Diel, 12 Tetor 2008 20:27:35

Lexoni versionin Print

Dhjetë lumenjtë që brenda 20 vjetësh, do të "vdesin"

Lumi i Verdhë po bëhet një pus ujërash të zeza në mëshirë të fatit. Danubi ka humbur gjithë habitatët fillestarë të brigjeve të tij. Murray Darling në Australi po bëhet dëshmitar i një ndryshimi jo të zakonshëm. Të gjitha speciet karakteristike për të po zëvendësohen me të tjera, agresive dhe të rrezikshme. Ujërat e "Rio Grande"

Arben Poroçani
Enjte, 08 Maj 2008 08:52:00

Lumi i Verdhë po bëhet një pus ujërash të zeza në mëshirë të fatit. Danubi ka humbur gjithë habitatët fillestarë të brigjeve të tij. Murray Darling në Australi po bëhet dëshmitar i një ndryshimi jo të zakonshëm. Të gjitha speciet karakteristike për të po zëvendësohen me të tjera, agresive dhe të rrezikshme. Ujërat e "Rio Grande" po pakësohen gjithmonë e më shumë e po bëhen më të kripura, sikur të ishte det.

Në fakt, këto janë vetëm pak nga shembujt e lumenjve më të rëndësishëm në botë që po përjetojnë një situatë të tillë. Në të vërtetë, lista e hartuar nga "Wwf" shkon deri në dhjetë dhe raporti titullohet "Dhjetë lumenjtë më në rrezik në botë". Pesë prej tyre ndodhen në Azi, një në Evropë, një tjetër në SHBA, një në Afrikë, një në Australi dhe i fundit në Amerikën Latine. "Kriza e këtyre lumenjve shkaktohet nga mungesa e madhe e ujit që po godet zona të mëdha të planetit dhe problemi është po aq i rëndësishëm sa i ngrohjes globale",- ka shpjeguar David Ticket, përgjegjës i programit për ujin e degës së "Wwf" angleze.

Në të vërtetë, një lum mund të quhet në "gjendje kritike", ose "nën stres" kur ndryshohet tërësisht gjendja e tij natyrale, një situatë që mund të bëjë që lumi të "vdesë brenda pak vitesh". Po ashtu, një lum mund të quhet i "vdekur" jo vetëm kur nuk përmban më ujë, por edhe nëse ky i fundit, edhe pse mund të rrjedhë me furi, është i ndotur deri në atë pikë sa nuk arrin të mbijetojë dot flora dhe fauna brenda tij, ose kur infrastrukturat (portet apo digat) ndryshojnë tërësisht rrugën e tyre natyrale.

Duke iu referuar raportit të "Wwf", nuk ekziston një kurë e përbashkët për lumenjtë në rrezik, sepse secili prej tyre "vuan" në mënyrë shumë të ndryshme nga tjetri. Kështu, Nusalween që rrjedh nga Tibeti në Kinë, një nga lumenjtë më të gjatë të planetit për momentin, nuk ka diga dhe është reduktuar dukshëm në këto dhjetë vitet e fundit. Kësaj i shtohet edhe fakti se Kina, Burma dhe Tailanda kanë projektuar tashmë ndërtimin e 16 digave.

Por nëse ato do të ndërtoheshin, do të shkaktonin fundin e njërës prej tyre, që UNESCO e ka dekretuar mes zonave më të rëndësishme për sa i përket biodiversitetit. Pikërisht "vdekja" e biodiversitetit është edhe problemi kryesor për Murray, ku jeta është thuajse e përbërë tërësisht nga specie aliene, si për shembull krapi evropian, i ardhur rreth 30 vjet më parë, që ka shkatërruar faunën e lumit. Indi (nga i cili ka marrë emrin edhe India), një nga lumenjtë më të "shenjtë" mbi tokë, vuan për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe për më tepër i ushqyer nga akujt e Himalajave që dalëngadalë po pakësohen për shkak të ngrohjes globale, duke sjellë një reduktim të madh në prurjen e ujit për këtë lumë.

Një "qiri" duhet ndezur edhe për Danubin, që është një nga lumenjtë më të njohur dhe më të rëndësishëm të botës. Për shumë prej tyre Danubi është burimi kryesor për industrinë, agrikulturën, transportin dhe energjinë. Shumë shtete të mëdha të botës si: Vjena, Bratislava, Budapesti dhe Beogradi e përdorin atë për nevoja nga më të ndryshmet. Në brendësi të tij jetojnë më shumë se 100 lloje peshqish, ku shtatë lloje janë unike në botë, megjithatë vetëm 6% e rrjedhës së ujit është e mbrojtur. Për të ardhmen gjithmonë e më shumë po flitet për infrastruktura të reja.

Mendohet të ndërtohen tetë diga dhe sisteme mbrojtëse kundër përmbytjeve. Më pas Ticket nënvizon: "Sot, më shumë se 41 për qind e popullsisë botërore jeton përgjatë lumenjve që janë në rrezik të madh. Nëse nuk do të ndërhyhet brenda një kohe të shkurtër prej rreth 20 vitesh, do të mund të shohim fundin e shumë prej tyre".


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

PERDORIMI
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin
Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML