SHËNIM I REDAKTORIT – Artikulli i mëposhtëm është përgatitur për "Shekulli-Kontakt" nga i dërguari ynë në Prishtinë, Bashkim Shala, pas një letre të ardhur në redaksi nga lexues nga Kosova me shënimin:"…Grataçela më e madhe në Ballkan do të ndërtohet në Prishtinë. Shqiptarët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë do të financojnë investimin më madhor të realizuar deritani në Kosovë. Për ta realizuar këtë investim bashkëpronarët kanë marrë njëkredi prej 250 milionë eurosh në Bankë.
Ndërtesa 165 metra e lartë që do të fillojësë ndërtuari nesër (sot) do të ndërtohet nga një konsorcium i disa biznesmenëve nga Shqipëria e Maqedonia -Projekti,do të kushtojë 400 milionë euro dhe përfshin ndërtimin e grataçelësprej 42 katesh, brenda të cilit do të ndërtohen qendra tregtare, banesa luksoze, lokale biznesie zyra administrative…"
Një grup biznesmenësh nga Shqipëria dhe shqiptarë të Maqedonisë do të ndërtojnë grataçelën më të madhe në Ballkan. Ndërtesa 165 metra e lartë, bashkë me kompleksin do të kushtojë rreth 400 milionë Euro, do të fillojë së ndërtuari nesër (sot) në lagjen "Lakrishtë" të Prishtinësdhe do të përfundojnë pas gjashtë vitesh.
Projekti përfshin ndërtimin e objekteve të larta mbi 40 kate, brenda të cilave do të ndërtohen qendra tregtare, banesa luksoze, lokale biznesi, zyra administrative etj.
Ndër investimet më të mëdhatë deri tash në Kosovë, do t'i kryejë një kompani, konsorcium i disa biznesmenëve nga Shqipëria dhe Maqedonia.
Edmond Kërliu, drejtor i kompanisë, ka bërë të ditur se të premten do të fillojë ndërtimi: "Jemi gjashtë vetë në këtë investim, i cili do të zgjatë 6 vjet, - thotë Edmondi. Publikimi i emrave do të behetnë një konferencë shtypi që do të organizohet me rastin e fillimit të punimeve. Trualliku do të ndërtohet ky kompleks ka qenë prone publike. Për ta realizuar këtë investim, bashkëpronarët kanë marrë një kredi prej 250 milionë eurosh.
Ky ndërtim do të jetë në sipërfaqe bruto prej 300 mijë metrash katrorë, ku do të ndërtohen 100 banesa, qendra tregtare, hotel dhe garazhe. Ndërkaq zyrtarë të Kuvendit Komunal të Prishtinës kanë bërë të ditur tërthorazi emrat e disa prej kompanive që janë të inkorporuar në këtë investim. Zëdhënësi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Muhamet Gashi, ka thënëse investitorëve, qëkanë aplikuar për t'u pajisur me leje ndërtimi në komunën e Prishtinës për ndërtimin e objekteve të larta me destininacion të përzier, u janë aprovuar projektet ideore sipas planit rregullues.
"Këta investitorë tani për tani janë në fazën e punimit të projekteve kryesore dhe së shpejti pritet të kthehen në drejtorinë e Urbanizimit për të aplikuar për leje ndërtimi", tha Gashi. Gjithsesi, grataçela 165 metra e lartë është investimi më i madh deri tani në Kosovë. Në opinion ka bërë përshtypje të mirë fakti që ky investim madhor i ka takuar të financohet tërësisht nga shqiptarët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë.