Milli dhe Kristina (Millie dhe Christine) lindën në skllavëri në 11 korrik 1851 në qytetin Welches Creek, në Karolinën e Veriut. Vajzat kishin shtyllë kurrizore të përbashkët. Skllavopronari i prindërve të vajzave Jabez McKay, (prindërit Monimia dhe Jacob, kishin 7 fëmijë të tjerë) i shiti foshnjat 8-muajshe tek një shoumen i quajtur, John Pervis, për 1000 dollarë.
Milli dhe Kristina, në moshën 4-vjeçare iu shitën një tjetër shoumeni, Joseph Pearson Smith, dhe disa muaj më pas u rrëmbyen. Rrëmbyesit i mbajtën për tre vjet, duke ua vënë në dispozicion binjaket, komunitetit të mjekëve. Më pas rrëmbyesit i nxjerrin vajzat për ekzibicion në Birmingham, Angli.
Skllavëria ishte ilegale në Angli dhe vajzat merren nga policia. Gjykata vendos kthimin e tyre te nëna, por kjo eventualisht ishte e pamundur dhe kësisoj ato u rikthyen tek “pronari” i fundit, Smith.
Ky i fundit dhe gruaja e tij, duke parë interesin në pakësim të publikut për të parë vajzat, vendosën t’i edukonin ato në art dhe muzikë. Vajzat qëlluan me zë të mrekullueshëm. Ato arrinin të harmonizonin tingujt në mënyrë të shkëlqyer dhe në 1860 njiheshin në gjithë territorin amerikan për talentin e tyre.
Në 1862, kujdestari i tyre Smith vdiq dhe vajzat iu besuan djalit të tij, Joseph. Ky i fundit u vuri atyre nofkën me të cilën ato mbetën në histori. “Vajza me dy koka”. U quajtën kështu sepse shpirtërisht dhe mendërisht ato mendonin se ishin një qenie e vetme. Edhe kur flisnin, thoshin “Unë” dhe jo “Ne”.
Millie-Christine performuan deri edhe për oborret mbretërore, përfshirë Princin e Wales dhe Mbretëreshën Victoria.
Deklarata e Antiskllavërisë i bëri dy vajzat të lira. Thuhet se gjatë karrierës së tyre ato mblodhën rreth 250 mijë dollarë, një shumë jo e vogël për epokën. Ato ndërtuan një shtëpi në Columbus, (Karolina e Veriut) ku jetuan bashkë deri në 8 tetor 1912. Milli vdiq e para (ishte prekur nga tuberkulozi) dhe motra e saj vdiq 17 orë më pas.
"Rubriken Njerez te pazakonte mund ta ndiqni nga e marta ne te premte ne faqet e Kontakt."