Hene, 08 Shtator 2008 10:20:24

Lexoni versionin Print

„Pi birra dhe...nuk bëj sherre!“

Një shëtitje në lokalet e Tiranës në oraret e ndeshjeve të Europianit të futbollit. „Zakonet“ e reja të klientëve, dhe pse dashuria për futbollin nuk mjafton për të shijuar këto ditë, një ndeshje...

Elona Demollari
Merkure, 11 Qershor 2008 08:28:00

 

Një shëtitje në lokalet e Tiranës në oraret e ndeshjeve të Europianit të futbollit. „Zakonet“ e reja të klientëve, dhe pse dashuria për futbollin nuk mjafton për të shijuar këto ditë, një ndeshje...

„Pi birra dhe bën sherre..“- është një batutë që qarkullon në Tiranë, editim popullor i një inskenimi të njohur nga një shou humoristik. Por për këto ditë, batuta nuk vlen.. Batuta më e saktë do ishte: „Pi birrë dhe shoh futboll...“

Lokalet në zonën e Bllokut, dhe në periferitë e Tiranës na konfirmojnë pa mëdyshje se konsumi i birrës gjatë këtyre ditëve të para të kampionatit europian është rritur ndjeshëm.

Denisi, pronar i një lokali në zonën e Bllokut na thotë se shet rreth 40 përqind më shumë birrë se në ditët e zakonshme. E pyesim për çmimet, meqë është bërë zakon këtu tek ne, që sa herë ka konsum, çmimet në vend që të bien, rriten.

“Çmimet janë të njëjta, si ditët e mëparshme, nuk e kam gjykuar të drejtë të rrit çmimet, pasi do ishte abuzive. Është rritur klientela dhe kjo është e mjaftueshme për të rritur fitimet“.

Por ai vetë, duke qenë se ka një eksperiencë të tillë, na tregon me të qeshur edhe “hilenë“ që bëjnë këto ditë menaxherët e lokaleve. Në oraret kur trasmetohet ndeshja ata nuk ofrojnë për klientët e tyre kafe. Duke mos ofruar kafe ( e cila njihet dhe si pija më e lirë nëpër lokale), klientiështë i detyruar të marrë për të pirë diçka tjetër dhe zgjedhja tjetër në këtë rast do jetë një pije, zakonisht birrë, e cila afërsisht kushton sa 2 fishi i kafes, por që është gjithsesi më lirë se pijet e tjera.

Më të mirat për të shoqëruar birrën, janë patatinat. Në shumë raste këto të fundit ofrohennga vetë lokali, që në momentin që ti porosit të pish birrë, por ka edhe lokale të tjera ku ato nuk shërbehen..E në këtë rast, xhepave të klientëve duhet tu shtohet dhe një shpenzim tjetër.

***

Kush janë këta që „pinë birra dhe nuk bëjnë sherre“.. ? Thuajse të gjithë, të rinj, mesoburra e të moshuar, por pjesa më interesante e klientelës që zbulojmë gjatë një shëtitje në lokalet e Bllokut, në orarin e ndeshjes së orës 18.00 – janë vajzat.

Denisi, pronari me të cilin bisedojmë rreth përfundimeve tona, na konfirmon menjëherë: “Po saktë.. Vajzat janë aq tifoze, sa ua marrin në kthesë dhe djemve. Shpesh herë vijnë të veshura me ngjyrat e skuadrës të zemrës. Bërtasin njësoj si meshkujt, emocionet i përjetojnë po aq fuqishëm, madje kur skuadra e tyre ka bërë një gabim të pafalshëm; ose kur ka ngrënë një gol nga skuadra kundërshtare edhe shajnë rëndshëm..“.

Ajo që atij vetë si pronar i bën më shumë përshtypjenë lidhje me tifozllikun e femrave është fakti se ato, shpenzojnë shumë më shumë sesa meshkujt kur vjen puna për të konsumuar pije alkoolike.

Ledi është një vajzë që gjatë kohës së intervistave e gjejmë në lokal, është duke parë skuadrën e saj të zemrës, Italinë. Është pak nervoze, kur e „detyrojmë“ të shkëputë disa momente sytë nga ekrani i madh për të folur me ne.

“Sot nuk është dita më e mirë e Italisë.. Është birra e 4 që po pi“...

***

Joni, Marseli dhe Genti janë tre gjimnazistë, të cilët i gjejmë duke ndjekur ndeshjen në një nga lokalet e kryeqytetit. I pyesim nëse janë ulur rastësisht. Na thonë me të qeshur se është „lokali ku janë abonuar për këtë kampionat, dhe kanë vendosur të vinë aty me gjithë shoqërinë deri në fund të Europianit“.

Edhe tendenca e „klientëve besnikë“ është një nga përfundimet që nxjerrim gjatë vëzhgimit tonë. Me sa duket, të rinjtë pëlqejnë që të mos ndërrojnë lokal në ndeshje të ndryshme, krijojnë si të thuash një mjedis intim që i ndihmon të shijojnë më lirshëm, kampionatin.

Treshja e 17 vjecarëve tanë na thotë që po presin dhe pjesën tjetër të grupit që ti bashkohet tavolinës së tyre.“Presim dhe gocat, pa to nuk shtyhet ndeshja...“.

***

Feriti është një pensionist 70 vjeçar.. E kotë që ta pyesim nëse e sheh Europianin.. Vendi ku e gjetëm (një lokal i mbushur ding me ulërima tifozësh dhe tym duhani) si dhe ajo copa e letrës që mbante në dorë na bindën shpejt që jo vetëm e shihte, por edhe kishte arsye „të forta“ që të ulëriste bashkë me të tjerët.

Edhe këtë herë, 5mijë lekshi i tij, ka shkuar dëm. Ka vendosur rreth 5 mijë lekë në një skedinë parashikuese me shpresën që do të fitonte rreth 100 mijë lekë të vjetra.

Feriti jeton vetëm dhe me sa kuptojmë ky është një argëtim shumë tërheqës për të, por edhe nevojë e shpresë se mund ti shtojë ato pak të ardhura që merr nga pensioni.

“Futbolli më tërheq shumë.. Më pëlqen të luaj edhe me skedina. Deri tani kam humbur, por mbase fitoj.. Njëherë të vetme do fitoj.. Deri tani më duket se kemi mbushur xhepat e këtyre që kanë skedinat“. Skedinat janë një tjetër treg të cilit Europiani i futbollit i ka dhënë frymëmarrje.

Në fakt, çdo gjë kushton. Dhe tani nuk është më aq e lirë të shohësh qoftë edhe një ndeshje futbolli. Në rast se do qëndrosh në shtëpi, do të duhet të paguash për platformën dixhitale ku transmetohet ndeshja. Por edhe ndonjë pije do ta blesh poshtë tek dyqani i lagjes. E në rast se do vendosësh ta shohësh ndeshjen jashtë shtëpisë, që në hapin e parë do kuptosh që nuk mjafton vetëm dashuria për futbollin që të mundesh ta shijosh atë.. Duhet të kesh edhe xhepin paksa të fryrë…


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

PERDORIMI
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin
Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML