Diel, 12 Tetor 2008 20:19:42

Lexoni versionin Print

Viagra… Qejfi ha kumbulla të tharta..

“Nuk e kuptoj se nga më ikën lekët, kisha 15 mijë lek dhe tani nuk i gjej më...“. Zonja që shqipton këto fjalë është një grua e moshuar me banim në rrugën e Kinostudios në periferi të Tiranës. Nëse doni të dini vazhdimin e historisë, ju lutemi të mos qeshni..

Elona Demollari
Merkure, 25 Qershor 2008 08:20:00

“Nuk e kuptoj se nga më ikën lekët, kisha 15 mijë lek dhe tani nuk i gjej më...“. Zonja që shqipton këto fjalë është një grua e moshuar me banim në rrugën e Kinostudios në periferi të Tiranës. Nëse doni të dini vazhdimin e historisë, ju lutemi të mos qeshni..

Lekët, sic na tregon vetë zonja, i kishte marrë bashkëshorti i saj i moshuar. Por jo për ti pirë, sic ajo kishte menduar fillimisht. I kishte përdorur si shpërblim për një mysafire të cuditshme.

Mysafirja është një fqinj e çiftit të moshuar që po citojmë. Rreth të 40-ve, e ndarë nga bashëshorti, për disa kohë ka punuar si kamariere në një lokal në zonën e ekspozitës“Shqipëria sot“. Klientët e lokalit kishin qenë në masë burra të moshuar.

Dhe ata nuk ishin të rastësishëm në atë lokal. Ata përfitonin nga dashamirësia e kamarieres, e cila i linte ta preknin dhe ta përkëdhelnin, por ama kjo sjellje kishte një çmim. Një pagesë ekstra në shkëmbim të përkëdheljeve. Në të njëjtin xhep kishin përfunduar edhe 15 mijë lekët e zonjës sonë..

Eh, kur të plakemi ndoshta do ti kuptojmë më mirë këto histori, por ajo që duket qartë është dëshira natyrale e burrave të moshuar për tu rikthyer në “kohën e lavdishme”. Kamarierja lozonjare e bar-kafesë është vetëm një nga zgjidhjet. Zgjidhja tjetër gjendet ën farmaci. Quhet Viagra. Kur shkuam për të bërë një vëzhgim në farmacitë e Tiranës, menduam se do të na thoshin që këto kokrra të vogla cudibërëse shiteshin në masë. Por gabuam. Shitjet janë të pakta dhe klientët shqiptarë janë gjithashtu të paktë. Si shpjegohet? Çmimi i këtyre kokrrave është vërtet impresionues. Tabletat me 100 mg kushtojnë 49 mijë e 600 lekë të vjetra (4 tableta). Pra 1 tabletë jepet me një çmim prej 11 mijë e 500 lekë. E kemi dëgjuar shpesh fjalën e urtë “Qejfi ha kumbulla të tharta“, po ama kur të është holluar portofoli, ndoshta duhet të shikosh mundësinë që kumbullave tu rrish larg.

E.Xh, farmaciste në Tiranën e Re, pasi na konfirmon çmimet shton se edhe klientët shqiptarë jaën të paktë. Ajo ka disa klientë të huaj. Po shqiptarët që vijnë si sillen? “Kanë mesatarisht moshën 60 vjeçare, kanë një lloj ndrojtjeje të kuptueshme, shpesh më duhet ti kërkoj të përsërisë atë çfarë thotë sepse flasin në gjysëm zëri” - thotë farmacistja.

8 KURIOZITETE PËR VIAGRËN

Meritën për zbulimin e Viagrës e ka një shkencëtar shqiptaro-amerikan Ferid Murati, (me babanë nga shqiptarët e Maqedonisë) i cili ka marër edhe çmimin Nobel.

Viagra mban record për shitje në fushën e medikamenteve. Shitjet e tij në vitin e parë të daljes në treg (1998) ishin 10 billion dollarë.

Kjo kokër e vogël blu, që së pari u aprovua nga fundi i Marsit 1998 pas vitesh testimi në Amerikë dhe Europë. Viagra e “kuron” impotencën mashkullore në mënyrë të përkohëshme

Në 40 vjetët e fundit, nga të gjitha barnat që jepen me recetë, Viagra është më i konsumuari. Por, Viagra është njekohesisht bari me të cilin është abuzuar më shumë në të gjithë historinë e barnave që jepen me recetë.

Me fillimin e shekulli të ri bari gjëndet kudo në botë, ai gjëndet edhe tek ne dhe është pasuar edhe prej barnave të tjera kundër impotencës si Cialis dhe Levitra.

Viagra ndihmon të kapërcehet me sukses të plotë impotenca në rastet kur është e rekomanduar, por nuk shëron shkaqet e saj. Jo të gjitha rastet e impotencës seksuale mashkullore kapërcehen me Viagra.

Në disa raste gjëndja shëndetësore e burrit nuk lejon që të përdoret Viagra. Ajo është një bar që jepet me recetë mjeku pasi ai të ketë bërë një testim rigoroz të gjëndjes shëndetësore të të sëmurit dhe përcakton dozën e barit.

Viagra ka edhe disa efekte anësore. Disa nga këto janë: turbullimi i pamjes, dhëmbja e kokës, zënia e hundëve e tj.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

PERDORIMI
Për motive sigurie është shtuar edhe imazhi i konfirmimit të komentit. Duhet që në kutinë përkatëse të shkruani imazhin që shikoni poshtë saj, nëse një gjë e tillë nuk bëhet komenti nuk do të shtohet. Gjithashtu nga redaksia komentet më të mira botohen ne gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin
Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML