Shtune, 22 Nentor 2008 10:44:30

Lexoni versionin Print

Një përgjigje "e sinqertë" në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Shkas për këtë shkrim u bë një mbledhje e Këshillit Bashkiak, Peshkopi, në muajin prill 2008, për miratimin e ndihmëse ekonomike dhe pagesës së paaftësisë. Më lejoni së pari që të shpreh konsideratat e mia, për cilësitë e bazës ligjore që trajton këto probleme (Ligjin Nr.9355, datë 10.03.2005, VKM 787, datë 14.12.2005 dhe Udhëzimit 338/3, datë 10.03.2006 të MPÇSSHB).

Petrit Zili*
Marte, 06 Maj 2008 08:30:00

 

I nderuar "Shekulli"!

Shkas për këtë shkrim u bë një mbledhje e Këshillit Bashkiak, Peshkopi, në muajin prill 2008, për miratimin e ndihmëse ekonomike dhe pagesës së paaftësisë. Më lejoni së pari që të shpreh konsideratat e mia, për cilësitë e bazës ligjore që trajton këto probleme (Ligjin Nr.9355, datë 10.03.2005, VKM 787, datë 14.12.2005 dhe Udhëzimit 338/3, datë 10.03.2006 të MPÇSSHB).

Por ka hall mbi halle, ose siç thotë populli, "Halle-halle kjo dynja, halli-hallit nuk i ngjan". Edhe qytetarët e Peshkopisë kanë shumë e shumë halle, ndaj 814 familje me 3607 frymë, janë trajtuar mesatarisht me ndihmë ekonomike në muajt janar, shkurt e mars 2008 dhe masa e trajtimit është 2 milionë e 650 mijë lekë në muaj(ose 25 lekë për frymë në ditë), që do të thotë që burri dhe gruaja të shkojnë së bashku të pinë kafe në një lokal të thjeshtë, të marrin të dy një filxhan dhe ta rrufisin herë njëri, herë tjetri dhe kaq.

Pse ndodh kjo? Përgjigjen na e jep publikisht në mbledhje, përgjegjësi i seksionit të Ndihmës Ekonomike në Bashkinë Peshkopi. Në përgjigje të pyetjes së njërit nga këshilltarët: "Pse nuk po arrini të zbatoni kriteret e Ligjit 9355 dhe Udhëzimit për Masën e Ndihmës Ekonomike, u përgjigj qetë-qetë: "Po të zbatonim kriteret ligjore, asnjë nuk merr ndihmë ekonomike".

Kjo përgjigje shokoi këshilltarët. Kjo përgjigje tregoi se administratorët nuk njohin as gjendjen, as ligjin, pasi familje që meritojnë ndihmë ekonomike ka, por jo aq sa shënohen në listat e ndihmës ekonomike (një pjesë e konsiderueshme e tyre jashtë kritereve ligjore). Pra pranohet hapur se shkelen kriteret e dhënies së ndihmës ekonomike. Duke bërë ndere lart e poshtë, duke futur në lista familje që nuk u takon, që banojnë në fshat, që janë familjarisht emigrantë, që janë të punësuar apo kanë aktivitet privat, që janë shoferë deri dhe taksish apo furgonash. Kështu, ulet masa e ndihmës ekonomike për ato familje që u takon realisht dhe pastaj dalin me teorinë që nuk kemi fonde, etj.

Ligji përcakton që kryefamiljari të paguhet me 2600 lekë në muaj, personat e tjerë në moshë pune 600 lekë në muaj, personat nën moshë pune 700 lekë në muaj, ndërsa mbi moshë, që konsiderohen ata persona që janë mbi moshën e pensionit, por nuk përfitojnë pension, 2600 lekë në muaj, duke përcaktuar dhe një tavan prej 7000 lekësh në muaj për familje.

Pra kriteret janë përcaktuar me VKM, por duhen zbatuar. Pikërisht këtu çalon gomari. VKM nuk zbatohet se, po u zbatua ai, do ta përfitojë këtë ndihmë vetëm ai që e meriton. Nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti që për muajin shkurt u miratuan 814 familje që plotësonin kriteret dhe për muajin mars u hoqën 75 po prej tyre si jashtë kritereve dhe administrata e kalon lehtë!!!

Unë si anëtar i këshillit bashkiak, kam kërkuar në këshill, me protokoll, që të gjithë ata që i shkaktojnë dëme shtetit dhe japin ndihmë ekonomike të pamerituar, të paguajnë dhe konkretisht, ndërsa për muajt janar e shkurt u shkaktua një dëm rreth 5 milionë lekë të vjetra, këtë duhet të paguajnë administratorët dhe jo të kalojnë radhën.

Por kush e pranon këtë?! Dihet që faji mbetet gjithmonë jetim përderisa dhe strukturat e ngarkuara për të verifikuar sa sipër mbyllin jo njërin, por të dy sytë.

*Autori është anëtar i Këshillit Bashkiak Peshkopi


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML