Me fjalën „rradhë" ne shqiptarët jemi mësuar që të vegjël, por ka edhe të atilla „rradhë" që shumë pak e dinë që egzistojnë..
Rudinën, një vajzë rreth të 25- tave nga Tirana e gjejmë pikërisht në një „rradhë", të tillë. Është „rradhë solari".. Për ata që nuk janë ftilluar ende, sqarojmë që solari është një proces për nxirjen e lëkurës në mungesë të diellit..
Rudina në thotë që është viti i i dytë që praktikon solarin. Në fillim, ka pasur frikë, sepse kishte dëgjuar që ai kishte efekte negative, por me pak „guxim" ka vendosur ta provojë. "Pse vij këtu..?"
Kjo po, që duket një pyetje e pavend në një rradhë solari..
"Tani po vjen vera dhe ngjyra e lëkurës është mjaft e rëndësishme.. Do vesh rrobat e verës dhe dua të dukem sa më tërheqëse"- thotë Rudina..
Sigurisht Rudina nuk është e vetmja që e mendon kështu. Në Tiranë ka mbërritur një tip "vere" krejt e çuditshme.. Diell i fortë paradite dhe në mesditë dhe shi e temperaturë e ulët pasdite vonë dhe në mbrëmje. Situata është aq qesharake sa mund të të ndodhë ashtu siç na thotë Irisi (një tjetër vajzë në rradhë) që „kur dal në rrugë këto ditë, kam ftohtë nga barku, dhe vapë nga kurrizi..".
Sidoqoftë, për të „paduruarit", ka gjithmonë një zgjidhje. Disa seanca solari dhe mund ti nxjerrësh gjuhën me tallje këtij dielli gënjeshtar maji..
Në Tiranë egzistojnë disa qendra solari. Në qendrën që zgjodhëm për vëzhgimin tonë ofrohet edhe fizioterapi dhe parukieri estetike, shërbime që egzistojnë edhe në qendra të ngjashme. Nga fluksi i hyrje daljeve kuptojmë se në këtë kohë solari ka bërë për vete shumë klientë.
Eva, sekretarja e qendrës, na tregon se personat që kërkojnë trajtim me solar këtë vit kanë rritje në krahasim me vitin e kaluar. Nuk habitemi shumë, sepse ne shqiptarët kemi dëshmuar që edhe pse shpesh paratë nuk na dalin për shërbime bazë, kur vjen puna për relaksin, argëtimin dhe bukurinë, preferojmë të mos kursejmë.
E provojmë edhe vetë një seancë solari.. Sekretarja Eva na drejton për nga dhomat ku kryhet procedura. Janë katër dhoma, me xham të padukshëm, ku vështrimi nuk depërton në brendësi.
Hyjmë në njërën nga dhomat. Brenda saj ndodhet një kabinë në formën e kabinës së dushit, afërsisht 1.5 metra e gjerë, me 2 metra e lartë, gjithë-gjithë një sipërfaqe intime prej rreth 4 deri në 5 metra katrorë.. Brenda kabinës ndizen llampa të fuqishme rrezatuese. Të vetmet gjëra që mban në trup janë një palë syze të vogla, për të mbrojtur sytë nga rrezatimi i fortë i llampave ngrohëse.
Para hyrjes lyen trupin me një vaj të posaçëm. Kabinat janë dy llojesh. Dy janë të mbyllura tërësisht dhe përdoren nga ata që "ia kanë marrë dorën" dhe mund të durojnë nxehtësi të fortë dhe temperature të larta.
Dy të tjera janë për "fillestarët" që nuk munden të qëndrojnë në temperature të larta.
Brenda kabinës qëndron në këmbë, zhveshur, dhe në lartësi ndodhen dy doreza të ngjashme me dorezat e autobusit, ku kapesh në mënyrë që rrezatimi të kap edhe pjesën e poshtme të krahëve. Ka vetëm një buton që e shtyp për startim dhe pas 10 minutash rrotullime dhe thekje në atë kabinën e xhamtë, mund të dalësh, të vishesh dhe të kesh një histori interesante për tu treguar miqve..
Nga ajo që vumë re frekuentuesit e Solarit në shumica janë femra. Eva na tregon se në gjithë historinë e Qendrës ku punon, ka parë të vijnë për solar vetëm 2 meshkuj. Po të hedhësh një sy në internet, raporti meshkuj femra për këtë shërbim në Tiranë, është goxha ekskluziv. Në vende të tjera nuk ka diferenca kaq të forta gjinore në mëtuesit e këtij shërbimi.
Kur vjen puna tek shpenzimet, Alba, shoqe e Rudinës, tregon se i ka bërë mirë llogaritë edhe për këtë gjë. Një seancë solari kushton 100 lek të reja dhe zgjat 10 minuta. Për të pasur një ngjyrë sa më të dukshme në lëkurë, duhen afërsisht 6 të tilla, të cilat nëse i bën, përfiton duke i blerë me çmim oferte, ose siç e quajnë ndryshe në qendër "paketë", pra bën 6 seanca dhe paguan 5 mijë lekë të reja. Alba shpjegon mëyrën se si ajo mendon se dhe bërja e solarit është me "leverdi".
"Nëse zgjedh për të shkuar në pishina, apo në det, për të marrë ngjyrën besoj se do shpenzosh po njëlloj, qoftë edhe më shumë. Për të shkuar në pishinë, për shembull duhet të llogaritësh shpenzimin për makinën (nëse zgjedh një pishinë jashtë qytetit), do paguash hyrjen, shezllonin, diçka për të pirë dhe nëse ke vendosur të rrish gjatë, edhe diçka për të ngrënë, pra mendoj se çmimet janë të mëdha, ndërsa me solar arrij të marr ngjyrën që dua për lëkurën time, pa shpenzuar shumë para dhe çfarë është më e rëndësishme pa shpenzuar kohë".
Secili bën llogaritë e veta sigurisht. Por ajo që mësuam pas eksperiencës sonë është që kur të shohim ndonjë vajzë me lëkurë të nxirë në rrugët e Bllokut në këto ditë maji, nuk është e thënë që të ketë qenë me pushime në Xhamajka...