistët u bë në vitin 1936. Lartësia e digës ishte H = 221 m, gjatësia nga shpatulla e Nevadës në shpatullën e Arizonës L = 379 m; fuqia e instaluar I= 2074 MË, gati 4 herë më e fuqishme se ajo e Hidrocentralit të Fierzës në vendin tonë. Trashësia në bazamentin e digës B= 330 m që i bie grupit të dytë të digave me gravitet të lehtësuar të cilat e kanë raportin në kufijtë n = H/B = 0.4-0.6. Trashësia e digës në kurorën e saj sipër ishte sa gjerësia e një rrugë automobilistike me dy korsi dhe dy trotuare d=15 m dhe me një parapet dekorativ në të dy krahët. Kurorën e digës e shëtitëm gjatë gjithë gjatësisë me një kënaqësi marramendëse, pasi nga e majta kaltëronte ngjyra blu e thellë e qiellit të reflektuar në pasqyrën e ujit të liqenit. Nga e djathta, 200 m për poshtë, në mes një humnere të çuditshme shihej me ngjyrë në të bardhë ndërtesa madhështore e makinerisë dhe e turbinave dhe kaltërsia e ujit me rrjedhjen e tij të qetë që krijohej nga humbja e energjisë disa atmosferëshe nëpër lopatat e turbinave. Ndërsa kundrimet me kureshtjen nga përpara dhe prapa shfaqeshin shpatullat thike vertikale të kanioneve të errëta në kafe, me mozaikën e vrimave të barominave që ishin bërë nga punëtorët heroik të varur nëpër litarë si alpiniste.




Një kureshtje e thellë mbresëlënëse ishte edhe prezenca e dy kullave të veprës së marrjes së ujit për në turbinat me zgjidhje arkitektonike dhe konstruktive bashkëkohore me pozicione në një të tretën e gjatësisë harkore nga të dyja anët e digës, ku ora e kullës në krahun e territorit të Arizonës shënonte një orë më përpara sesa ora e kullës tjetër që ishte nga krahu i Nevadës.

Për devijimin e lumit Colorado dhe krijimin e kushteve për të filluar punimet e gërmimeve dhe hapjen e themelit masiv të digës, nga ku u gërmua dhe u evaduan rreth 1 milionë e 150 mijë m3 materiale të forta shkëmbore, janë ndërtuar 4 tunele të mëdha me diametër 17.07 m nga të cilat, dy në shpatullat e kanioneve të Nevadës dhe dy në atë të Arizonës.

Për ndërtimin e këtij kompleksi të fuqishëm hidroteknik kanë punuar gjashtë kompani të mëdha amerikane. Vetëm për digën janë hedhur 3 milionë e 330 mijë m3 beton dhe janë vendosur rreth 280 mijë ton hekur ndërtimor. Për arsye të klimës së nxehte tropikale dhe në një terën tejet të thatë dhe erëra grykë të fuqishme, për të krijuar kushte të favorshme të derdhjes dhe ngurtësimit të betonit pa plasaritje në trupin e digës, inxhinierëve iu është dashur të përdorin brenda në derdhjen e betonit tubacione ftohëse me ujë nga frigoriferë të fuqishëm që ishin instaluar në kantier. Ndërkaq, për t'u vënë në dukje si kulturë e lartë ndërtimi, ishin edhe tre nivelet e parkimit të automjeteve në rrugën përgjatë kanioneve të territorit të Arizonës, ku kanionët janë gërmuar në lartësi t'atilla për të dominuar shikimin e digës Hoover-Dam me gjithë luginën e daljes të ujit nga ndërtesa gjigante e turbinave, të cilat mbasi e kanë shfrytëzuar si burim energjitik të rinovueshëm dhe ekologjik të pastër vazhdon qetësisht rrugën e gjatë për të vaditur 425 mijë hektarët e tokave bujqësore dhe derdhjen në grykën Baja Kalifornia drejt Oqeanit Pacifik.




Pas soditjes së kësaj vepre nga lartësia e kurorës, me një ashensor shumë komod të montuar brenda në trupin e digës gjigante, zbritëm në thellësi 100 m nga ku nëpërmjet një tuneli si në metrotë kaluam nga zona e shtetit Nevada në atë të Arizonës. Mandej, me ndihmën e një ashensori tjetër zbritem në thellësi të trupit të digës edhe 100 m të tjera, nga ku u bë e mundur shpalosja e sallës madhështore të makinerisë ku brenda hapësirave gjigante të saj ishin montuar 8 turbina të fuqishme, secila me 250 mijë KË.

Mbresa të paharruara mbeten për miliona turistë që e vizitojnë këtë kompleks hidroenergjetik, vizita në Muzeun e hidrocentralit.

Muzeu brenda në trupin e digës që pamë, si dhe dokumentari që na shfaqen në sallën e madhe në formën e një amfiteatri komod e shlodhës na u shpalosen si të gjalla punimet vetëmohuese dhe heroizmi masiv i ndërtuesve në këtë vepër botërore të rrallë në fushën e artit të ndërtimtarisë hidroteknike mbi lumin e Colorados, të kësaj vepre monumentale të hidroenergjitikës dhe shkencës amerikane.

Ky ishte një muze shkencor me dokumente memoriale të pasura, me përshkrime ngjarjesh e faktesh jetësore, me dialogë dhe me të dhëna tekniko-shkencore e teknologjike të larmishme e domethënëse. Duke e parë me vëmendje të madhe hap pas hapi këtë vepër gjigante dhe mahnitëse për periudhën e ndërtimit të saj nuk ka se si të mos emocionohesh dhe njëherësh të mos krenohesh për punën titanike dhe sakrificat e shumta që kanë bërë me mijëra e mijëra punëtore të palodhur dhe specialistë, inxhinierë, arkitektë dhe shkencëtarë të atyre viteve, ku shkenca dhe teknika e teknologjia në Artin e të Ndërtuarit nuk ka qenë në stadin e sotëm.



Të përballur me kushte tejet të vështira, me një terren të thepisur e të ngushtë të Kanioneve të Zeza (Black Canyon) siç thuhet në gjuhën amerikane, me një klimë tropikale në mes të shkretëtirës shumë të ashpër, larg familjeve dhe njerëzve të tyre të afërt, punëtorë, specialistë, inxhinierët dhe shkencëtarët e ndërtimit të kësaj vepre madhore, shkruan faqe lavdie në historinë e SHBA. Këtë e dokumenton dhe e shpalos valëvitja krenare e Flamurit Amerikan në shtizën e lartë të Momerialit në hyrje të këtij kompleksi. Kjo kronologji e gjallë e një pune të madhe sa shkencore, projektuese dhe zbatuese që bëri realitet këtë vepër madhore të rendit botëror, është vlerësuar në shkallen superiore nga Qeveria Amerikane dhe e gjithë zona e kantiereve të ndërtimit, është kthyer në pika turistike fantastike që ky heroizëm të mos harrohet asnjëherë.

Hidrocetralin në lumin e Colorados, sot, çdo vit e vizitojnë mbi 8 milion turistë nga e gjithë bota; dhe rrugën mbi kurorën e digës e përshkruajnë nga Nevada në Arizonë dhe anasjelltas, çdo ditë, mbi 16 mije automjete të kalibrave të ndryshme.



Edhe mua që po hedh në letër këto fakte e mbresa, si punonjës shkencor e inxhinier në ndërtimin e Jidrocentralit të Fierzës, për 8 vjet, si vepra më e madhe e Hidroenergjetikes Shqiptare, vetvetiu më pushtuan ndjenja mjaft të fuqishme dhe respekt për atë punë titanike të kryer me vetëmohim e heroizëm në këtë vepër gjigante mbi lumin e Colorados.

Ne një qytezë të re në mes të shkretëtirës nevadjane dhe Arizonës me ndërtime të thjeshta si baraka kantiere për punëtorët, lindi qyteti me famë botërore, qyteti Las Vegas, tani përrallor, madhështor dhe i mahnitshëm për bukuritë e rralla Arkitektonike dhe Urbanistike që ka. Këtu nëpër këto kantiere, siç shpjegon ciceroni erdhën me mijëra punëtorë dhe specialistë nga të gjitha shtetet e Amerikës dhe për gati 4 vjet (1931-'35) u bënë njësh me shkëmbinjtë e Kanioneve, me digën Hoover-Dam, me tunelet, turbinat etj.; dhe ishte e vështirë në ato vite të dalloje se cili ishte punëtor, inxhinier ndërtimi, projektues apo shkencëtar, të gjithë ishin njësoj, me peliçe e çizme karakteristike kantieresh, ashtu edhe me shpirt të përkushtuar deri në vetëmohim për të kryer detyrën.



Të gjitha këto mrekulli e mbresa në Artin e Ndërtimtarisë që fillimisht na u shpalosën një e nga një, si ballafaqim i befasisë natyrore me atë të befasisë shkencore dhe ku e bukura e mahnitshme përqafohej me frikën, më në fund mbaruan; dhe ne iu drejtuam sheshit të pushimit ku ishte parkuar autobusi. Tashmë duke kundruar këtë gjigant Hidroenergjetik nga lart-poshtë, të themi të drejtën nuk ishim psikologjikisht ne që e mbizotëronim pamjen fantastike të këtij kompleksi, por ishte vete ai i cili na ndrydhte me trysninë e madhështisë së tij shkencore dhe ndërtimore. Pas çlodhjes dhe rrufitjes së një çaji më në fund erdhi dhe momenti për t'i thënë lamtumire dhe ndërsa autobusi në kthim po gjarpëronte nëpër zigzaget e rrugës anës shkëmbinjve të kanioneve, në i hodhëm edhe njëherë vështrimet tona kësaj mrekullie shkencore duke mbërritur pothuajse natën në qytetin përrallor më të shndritshmin dhe me të bukurin në botë, në Las Vegasin i cili çdo vit vizitohet nga rreth 32 milionë turistë nga vetë shtetet e Amerikës dhe nga e gjithë bota mbarë.

Si inxhinier në Artin e Ndërtimtarisë, për gati 60 vjet punë në fusha të ndryshme, nuk mund të hesht pa përmendur në këtë shkrim edhe një impresionim të madh që pata kur ciceroni u shpreh se mbas 11 Shtatorit famëkeq, ky kompleks gjigant hidroenergjetik është vënë në ruajtje të shkallës së lartë sigurie, bile si i tillë, i dyti mbas atij të Thesarit të Shtetit Amerikan.



E preka këtë problem, mbasi edhe në vendin tonë organet e larta Qeverisëse duhen të rishikojnë me kujdes mbrojtjen dhe sigurinë e lartë të veprave hidroteknike dhe hidroenergjetike që kemi nëpër lumenjtë tanë; dhe kjo sidomos ato të kaskadës së lumit Drin. Është e pafalshme që në hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, ku është punuar në mënyrë rigoroze për të respektuar Kushtet Teknike të Zbatimit të Punimeve (KTZP) vetëm e vetëm që ato të jenë cilësore dhe të garantuara në shekuj, të mos kenë masa të forta mirëmbajtjeje, ruajtje dhe sigurie, mbasi një çarje e digës së Hidroncentralit të Fierzës, që kurrën e kurrës mos e dhëntë Zoti të ngjasë, Shqipëria pëson një katastrofë të tmerrshme dhe ta paimagjinueshme. Duke sjellë pak nga ajo vepër e madhe amerikane, si njohës i hidrocentraleve tona, e si specialist në këtë fushë, do të sjell në vëmendje vetëm një fakt, duke bërë njëkohësisht dhe apel. Nëse shkatërrohet diga e Fierzës (shkaqet dihen; nga pakujdesia e qëllimshme, apo dhe nga pakujdesia) vjen një katastrofë e paimagjinueshme. Së pari, bëhen inekzistente Komani, Vau i Dejës, Shkodra, ç'ka përpara... Ju lutem, më falni por në emër të popullit vlerësojeni edhe një herë gjendjen e Komanit (se unë dhe kolegët e mi të moshuar e njohim mirë situatën që bën apel sa nuk është vonë), për të mos ndodhur tragjedia!


Si inxhinier në Artin e Ndërtimtarisë, për gati 60 vjet punë në fusha të ndryshme, nuk mund të hesht pa përmendur në këtë shkrim edhe një impresionim të madh që pata kur ciceroni u shpreh se mbas 11 Shtatorit famëkeq, ky kompleks gjigant hidroenergjetik është vënë në ruajtje të shkallës së lartë sigurie, bile si i tillë, i dyti mbas atij të Thesarit të Shtetit Amerikan.

Ajo në vetvete përfaqësonte një Digë Hark- Gravitacion prej betoni të inkastruar në shpatullat dhe në shtratin e kanioneve të Zeza të lumit Colorado. Kjo digë në fillesat e punimeve u quajt Diga Bouler-Dam, ndërsa më vonë ajo mori përfundimisht emrin Herbert Hoover - Dam i cili ka luajtur një rol instrumental mjaft të rëndësishëm, së pari, si Sekretar Komercial i Shteteve rreth kësaj treve dhe, së fundi, si President i SHBA për studimin, projektimin dhe ndërtimin e këtij hidrocentrali.

Nëse shkatërrohet diga e Fierzës (shkaqet dihen; nga pakujdesia e qëllimshme, apo dhe nga pakujdesia) vjen një katastrofë e paimagjinueshme. Së pari, bëhen inekzistente Komani, Vau i Dejës, Shkodra, ç'ka përpara... Ju lutem, më falni por në emër të popullit vlerësojeni edhe një herë gjendjen e Komanit (se unë dhe kolegët e mi të moshuar e njohim mirë situatën që bën apel sa nuk është vonë), për të mos ndodhur tragjedia!




POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

PERDORIMI
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin
Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML