"Koka e Deas së Butrintit, është falur nga mbreti Zog"
Artikulli i mëposhtëm lidhet me botimin në kolonën Enciklopedi të një përgjigjeje lidhur me të famshmen Kokë të Deas së Butrintit. Redaksia dëshiron të shtojë se të dhënat për përgjigjen e replikuar janë marrë nga Fjalori Enciklopedik, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1985, ku nuk përjashtojmë të ketë fraza të lidhura me konjunkturat politike të kohës!
Padre Prof. Berto Rolfo*
Wed, 14 May 2008 08:32:00
SHËNIM I REDAKSISË: Artikulli i mëposhtëm lidhet me botimin në kolonën Enciklopedi të një përgjigjeje lidhur me të famshmen Kokë të Deas së Butrintit. Redaksia dëshiron të shtojë se të dhënat për përgjigjen e replikuar janë marrë nga Fjalori Enciklopedik, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1985, ku nuk përjashtojmë të ketë fraza të lidhura me konjunkturat politike të kohës!
Si komunitet i Etërve Jozefin që punojnë në Fier, në preferencë nga të përditshmet e tjera, çdo ditë blejmë gazetën "Shekulli", sepse është një gazetë serioze dhe nuk prezanton propagandë të padrejtë dhe joedukuese në formimin e të rinjve. Ju them këtë, sepse pasi e kemi lexuar në komunitet gazetën, ditën tjetër e vendosim mbi tavolinën e revistave që ndodhen në hyrje të Qendrës së Formimit Profesional, në dispozicion të personelit dhe të të rinjve, gjë të cilën ju mund ta konstatoni duke ardhur të na vizitoni.
M'u dha mundësia për t'ju shkruar, sepse në 09 prill 2008, në rubrikën Enciklopedia, në përgjigjen për pyetjen e një lexuesi ku kërkohet "Kur u kthye në Shqipëri Dea e Butrintit", thuhet mes të tjerash që "u grabit nga italianët".
Saktësia historike që fshin edhe fjalën "u grabit", gjendet në një libër dhe ky është: "Butrinti, miti i Eneas - gërmimet e Luigjit" (Ugolini 1937 / XV Instituti Grafik Tiberino).
Zbulimi arkeologjik i Butrintit është vepër e autorit të librit në vitet 1923 deri në vitet '30. Një traktat kulturor midis Italisë dhe Shqipërisë në 1926, ratifikon që çdo objekt i gjetur në zbulimet arkeologjike t'i ngelej vendit përkatës dhe asgjë nuk duhej të emigronte.
Vetë Ugolini, në faqen 60 të librit, shkruan për marrëveshjen arkeologjike: "Misioni (arkeologjik n.d.r) nuk merr me vete as kopje të dytë të objekteve të gjetura". Më poshtë (gjithmonë në faqen 60) është shkruar: "I vetmi ekzemplar arkeologjik i hyrë në Itali është Koka e Deas së Butrintit, e dhuruar nga Mbreti Zog, Shkëlqesisë së Tij Mussolinit".
Kjo është e vërteta!!!... Që më pas, Italia dëshiroi t'ia rikthente vendit përkatës të origjinës, unë jam plotësisht i lumtur.
Nuk është i vjedhur, por i dhuruar, prej vetë mbretit shqiptar, Zogut. Ndërsa të gjithë admirojmë të mrekullueshmen Kokën e Deas së Butrintit në Muzeun e Tiranës, po shfrytëzoj rastin t'ju bëj ftesë për të na vizituar në Qendrën e Formimit Profesional në Fier dhe t'i mbani një orë mësimi mbi gazetarinë shumë të dashurve kursantë tanë Shqiptarë në Qendër. Ju falënderoj që keni lexuar letrën time.
*Drejtor i Qendrës Profesionale
-
arben morava: - 06-02-08 per kujtese
Nuk e perjashtoj mundesine e dhurimit te kokes se Deas se Butrintit tek italianet nga mbrei Zog per cfare do arsye qe eshte bere e mundur pa mohuar qe kjo per shume kohe dhe per shume arsye perben nje gabim rrjedhues per shkak te detyres me pasoja te renda kombetare.Kombet per keto qeshtje nuk duhet te mjaftohen me kritiket e pozicionuara partiakisht apo lokalisht por kombetarisht dhe me nje mbivendosje ligjore munde te marre zgjidhje cdo problem i kesaj natyre. Ne kemi dhe djalin e mbretit qe jeton ne Shqiperi prononsimi i te cilit me nje mbeshtetje ligjore mund te ndryshoje qartesisht kete ceshtje dhe nuk mendoj se i mungon prespozicioni, te pakten sa njoh une mediatika dhe jo personalisht.
arbeni Athine
-
PETRO: - 05-30-08 Cfare ka falur Mbreti Zog
Copeti i vilajeteve Shqiptare eshte me i Vjeter se sa vete mosha e Zogut, ateher cfare ka falur Zogu Ne se eshte falur dicka ajo i perket sistemit komunist te cilat kane prapa skena misterioze te cilat jane lene ne harrese.
-
Shqiptar: - 05-28-08 Ju lumte
Njerez ju lumte vertet ju kam zili qe merreni dhe therrmoni koken tuaj me njrez-plehra si MRETI I SHQIPTARVET ZOGJI I PARE kush eshte kunder mendimit tim te lexoje BERNARD J.FISCHER.Ai i fali Plave e GUCI Serbeve dhe fali Manastirin dhe ju keni akoma nerva te merreni me keshtu lloj plehrash qe dhe sot e kesaj dite leshojne ere kalbesire
JU LUMTE
-
sokol: - 05-28-08 Mbreti Zog (ose harabel), ky injorant dhe paraardhes i Sali Gerdecit
Disa njerez, si Blendi Fevziu, te cilit i eshte mbushur mendja se eshte analist, kane kohe qe duan te na e paraqesin Zogun si nje njeri te mire shkolluar dhe mjaft zotin. Mirepo Zogu vetem gjimnazin kish mbaruar dhe nuk mund ta besh dot ashtu sic duan keta tipa. Ne duhet t'i themi gjerat sic jane, ai ishte nje njeri qe erdhi ne pushtet me mbeshtetjen dhe ushtaret e Serbise, i sherbeu klases se tij dhe shume mire beri, por dhe beri e beri Shqiperine nje fare shteti se ishim per faqe te zeze, funksiononim me fise si afrikane. Ky tipi, Zogu, fali sa mundi territore te Shqiperise per te qene mbret. Do jepte dhe me shume po ti kerkohej, por shyqyr nuk i kerkoi Serbia me shume dhe ne jemi sot kaq toke sa jemi. Une nuk shoh ndonje cudi ketu, bile as qe sot Saliu yne vepron nje lloje si ky tipi. Edhe sala kur ish President (imagjino cfare populli mund te zgjedhi per president nje idiot si sala, kuptohet pervec popullit shqiptar!!!!!) nuk la objekt te muzeut kombetar pa e ber dhurate. Si puna e Zogut dhe sala, ja dhuronte deputeteve te lodhur te parlamentit anglez. Po mire kane ber, bejne dhe do bejne, se populli i lodhur shqiptar ky eshte.
-
Bleri: - 05-26-08 Si me kane treguar mua
Pershendetje. Une jam nje studente shqiptare qe studion arkeologji ne Rome. Parra nje jave pata nhje bisede me profesorin tim te antikiteteve italike. Me tregoi diçka shume interesante per koken e Deas se Butrintit.
Fakti qe eshte e dhuruar nga mbreti Zog eshte i vertete sepse Ugolini nuk mund ta merrte ate, prandaj ishte ai qe beri te mundur qe koka e Deas ti dhurohej Viktor Emanuelit si dhurate diplomatike. Profesori im, Adriano La Ragina, ndodhej ne Shqiperi gjate kohes se komunizmit (me falni po se mbaj mend vitin) dhe ne nje kuti shkrepse kishte pare kokon e Deas me poshte te shkruajtur: vjedhur nga italianet. Ishte ky profesor qe e mori nga muzeu roman ne Rome dhe ia ktheu ate Shqiperise.
Eshte e vertete. Diten e mire.
-
matiani: - 05-26-08 Krijuesi Shtetit Shqiptar
Disa lexuese qé nuké kané jetue né kohén e Mbretit Zog I,e pérsérisiné gjuhén e fjalét té babes tyre tirani i popullit Enver Hoxha dhe nuké konsiderojné faktet historiké qé historinét paanshém zbulojné.Mbos harroni se arsya qé Shqipéria ka mbeté té paktén 25 vjeté mbrapa ashté regjimi komunisté dhe ata qé e shajné mbretin Zog jané nostalgjikét té stalinizmit anti kombétar
-
adnan: - 05-22-08 Komunistat shqetsohen per koken e Deas.. Po per kokat e prera nga Enver Hoxha?
Sikur te ishte e vertete kjo qe shkruhet per Zogun I-re Mbret i Shqiptareve, sigurisht qe do te gjendej nji dokument ne arkiven e shtetit shqiptar ose ne arkivat e Italise. Si zakonisht kur shkruhet per mbretin Zog, nuk ka shoqnim me dokumentacion por vec akuza shpifarake.
Ajo qe te bie ne sy nga komentet e masiperme asht krahasim qe i bahet Atij me kryeministrin e sotem te shqiperise. Si duket perkaresia gege e te dyve shqeteson keta 'PATRIOTE' se perndryshe do te shqetesoheshin ms shum me kokat e prera te shqiptareve nga Enver Hoxha, apo vjedhjet gjigande te realizuara nga Fatos Nano.
Asht ma mire me lexu dicka rreth historise se vendit tone nen drejtimin e mbretit Zog nga disa hitoriane objektive si Fisher,Ushtelenca,Baleta etj se sa me vazhdue me budallalleqe e fanatizma ala jug.
-
Kreshnik: - 05-21-08 Mbreti Zog - Krenaria e Shqiperise
-Pike se pari te dashur bashkekombetar, ky artikkull eshte shkruajtur ne 1985 me qellimin e vetem qe te ngaterroje dhe zemeroje shqiptaret kunder Mbretit Zot, mesa duket akoma qenka efikas ky artikull duke pare reagimet e disa prej jush.
-Njihni historine para se te flisni. Shqiperia duhet te jete krenare per historine e saj dhe mbreting Zog. Lexoni nje liber te sakte nga nje historian apo shkrimtar asnjeanes te kuptoni per here te pare se kush ka qene Mbreti Zog.
-Politikanet tane jane shume mbrapa ne krahasim.
-Edhe sikur kjo histori te ishte e verete, ja vlente ne ate kohe te jepje nje skulpture per te patur mbeshtetjen e nje shteti te fuqishem fqinj si Italia per te gjithe Shqiptaret. Pa mbeshtetjen e Italise, nga do i hidhnim syte, nga koka e Deas?
-
Patrioti: - 05-21-08 Konfiskim
Kush ka vene pasuri me vjedhje si Zogu ne te kaluaren dhe Berisha, NANO sot e kushto tjeter, pasuria e tyre e vene me vjedje e korrupsion duhet verifikuar e konfiskuar nga shteti e ti kaloje popullit.
-
avni rustemi: - 05-19-08 zogu nje qen mbir qeni
zogu, ky qen bir qeni po zgjohet prseri nga e kaluara per te vrare.
Del ketu krimi qe ka bere dhe qe sot ka pasoja, nje pjese e shqiperise eshte shitur, pjese e historise.
Ai perseritet me berishen dhe nje plere apo disa ketu e bejne hero.
Te paktenm komunizmi i mbrojti germimet arkeoligjike, sot berisha po ben ndertime mbi themele te vjetra dhe po shet me shume se zogu.
Zogu u veteshpall mbret pa patur asnje lloj historie mbreterore, dhe vodhi sa mundi, dhe vrau patriotet si hasan prishtina, dhe bashkepunoi me serbet per te vrare shqipetaret.
Me thoni cfare ndryshimi ka berisha nga ai?
E ka rilindur per se dyti!
Te thuash ka vjedhur eshte pak, te thuash ka vrare eshte pak, ai nuk eshte nje kriminel ordiner, po ka vrare shqipetar per serbine dhe xhepin e tij, rasti i arkanit ne shqiperi dhe kontrabanda e naftes, jane nje me nje imitimi i kriminalitetit te zogut.
Kush mbeshtet zogun o eshte kriminel, o ka nevoje te shkoje ne shkolle nga fillimi..
me repekt
AVNI RUSTEMUI
-
Ismail: - 05-19-08 Cka nuk shiti Zogu
Mbreti shqiptar, gjate sundimit te tij, me shume sundoi vlerat financiare e thesarin kombetar, se qe u interesua per shqiptaret e Shqiperine. Ai ka shitur shume nga vlerat mdje edhe trojet shqiptare, si Shen Naumin me hapeiren e gjete rreth tij. paska shitur edhe koken e deas se Butrintit. Zogu me veprime te tilla u be nga malesori i varfer, mbret shume i pasur, qe krijoi pasuri ne Tirane, duures e ku jo ne gjitha vendet me te mira shqiptare, krijoi begatit e vetea private. mdje edhe kur IKU nga Shqiperia, iku me faqe te bardh a. Mblodhi e vodhi gjithe thesarin e shtetit dhe arkat e arit e doli si burrat jashte trojeve e shteit shqiptar. Andaj asgje nuk eshte e habitshme, nga gjitha qe flite e thuhet per hajduteri te mreterise zogolliane
-
A.Roberti: - 05-17-08 SHITJET QE KA BERE ZOGU, DUHET TE ZGJOJNE NDERGJEGJEN E POPULLIT.
Shqiperia ka disa specifika qe nuk i kane shtete e tjere.Nje nga to eshte fakti se qeveritaret e saj,nen rogos
kane bere pazare egoiste,per xhepat e tyre.Kjo sepse populli yne ka qene i shtypur,ne pa dije,varferi,mjerim,eresire. Keto faktore dhe te tjere,ja kane resuar te kuptuarit e realiteteve qe benin,bejne dhe mund te bejne ne te arthmen qeveritare me karakter gjysmak.
Enveri i dha Jugosllaveve vapore plot me ngarkese te eneve te guzhines(pirunj,luge,pjata porcelani,etj,) kualitative.Pse?qe te perkrahej per marjen e pushtetit.
Saliu ka dhene nafte nen rogos.Pse?ai e di.Nano beri favore,Grekeve nen rogos qe te kristalizonte fronin e tij,me te cilin u pasurua ne menyre prallore,sa nuk di ku ti kaloje netet e nxeta me bukuroshen qe e detyroi te lere edhe gruan e tij te pare.Ndaj shembulli i shitjes se KOKES SE DEAS nga Zogu,ka domethenje teper te gjere.Eshte fakt se, c'mund te bejne kastravecet tane qe na drejtojne nen rogos,per egot e tyre,kunder begatise se popullit fukara.
Edhe sot, sa here te koruptuarit e qeverise ne fuqi,bejne
nje mareveshje me te huajt,duhen hapur syte shume,te dijme c'to perfitojne vete nen dokumentat qe formosin.Shqiptare te ndershem,boll qendruat indiferente me beatine e atdheut.
Kjo begati eshte se pari per popullin, jo per xhepat e ajduteve tane.A nuk vodhen me Gerdecin,sa plasen keta ajdute?.Aq sa edhe logjika ju ngordhi, sepse: i pa pari,mos pafte thote populli.Femijet c'minosnin bombat,a ka me injoranci? C'do sekonde duhet bere pyetja:C'fare po shesin prej atdheut,qeveritaret tane per bythet e tyre egoiste? Dea e Butrintit, le te jete model i mafioziteteve
te palacove tane qeveritare.A.Roberti.
-
tani: - 05-17-08 ose jeni injorante ose komuniste
po cfare shkruani keshtu o idioter a e lexoni ne fillim te artikullit se eshte artikull i marre nga nje enciklopedi e vitit 1985 ne kohe qe komunistet po ju dermonin prinderit sa ne burge e sa ne kampe perqendrimi , apo jeni femije komunistesh ju qelbesire ................ shkoni dhe bisedoni me historian sot dhe jo ne kohen tuaje o qelbesira dhe mesoni historin dhe jo histroine e krijuar nga babai juai enver hoxha .......................
-
lili: - 05-17-08 edhe ju ma shume i besoni nje italiani?
atehere duhet te gjindet ne arkivat e shtetit nje procesverbal per ketedhurate....
Duhet te lexoni pak ma shume per te kuptuar pseu nderruan ato pjese te territorit.
Zogu ende ju pengon kur keto zojet e vegjel qe keni nuk ju pengojne? Bile Zogu e ngriti nje shtet ,e emancipoj nje popull kur zogjet e juaj vetem na kthejne çdo dite e ma shume ne erresire,ne çdo aspekt te jetes sot ne shqiperi!
Kujdes te keni per zogjet e juaj,se Ai bile Drite e Dituri solli ne Shqiperi!
-
lorela: - 05-14-08 Plehra
s'ka me antikombetar se ai...vjen i biri shet dhe mend, marrin dhe pasuri ne pikat me te mira ne shqiperise. Ku i gjeni ato pasuri ai gjoja mbret duke bere tregto me territoret shqiptare?
E mbyten plehrat kete vend...
-
Merturi: - 05-14-08 Mbreti Zoge antikombetar
Po Zogu ma shume antikombetar se kombetar.C'fare nuk i ka fale kombeve te huaja.Sic ishte nji mbret i vetshpallur ashtu edhe falte cti vije per mbare, se mos ishin te tiat.Serbit i falte troje qe te vinte ne pushtet.Duxe-s,per tiu lepire sikur lepihet akullorja.Nji mbret qe kufinin ia kishte vene Serbi te Thana,preje me shume se 15 pika qe do ti zbatonte ne mbretnimin si lartmadheni ku ne realitet sishte me shume se jo zog,po trumcak.Doganat i qeveriste Serbi,nuk kishte te drejt te mbante ushtri,por vetem xhandarmeri etj,etj.
|