Ralph Albert Krooner lindi në Montpelier, Vermont, më 1888. Ai është një nga subjektet më interesante të teorisë mjekësore të “maternal impression”. Kjo teori tenton të shpjegojë defektet në lindje dhe çrregullimet në gjene, duke i lidhur me ngjarje traumatike që i kanë ndodhur nënës në kohën që ka qenë shtatzënë.
Edhe rasti i Ralf Albertit, për shumë vjet, është shpjeguar me anë të kësaj teorie. Mjekët që e kanë studiuar mendojnë se nëna e Ralfit gjatë shtatzënisë së saj është traumatizuar nga një tufë e madhe elefantësh kërcënues. Kjo ngjarje është konfirmuar edhe nga vetë nëna, kur mjekët e intervistuan gjatë hetimeve për shkakun e sëmundjes së tij të habitshme. Episodi ku ajo ka qenë e përfshirë, është i datuar edhe historikisht dhe lidhet me një ngjarje ku një tufë elefantësh vranë 5 persona dhe plagosën rreth 20 të tjerë. Gruaja ka qenë dëshmitare okulare në këtë ngjarje dhe shokimi i saj ka qenë i tillë sa katër muaj më vonë, bebja e lindur prej saj kishte lëkurë të çuditshme në disa pjesë të trupit. Me kalimin e viteve këto pjesë të lëkurës morën formën e plotë të lëkurës së ngjeshur dhe të rrudhosur të elefantëve.
Ky është shpjegimi që mjeku Joseph Merrick i dha rastit të këtij fëmije. Por vite më vonë rezultoi se ky ishte një fabrikim i rëndomtë i kryer vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut, dhe për ta përdorur Ralf Albertin në shfaqje ekzibicioniste, ku turmat shikonin defektin e tij.
Ishte Frederick Treves, fizikan dhe ish-mik i Merrick që në librin “The Elephant Man and other Reminiscences”, shpjegon se teoritë e Merrick ishin të gjitha një trillim.
Ndërkohë që, në ditë e sotme, është shfaqur një tjetër rast shumë i habitshëm që lidhet me një peshkatar indonezian, sëmundja e të cilit i ngjason asaj të Ralf Albert, por në nivel shumë më të rëndë. (një video kurioze për këtë mund ta shihni You Tube)
Rasti i tij po studiohet nga University of Maryland. Medically dhe sëmundja është përcaktuar si Human Papilloma Virus (HPV). Sa për Ralf Albert, ai vdiq në Tampa, Florida, më 1952.