Shtune, 22 Nentor 2008 13:58:09

Lexoni versionin Print

Emigrantët në Londër, turne bamirës futbolli për Gërdecin

Materiali i mëposhtëm flet për një aktivitet bamirësie, paratë e të cilit janë premtuar të shkojnë në ndihmë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Materiali është dërguar në adresën e "Shekulli-Kontakt" nga një lexues i rubrikës sonë në Londër.

Shekulli
Merkure, 07 Maj 2008 08:20:00

 

SHËNIM I REDAKTORIT: Materiali i mëposhtëm flet për një aktivitet bamirësie, paratë e të cilit janë premtuar të shkojnë në ndihmë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Materiali është dërguar në adresën e "Shekulli-Kontakt" nga një lexues i rubrikës sonë në Londër. Materiali i referohet një informacioni të shpallur në një nga sajtet online të komunitetit shqiptar në Britani, ukalbanians.org

Më 18 maj, në Beckenham (Croydon, Londër) do të mbahet turneu i 11-të i futbollit për qëllime bamirësie, organizuar nga disa aktivistë shqiptarë të Britanisë që jetojnë në këtë anë të Londrës. Të ardhurat nga ky turne do t'i dedikohen familjeve të prekura nga tragjedia e Gërdecit në Shqipëri.

Siç na tha njëri nga organizatorët, Arsim Zagragja, ideja që në këtë mënyrë të mblidhen para për qëllime bamirësie, erdhi nga një grup shokësh, të cilët për çdo të dielë luajnë futboll në këtë lagje.

Që nga janari i vitit të kaluar e deri më tash, këta kanë organizuar 10 turne sportivë në Beckenham Leisure Centre, një qendër sportive kjo që i ka pritur mirë këto organizime, duke ofruar shërbime me çmime të volitshme, kupa dhe medalje, si dhe referë shumë të zellshëm dhe profesionistë.

Me këtë mënyrë janë mbledhur donacione nga të cilat kanë përfituar shoqatat e dala nga lufta e Kosovës, shtëpitë e bonjakëve, (jetimëve) shkollat fillore, dhjetëra familje të varfra, si dhe individë me sëmundje kronike.

Në dispozicion janë tri fusha futbolli dhe zakonisht marrin pjesë 10-12 ekipe të shqiptarëve nga të gjitha tokat shqiptare që jetojnë në Britani.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Përmbledhje, qëndrimet e ndërkombëtarëve për EULEX

22/11/08 13:34:00 | EULEX-i do të mund të fillojë punën në muajin dhjetor, siç..

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML